Në vijim të turit “Fjalën e kanë qytetaret” kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua me tregtarët dhe punonjës të rafinerisë së Ballshit të cilët kanë katër muaj pa u paguar. Zoti Basha u njoh me varfërinë e madhe që ka pllakosur si rrjedhojë e papunësisë, taksave të larta, rënies së fuqisë blerëse. Tregtarët i thane zotit Basha se e kanë të pamundur të sigurojnë dhe bukën e gojës. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka theksuar se me platformën e saj të taksave të ulëta Partia Demokratike në qeveri do të akordojë 500 milion euro në vit për ekonominë dhe punësimin.
Shitëse: Sot 10 mijë lekë kam bërë xhiro, me të shënuara se kështu për të shitur jo. 5 mijë lekë, 10 mijë lekë…
Basha: I marrin me listë?
Shitësja: Shtetit i përgjigjemi, kasa ka me vite, tatimorët që po na vijnë po na gjejnë në rregull po puna është se ne s’kemi punë.
Shitëse: 100 lekë kam fituar sot, të vjetra, të vjetra, 100 leke të vjetra.
Shitëse: Ja kam bërë 10 mijë lekë, në ato 10 mijë lekë kam fituar 2 mijë lekë (jeton me qira). Ai fëmija im nesër vete në shkollë nuk ka 500 lekë, do bëhet hajdut, do bëhet kriminel, do bëhet vrasës. Nuk kam lekë ta çoj në shkolle, as në shkolle e as në punë.
Basha: Ne për ambulantet taksat do t’i heqim. Një lekë në vit do të jetë taksa për ambulantet sepse ju, siç e the dhe vetë, mezi nxirrni bukën e gojës.
Shitës: Të ketë revolucion në këtë vend se me këto taksa që ngrihen dita-ditës nuk kemi ku të vemi më.
Shitëse: Kemi dy muaj s’kemi shitur asgjë. Edhe pak lekë që ishte këtu në uzinë u bllokua fare. Të paktën 500 milion lekë xhironin nga uzina në Ballsh. Tani e bllokuan komplet.
Basha: Kanë katër muaj pa rroga ?
Shitës: Po, po!
Shitëse: Shiko, kaq lekë kam bërë gjithsej (ca monedha). Burri pa punë, djali pa punë, unë vetë pa punë edhe hajde ushqehemi. Hajde paguaj atë( qiranë), paguaj shtetin.
Shitës: Jemi pa bukë ku do vemi, jam vetë i pesti me fëmijë në shkollë me të tëra. Ku do vete, ne ku do mbytemi?!
Basha: Në qoftë se qeveria të trajton si skllav, në qoftë se qeveria të merr me të padrejtë bukën e gojës, në qoftë se qeveria e një vendi pasurohet kur populli varfërohet çdo ditë, ka ardhur koha që ajo qeveri të largohet me hir ose me pahir.
Shitëse: Katër veta pa punë, fëmijët po rriten, djali është 18 vjeç, djali tjetër është 14 vjeç, jemi pa punë, burrin e kam pa punë, vetë jam pa punë. Vetëm me këtë, me çfare t’i laj taksat unë?!
Basha: Propozojmë ta nisim me një paketë të re taksash taksat me të ulëta në Ballkan sepse shqiptarët janë sot populli më i varfër në Ballkan do apo nuk do ta shohë kokoshi 200 milionësh. Duke ulur taksat ne i kthejmë shqiptarëve 500 deri në 600 milionë euro në vit.
1 mijë punonjës të rafinerisë së Ballshit kanë katër muaj pa u paguar, thanë punonjësit të cilët theksuan se nëse nuk do te zgjidhet shpejt kjo situatë do të nisin protestat dhe grevat deri në zgjidhjen e kërkesave të tyre.
Punonjës: Kemi 4 muaj pa rroga he ky fut në burg njerëzit më të varfër në botë. Me 5 mijë lekë drita më ka futur mua në burg dhe katër muaj s’më jep rrogën.
Punonjës: Të ngarkosh dhe të shkarkosh 4 tonë në ditë qymyr në atë ambient që është atje dhe të mos na japë ky maskarai rrogat. Se dritat i mblodhi, me forcë i mblodhi, mezor i mblodhi, mi hoqi edhe dritat dhe të mos kërkojë rrogën time që kam punuar këtu, skandal.
Punonjës: Se ne kemi nga 40 vjet, kemi lënë eshtrat këtu. Le se na quan moshën sa i do qejfi atyre por tani na lë edhe pa bukë. Këtë ta ketë parasysh. Ne jo revoltë do të ngrihemi por ne do të bëjmë atë që ai do të flasë me vete.
Basha : Vetëm nga dogana në një ditë këta vjedhin sa për paguar gjithë punëtorët me rrogë të plotë për dy muaj. Vitin e kaluar Shqipëria ka nxjerrë 1 milionë e 200 mijë ton naftë, i bie minimalisht 800 milionë euro. Ato 10 muaj që është ndezur ajo rafineri janë përpunuar miliona e miliona euro naftë. Vetëm taksa e asaj nafte po të paguhej kishte para që të paguheshit ju deri në fund të pensionit tuaj. Zgjidhja është që këta lekë të mos përfundojnë në xhepat e Ramës e Gjiknurit, e Koço Kokëdhimës e Piro Lutaj e Ilir Metës po të përfundojnë në xhepat tuaj si taksapagues.
Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 10 Nentor 2015