Po mbushet java që bregdeti i Durresit është ndotur si kurrë më parë me mbetje të rrezikshme për kilometra të tëra dhe shteti bën strucin. Ky është një ndër krimet mjedisore me pasoja më të rënda afatgjata në mjedis, shëndet, peshkim dhe turizëm.

Në çdo vend normal do ishte shpallur gjendja e emergjencës, fajtoret do ishin kapur dhe do ishin përballur me drejtesinë, miliona dollarë do viheshin në dispozicion të rehabilitimit mjedisor të zonës.

Ndërsa në Shqiperi qeveria që “kos po ha dhe miliona euro po perlan” as nuk di të thotë kush e shkaktoi, as të thotë çfarë ndotje është, sa është sasia, sa është rrezja e ndikimit, sa e rrezikshme është ndotja, asgjë.

Para 4 ditësh kryetari i Bashkisë (qe e konsideron detyrën e vet në thjesht blerjen e votave të hallexhinjve që i ka varferuar deri ne humbje dinjiteti) ne nje akt kriminal u tha Durrsakeve qe nuk kishte me problem dhe se ndotja ishte eleminuar.

Por një dite me pas, vete Agjensia Kombetare e Mjedisit e nxorri vangjushin genjeshtar kur deklaroi zonen shume te ndotur dhe banoret mos prekin detin. Ministri i Bujqesise nderkaq njoftoi qytetaret te mos konsumojne prodhime deti te zones se ndotur.

Ministri i mjedisit deklaroi “Shteti ishte ne gjume” dhe per pasoje Durresi e pesoi. Shteti eshte ne gjume per mjedisin, sigurine, shendetin dhe turizmin por eshte shume aktiv kur eshte puna per tenderat dhe vjedhjet ne shendetesi, mbrojtje, energjitike, aluizni, etj.

Ligji 8905 Per Mbrojtjen e Mjedisit Detar nga Ndotja dhe Demtimi kerkon marrjen e masave urgjnte per njoftimin e ndotjes, dhe operacionet e pastrimit sipas Ligjit te Emergjencave Civile! PO PSE NUK SHPALLET EMERGJENCA CIVILE? Kjo pasi edhe pas nje jave nga krimi ekologjik, qeveria ende nuk di të thote asgjë, nuk di te jape pergjigje as kush, as cfare, pse, ku, kur, sa apo si.

Kjo ngjarje e rende eshte nje thike pas shpine per turizmin e Durresit, rrezikon seriozisht mjedisin detar, por edhe shendetin e banoreve dhe peshkimin. Ne nje rreze prej te pakten 15 km nuk duhen konsumuar prodhimet e detit pasi popullsia mund te helmohet ose te marre mbetje toksike qe mund te shfaqin semundje kancerogjene edhe shume vite me pas.

Kemi te pakten 11 pyejte per Qeverine qe paska ikur ne drejtim te paditur:

  1. Cili është burimi dhe shkaku i ndotjes?
  2. Cili është ndotesi dhe sasia e ndotesit? Keto jane detyrime ligjore bazike.
  3. Pse nuk zbatohen ligjet “Per Mbrojtjen e Mjedisit Detar nga Ndotja dhe Demtimi” dhe “Per Emergjencat Civile”?
  4. A ka institucione ky shtet apo ka vec tendera?
  5. A ekzistojne ne kete vend institucione te tilla si: Agjensia e Bregdetit? Kapiteneria e Portit? Roja Bregdetare? Inspektoriati Mjedisor? Agjensia Kombetare e Ushqimit?
  6. Pse paguajme mijëra paga per punonjes dhe institucione qe kur na duhen qenkan ne gjume?
  7. Kush do na garantojë që peshqit dhe guackat e kontaminuara nuk do perfundojne ne pjatat e Shqiptareve?
  8. Kush do paguaje për të kompensuar humbjet e bizneseve turistike ne bregdetin e Durresit?
  9. Kush do duhet të kompensojë peshkataret e Durresit qe per disa muaj nuk duhet të gjuajne peshk?
  10. Kush do paguaje apo si do kompensoje per rastet e semundjeve te lekures apo edhe te semundjeve kancerogjene qe mund te shfaqen?
  11. Kush po kontrollon token, ajrin dhe detin ne kete vend? Kjo pasi nga toka po behet kontrabande qindra miliona eurosh, nga ajri po hyjne e dalin avionet e drogës, deti po ndotet me tonelata mbetjesh toksike dhe qeveria nuk ka asnjë përgjigje?

Durrsaket dhe shqiptarët po presin përgjigje ndaj ketyre pyetjeve qysh prej nje jave. Shqiptaret dhe Durrsaket nuk meritojne nje qeveri qe fshihet pas jaguarëve me xhama te zinj dhe refuzon te përgjigjet per hallet e banoreve qe nuk ia kishin per borxh.


Deklarata për mediat nga drejtuesi i Departamentit të Mjedisit, Pyjeve dhe Turizmit, Jamarbër Malltezi, 11 Nentor 2015