Është e papranueshme heshtja e Kryeministrit ndaj sjelljes rrugacërore të Ministrit Beqaj. Në mendimin tim falja që kërkoi ai s’ka asnjë vlerë. Nuk mund të cënohet më fjalor të urrejtjes një kolege, një mjeke, një nënë.

Jam e surprizua nga heshtja e kolegeve të mija të maxhorancës pasi Aleancën e Grave Deputete e ngritëm me një qëllim të përbashkët e duhet të dënojmë thyerjen e kodit të etikës nga kolegët e cilësdo palë.

Thyerja e Kodit të Etikës nga një Mistër arrogant ë të korruptuar ka cënuar rëndë kredibilitetin e kësaj maxhorance.

Kryeministri duhet të reagonte menjëherë për të vërtetuar që nuk i ka saju kot takimet me gratë, për gratë në Neë York e ku arritja kryesore e Qeverisë së tij ishte numri i grave në Qeverinë e tij. Sjellje të tilla nuk duhet të zënë vend në këtë Parlament.

Sa për rastin e djalit të vogël të sëmurë, do e ftoja z. Ministër ta ndihmonte sadopak atë financiarisht pasi mund ta ndihmonte shumë për shërimin e tij dhe shpëtimin e jetës me një pjesë shumë të vogël të shpenzimeve që ke bërë vetëm për mobilimin e kuzhinës në shtëpinë e re, shpënzime që shkojnë deri në 58 mijë euro.

Shpresoj të kesh mjaftueshëm dokumenta për të justifikuar në ILDKP këto shpenzime marramendëse e të mos kesh nevojë të kthehesh e të thuash që je ortak te INTECH+ dhe i ke nga kjo kompnai të gjitha këto shpenzime. Ndërkohë që INTECH vazhdon e fiton cdo ditë tendera. Dy tendera të fituar në ditët e fundit, të dyja te AKSHI, në total 3,2 miliardë lekë. Dhe të tjera tendera më thonë janë në proces. Kjo është marrëzi, është babëzi;

Sa për fyerjen ndaj koleges, unë e kuptoj Ministrin por nuk e mirëkuptoj. Ti zoti Ministër je sot në hall të madh, pasi i gjithë skandali i recetave fiktive e pati pikënisjen pas Venditim që ti nxorre për të mos kontrolluar farmacitë që bënin mbi 20 milionë lekë xhiro mujore. Pra ti je përgjegjësi kryesor për atë abuzim marramendës e për atë ti duhet të mbash përgjegjësi e duhet të shkosh para drejtësisë;

Ti je në hall të madh pasi ti ke qenë në dijeni që ditën e parë për të gjithë skandalin e insulinave, ketosterilit dhe ilaceve të tjera të shtrenjta. e nëse jo mbase për përfshirje të drejtpërdrejtë në këtë aferë abuzive me rimbursimin e faturave fiktive Omegafarmës, ti duhet të shkosh para drejtësisë për fshehje të fakteve e për devijim të qëllimshëm të hetimeve të prokurorisë;

Ti je në hall të madh se ke frikë që Nadiri pas hekurave mund të cedojë e të të dalë jashtë kontrolli e të fillojë të flasë…të tregojë gjithë skemën e vjedhjes me faturat fiktive;

Unë i bëj thirrje prokurorisë që të vazhdojë hetimet për këtë megaskandal e ti shkoje deri në fund pasi pazari në kurriz të shëndetit të qytetarëve është krim e për këtë duhet dënuar. Dhe aty ka shumë për të hetuar. Abuzimi i Omegafarmës që kryente 90% të fiktivitetit shkon shumë më tepër së 2.2 mln euro.

Për të ardhur sadopak në ndihmë dua të jap disa fakte të tjera:

o             Vetëm një farmaci, E&E ka bërë dalje për Omegën 83,000 flakonë SERETIDE 50/500 me vlerë 5,5 miliardë lekë (një flakon kushton 66,000 lekë)

o             Po atë ditë ka bërë dalje e njëjta farmaci 45,098 flakonë për SERETIDE 50/250 me vlerë 2.6 miliardë lekë (një flakon kushton 59 mijë lekë)

o             Vetëm për këto dy barna, abuzimi është rreth 8 milionë dollarë.

o             E njëjta farmaci E&E ka bërë dalje për Omegën 32400 flakonë – vlerë 727 milionë lekë

o             E njëjta farmaci ka bërë dalje 4500 flakonë me vlëerë 200 milionë lekë

o             Pra vetëm me 4 barna abuzimi është mbi 9 milionë dollarë.

Po a e dini ju të nderuar kolegë cfarë bëri Beqaj me Omegën? Në buletinin e APP dt 2 nëntor 2015, shohim Omegën që ka fituar tendera nga Ministria e Shëndetësisë (fq 110 – 112). Dhe jo vetëm ka fituar tender po në nxitim keni lidhur edhe kontratën me këtë Kompani. Jam e sigurt për të blerë heshtjen e Nadirit të Omegës pas hekurave të burgut.

Të nderuar kolegë,

Le t’i kthehemi pr.ligjit qëpo diskutojmë sot që është absolutisht shumë i rëndësishëm.

Fillimisht dua të shpreh keqardhjen time për vijimin e një praktike të rezikshme që ky Parlament ndjek për të legjitimuar cdo nisëm të qeverisë. E tillë vjen dhe kjo e sotmja si një apendix i ekzekutivit i cili në vend që të japë llogari për tenderat dhe korrupsionin marramendës krijon artifica ligjorë që kërkon të vërë nën kontroll tani edhe shoqërinë civile.

Avokati i Popullit, Komisionerja për diskriminimin, dhe pothuajse të gjithë përfaqësuesit e shoqërisë civile folën në një zë kundër modelit të propozuar për Këshillin që duhet të ishte I tyre…

Por cfarë bëri Qeveria, ashtu si në rastin e ligjit të Lustracionit, edhe këtu Qeveria vodhi draftin e shoqërisë civile, e ndryshoi sipas qejfit dhe interesave të saj dhe paturpësisht e prezantoi si të sajën. Vetë titulli, një rreng, tallje, mungesë respekti, fyerje, poshtërim për shoqërinë civile!! Modeli që Qeveria në relacion thotë që është ai kroat, është mashtrim!! Qeveria nuk po ngre një Këshill Kombëtar të tyre (OJQ) – ashtu sic ata vetë e kishin kërkuar dhe menduar, por një Këshill Kombëtar tërësisht të kontrolluar e nën tutelën e saj.

Të nderuar kolegë,

Shoqëria civile në Shqipëri ka një histori të brishtë dhe me plot vakuume sa dhe vetë politika e pushtetet në këta 25 vite liri e demokraci. Një ligj për konsolidimin e misionit të saj është një gjë pozitive, dhe ne si opozitë ishim plotësisht dakort, por kjo kërkon më së paku një parlament më funksional, më të kristalizuar politikisht e moralisht sesa ky i sotmi, ku gjysma e qeverisë dhe e mazhorancës janë nën akuzë publike për krime dhe korrupsione.

Për të ardhur më në në brendësi të diskutimit:

Avokati i Popullit, në rekomandimet e tij ka sugjeruar që në dizenjimin e këtij organi kolegjial me karakter këshillimor, duhet të mbahen parasysh Parimet ndërkombëtare të quajtura ndryshe Parimet e Parisit janë disa standarte të cilat përcaktojnë se si duhet të ngrihen dhe si duhet të funksionojnë institucione Kombëtare të të drejtave të njeriut, pavarësisht rolit të tyre këshillimor. Disa nga propozimet e Avokatit të Popullit janë:

–              Institucionet Kombëtare duhet të jenë të pavarura nga qeveria përsa i përket strukturës, përbërjes dhe mënyrës se si veprojnë.

–              Anëtarët e partive politike si dhe përfaqësuesit e institucioneve qeverisëse nuk duhet të marin pjesë në organet qeverisëse të këtyre institucioneve.

–              Me qëllim që të promovohet pavarësia në vendimmarrje duhet të evitohet konflikti i interesit që përfaqësues të qeverisë të kenë influencë në vendimmarrjen e këtyre Institucioneve;

–              Financim dhe buxhet i mjaftueshëm për ngritjen dhe funksionimin e Institucioneve të tilla.

–              etj

Sugjerimi I tij dhe I përfaqësuesve të shqërisë civile propozuan që Këshilli Kombëtar i shoqërisë civile duhet të jetë një Këshill i cili duhet të funksionojë si i pavarur nga Këshilli i Ministrave, I pavarur nga Ministri, I pavarur nga strukturat si AMSHC që sot janë ndër institucionet që kanë abuzuar më shumë me fondet e buxhetit të shtetit të programuara për shoqërinë civile.

Por cfarë miratuan kolegët tanë të opozitës?? Duke “grisur” propozimet e opozitës të depozituara zyrtarisht, si dhe cdo propozim të institucioneve të pavarura dhe shoqërisë civile, KKSHC na vjen tani

1-            Me një përbërje dominuese qeveritarësh dhe njerëz të institucioneve publike, të kryesyar nga Ministri

2-            Mbledhjet do zhvillohen në godinën e Kryeministrit

3-            Nuk do të kenë ëeb më vete

4-            Nuk do kenë buxhet dhe ambente me vete

5-            E sigurisht s’kishte si të ishte ndryshe: AMSHC do jetë sekretariat.

Kështu, Projektligji nuk krijon asnjë premisë për një monitorim  të pavarur dhe me sens kritik të shoqërisë civile. Si mund të funksionojë një juri qeveritare për vlerësimin dhe mbështetjen e shoqërisë civile? Cdo gjë rrotullohet mbi mjaftistët, g99. Projektligji vë në lëvizje kontrolluese dhe dominuese  drejtues  institucionesh në konflikt të hapur interesi sikurse është rasti ish drejtuesve të G99 dhe Mjaft me fondet publike për shoqërinë civile.

Qëndrojmë tek “çorba” që po kërkohet të gatuhet me Shoqërinë Civile… Në listat e përfituesve të fondeve për Shoqërinë Civile cfarë nuk gjen.

Në listën e përfituesve janë personazhe Brenda zyrës së Kryeministrit që mbrojnë eprorin duke influencuar publikun.

Edhe njeriu i investuar për të censuruar median, është anëtar bordi I ASHMC, zadhanësi dhe fondemarrësi i kryeministrit…

Por lista e përfituesve shkon gjithmonë në derën e kryeministrit. Ish kabineti i tij në Bashki kryeson listën e përfituesve të fondeve të ASHMC.

Historia e talljes me aksione civile vijon me këtë listë të gjatë:

  1. Në tre thirrjet e fundit AMSHC ka ndare 156 milion lek te reja ose 1.5 mln $, në total 80 projekte, nga te cilat:
  2. ne masen rreth 80% kemi te bejme me organizata fantazem të cilat nuk disponojnë asnjë faqe interneti, madje as llogari në fb, apo nuk kanë asnjë aktivitet. Thjesht janë krijuar për ngrënë ca fonde
  3. shumë interesante është tematika e përzgjedhur për fondet, do ju këshilloja të mërrnit pak kohë e të studionit listë e projekteve.
  4. Do e filloj nga një projekt me një titull goditës, që ka përfituar plot 18 milionë lekë më titull: Kariesi nuk është destin për personat me aftësi të kufizuara – ai mund të luftohet duke krijuar shprehitë e duhura”
  5. Po ashtu, projekti: “zëri I një kitare te thyer” OJQ me orientim artistik ka fituar në pothuajse cdo thirrje, dhe vetëm për kitaren e thyer ka marrë 18 mln lekë
  6. Projekti “të gjithë kundër diskriminimit në zonat rurale” ka fituar plot 14 mln lekë, dhe thuhet se është implementjuar në fshatrat e zonës që unë mbuloj në Durrës, atë të rrashbullit. Meqenëse unë nuk kam parë deri më sot askënd që të bëjë një projekt të tillë për shfaqje diskriminuese në atë zonë rurale, mbase kolegu im deputet i rrashbullit dhe ministri beqaj që kanë bërë fushatë në atë zonë mund të më japin një ndihmë që të gjejmë rrënjët e këtij projekti 14 mln. . . mgjse nuk e di a ja vlen koha e ministrit pëër 14 mln lekë se ai merret me gjera të mëdhaja…11 ln dollarë psh.
  7. Mbase deputetët e Vlorës mund të na tregojnë eksperiencat e tyre pas implementimikt të projektit ”nxitje e zhvillimit të kuzhinës tradicinale vlonjate” – jam e bindur që ky projekt 15 mln lekë
  8. projekti “respektimi i tjetrit bazë e zhvillimit të demokracisë” ka marrë plot 20 mn leke.
  9. Organizata të tjera, që kanë përfituar plot 50 mln lekë nga një thirrje e AMSHC, por edhe projekte të tjera nga ministria e turizmit etj, dhe nuk kanë as faqe interneti, por kanë një page në fb me 100 like dhe vetëm një postim. Pra thjesht shoqata anonime…të krijuara enkas për të vjelë ca fonde..
  10. Të gjithë anëtarët e bordit kanë bërë qokat për veten e tyre fillimisht, e pasi të gjithë kanë dalë të kënaqur…kanë filluar të bëjnë qokat në mjaftistë, 99-shas, miq e shokë…
  11. Por djelmoshat e “ASHMC” sypatrembur kanë financuar forumin rinor të Partisë së eprorit të tyre, kryeministrit Edi Rama…plot 7 mln lekë për xxxx… Duke devijuar në mënyrë të hapur fonde publike për financim seksionesh të vetat partiake, Agjencia ka shkelur ligjin dhe në një univers paralel shteti dhe drejtësie normale, do të ishte subjekt procedimi të menjëhershëm penal.

Ndaj edhe i tërë procesi i dhënies së fondeve nga AMSHC duhet hetuar.

Të papërlyer kolegë,

Përdora këtë mbiemër të nyjshëm, për t’ju prekur sadopak ndërgjegjen dhe kujtuar se keni bërë një betim… ju nuk mund të lejoni më këtë teatër absurd, që luhet në të gjitha institucionet e më së shumti në këtë sallë të Parlamentit, ku krimet dhe korrupsioni amnistohen me ligj…

Ne të gjithë duhet t’i themi ndal censurës mbi median dhe aksionin qytetar, dy institucione që bëjnë dallimin e demokracive nga shtetet totalitare.

Shëipëria po kthehet në diktaturë, ku për një fjalë goje, shteti të fut në burg dhe për një thes me para, krimineli të bëhet epror !

Nëse shoqëria civile hyn në kryeministri… nuk ka më liri mendimi dhe fjale…të gjitha të kontrolluara dhe të censuruara , jemi rikthyer te burgjet e “Enverit”


Fjala në Kuvend e deputetes  Albana Vokshi, 5 Nëntor 2015