Të nderuar kolegë !
Të nderuar qytetarë !
Komisioni i çështjeve Sociale dhe i Shëndetësinë, si komisioni përgjegjës e shqyrtoi projektligjin, “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile”, një nismë kjo e Këshillit të Ministrave.
U ngritën aty, një sërë çështjesh në lidhje me organizmin e Këshillit, statusin e tij juridik, përbërjen e tij, kryesimin nga Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, përfaqësimin e shoqërisë civile në këtë Këshill, mandatin si edhe mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve përfaqësues të shoqërisë civile, rolin që do të luajë Agjencia për Mbështjetjen e Shoqërisë Civile si sekretariat teknik i Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile, financimin e veprimtarisë së Këshillit, politikat e qeverisë për mbështetjen e shoqërisë civile dhe nismave të saj, dhe, Konsultimin e projektligjit me grupet e interest.
Përfaqësuesit e ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, u shprehën se projektligji rregullon krijimin, organizimin dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile, si një strukturë këshillimore e autonome pranë Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, për të garantuar bashkëpunimin institucional me organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri, në dobi të zgjerimit të demokracisë, konsolidimit të qeverisjes më të mirë, rritjes së transparencës në vendimmarrjen publike nëpërmjet përfshirjes më të mirë të shoqërisë civile në këtë proces.
Projektligji vjen në përputhje me rekomandimin kryesor të përfaqësuesve të nivelit të lartë të Bashkimit Evropian, siç parashtrohet edhe në dy raportet e takimeve të dialogut të nivelit të lartë Shqipëri – BE.
Dialogu politik dhe gjithë përfshirës e transparent, është i rëndësishëm për progresin e vendit në zhvillimin e reformave dhe konsolidimin e demokracisë si dhe në progresin integrues në Bashkimin Evropian.
Ekzistenca dhe fuqizimi i shoqërisë civile është domosdoshmëri për një qeverisje demokratike dhe transparente për shqipërinë europiane.
Prandaj, ky rojektligj është hartuar duke mbajtur parasysh parimet e shprehura në rezolutat e miratuara nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, “Për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë”, si edhe; “Për njohjen dhe forcimin e rolit të shoqërisë civile në procesin e zhvillimeve demokratike të vendit”.
Komisioni, zhvilloi një seancë dëgjimore publike, me Avokatin e Popullit, Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, përfaqësues të organizatave jofitimprurëse, të rrjeteve të grave dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët patën rezerva të shumta dhetë argumentuara ligjërishit.
Komisioni miratoi në parim projektligjin me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm.
Edhe Ne, Anëtarët e opoziës u shprehëm se projektligji, në mënyrën sesi e organizon Këshillin Kombëtar për Shoqërinë Civile, e bën atë një organ të varur nga Këshilli i Ministrave dhe Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, i cili edhe do ta kryesojë këtë Këshill.
Duhet të ishte vetë shoqëria civile ajo që do të duhej ta drejtonte këtë Këshilli me votën e saj, duke zgjedhur kështu njëkohësisht vetë përfaqësuesit e saj në këtë Këshill.
Ky projektligj, nuk sjell rritjen e dialogut dhe fuqizimin e rolit të shoqërisë civile në vend, si edhe cënon pavarësinë dhe karakteristikat e këtij sektori tepër të rëndësishëm në demokracinë e një vendi.
Këshilli Kombëtar i Shoqërisë Civile, duhet të funksionojë si i pavarur nga Këshilli i Ministrave dhe strukturat e tjera si, AMSHC, të parashikuara nga projektligji në fjalë.
Ky Këshill, duhet të kishte një sekretariat teknik që të funksionojë në mënyrë të vazhdueshme si dhe buxhete e ambiente të dedikuara, duke qenë syri, veshi dhe zëri I shoqërisë sonë.
Thelbi i propozimit tonë si opozitë, është që të jetë një; Këshill Kombëtar i shoqërisë Civile, dhe jo Këshill Kombëtar PER shoqerine civile.
Neni 1;- Ky ligj ka për qëllim: 1- krijimin e Këshillit Kombëtar i Shoqërisë Civile, si institucion i pavarur, për të garantuar bashkëpunimin institucional me organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri, në dobi të zgjerimit të demokracisë, konsolidimit të një qeverisje sa më të mire, si edhe rritjes së transparencës në vendimmarrjen publike, nëpërmjet përfshirjes më të mirë të kësaj shoqërie në këtë proces;
2- Zhvillimin e bashkëpunimit institucional me organizatat e shoqërisë civile, për hartimin e zbatimin e strategjisë kombëtare dhe udhërrfyesit e qeverisë shqiptare, për krijimin e një kuadri mundësues për sektorin e shoqërisë civile dhe marrëdhëniet e bashkëpunimit ndërsektorial mes institucioneve publike dhe organizatave të shoqërisë civile si dhe për zhvillimin e filantropisë dhe kapitalit social.
3-Përcaktimin e parimeve dhe procedurave, në bazë të të cilave drejtohet dhe zhvillohet procesi i dialogut dhe i këshillimit në, Këshillin Kombëtar për Shoqërinë Civile.
Neni 2 pika 3. “OSHC”, organizata të shoqërisë civile, të cilat mund të jenë organizata jofitimprurëse ose entitete të tjera të shoqërisë civile, i cili nuk është regjistruar si OJF, por që ushtron veprimtari në të mirë dhe interes të publikut.
Neni 4 Pika b; KKSHC-ja duhet të bëjë publike dhe transparente aktivitetet, rekomandimet, vërejtjet në një ëeb site të personalizuar.
KKSHC, duhet krijuar si një strukturë e pavarur nga qeveria.
Neni 5 – Statusi dhe personaliteti juridik 1- KKSHC-ja është organ kolegjial këshillimor i pavarur.
2- KKSHC-ja vepron për përmbushjen e qëllimeve të këtij ligji, parashikuar, shprehimisht, në nenin 1, të tij.
3- KKSHC-ja organizohet dhe funksionon në bazë të këtij ligji dhe rregullores së saj.
4- Rregullorja përcakton rregulla të detajuara për funksionimin dhe organizimin e KKSHC-së dhe miratohet në mbledhjen e parë të saj, me votën e më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve.
Të njëjtat procedura dhe rregulla votimi zbatohen edhe për ndryshimet e rregullores.
5- KKSHC-ja mblidhet të paktën, 3 herë në vit si dhe kur kërkohet nga kryetari, zëvendëskryetari apo nga 1/3 e anëtarëve të saj.
6- Procedurat për thirrjen, njoftimin dhe organizimin e mbledhjes së KKSHC-së parashikohen në rregulloren e saj.
7- Mbledhjet e KKSHC-së mbahen në mjedise të veçanta të përcaktuara për të.
8- Në ushtrimin e funksioneve të saj, KKSHC-ja mbështetet nga buxhet I mjaftueshem per ngritjen dhe funksionimin e saj.
Neni 6, jemi dakort me propozimin e Avokatit të Popullit: – Kryetari të mos jetë nga Qeveria, ose të zbatohet modeli kroat ku zgjidhet me shumicë të votive.
Të gjithë përfaqësuesit të jenë nga shoqëria civile. – Përfaqësuesit e Qeverisë, institucioneve të Pavarura, institucionet kushtetuese të të drejtave të njeriut ose të krijuara me ligj, ato të jenë në rolin e vëzhguesit. (nese kjo nuk pranohet, të propozohet rekomandimi i rrjetit të grave për Barazi në Vendimarrje, që përcakton një përbërje të cilësuar nga shoqëria civile, 18 nga 27 anëtarë të saj, si edhe Kryetari të zgjidhet me votim.)
Neni 8- Dakort me propozimet e Komitetit të Helsinkit, TASCO, Avokatit të Popullit.
Të treja këto propozime shkojnë në një linjë.
Neni 9- Dakort me propozimin e Komitetit të Helsinkit dhe të Avokatit të Popullit.
Të përcaktohet qartë kohëzgjatja e mandatit.
Të cilësohen rastet kur antarët largohen nga Shoqeria civile.
Neni 10-
1 antarët e, KKSHC nga shoqëria civile kanë të drejtë vote.
2- Përfaqësuesit e Qeverisë, si vëzhgues, nuk kanë të drejtë vote.
3- Antari-ja e KKSHC, nuk merr pjesë në diskutim dhe votim kur ai-ajo, është në kushtet e konfliktit te interesit, parashikuar në legjislacionin në fuqi.
Neni 11- Anëtarët e KKSHC-së nuk marrin shpërblim për kontributin e tyre në KKSHC.
Shpenzimet e bëra në kuadër të veprimtarisë së KKSHC-së mbulohen nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, përmes fondit të veçantë që krijohet për funksionimin e Këshillit.
Neni 14- Shënim: referuar propozimeve të neneve të më sipër përmendura, anëtarët me të drejtë vote janë vetëm nga shoqëria civile, kryetari zgjidhet po me votë nga shoqeria civile.
Neni 15- KKSHC, si një organ kolegjial të ketë një sekretariat teknik të pavarur, i cili do përbëhet nga përfaqsues të Shoqërisë Civile.
Sekretariati teknik do të asistojë në mënyrë të vazhdueshme këtë Këshill dhe do të ekzekutojë vendimmarrjen kolegjiale të tij. Kjo do te realizohet me buxhete dhe ambjente të dedikuara.
Neni 16, ky Nen, përbën një pikë kyçe të mirëfunksionimit të këtij KKSHC pasi zgjedhja e anëtarëve të parë është ajo që do të vendosë për të gjithë funksionimin e mëtejshëm të KKSHC.
Përsëri bazuar mbi parimin e pavarësisë së shoqërisë civile, sugjerojmë që këtë përzgjedhje të mos e përcaktojë një institucion shtetëror, por vetë Shoqëria Civile bazuar në modele të shumëllojshme të eksperiencave të ngjashme në nivel europian të cilat kanë mirëfunksionuar në këto vende.
Duhet të shihet me kujdes shpërndarja gjeografike si edhe perfaqësimi sipas fushave.
Neni 17- Bije, pas propozimeve të bëra më lart.
Nga diskutimet në komision si edhe nga avokati i popoullit dhe përfaqsues të shoqërisë civile u kundershtua varianti i qeverisë.
Institucionet të tilla duhet të jenë të pavarura nga qeveria, madje nuk duhet të jenë pjesë dhe të influencojnë në vendimmarrje dhe në asnjë mënyrë në krye të tij të jetë ministry I linjës.
Modeli kroat, sugjeron përfaqsim gjeografik sa më të gjerë nga e gjithe shoqëria.
Antarët jo personalisht në këshill, por ëendrimi i tyre pasi ato të konsultohen.
Shoqëria civile dhe roli i tyre nuk nijhen nga qeveria, me iniciativat e saj ajo duhet të mbrojë veten, dhe politika vetëm ti dgjojë ato.
Mbledhjet nuk mund të bëhen në kryeministri, pasi kjo është një tendencë centralizuese dhe akoma më keq një tendence e frikshme.
Ligji nuk parashikon rrjetet lokale, pra nuk mund të realizohet me një zyrë dhe kjo të jetë edhe në kryeministri.
Të jetë i lirë dhe të kenë sekretariatet e tyre dhe të financohet nga shteti.
Ministri le të këshillojë qeverinë e braktisjes së qytetarëve, dhe jo të këshillojë shoqërinë civile.
Ministri dhe Qeveria Rama, shpërblejnë me fonde vetëm shoqatat pranë tyre, si edhe individë, gazetarë dhe personazhe te njohur për mbështetje.
Kështu, një agjenci e posaçme, Agjenci e cila drejtohet nga Andi Kananaj, ish-punonjës ne organizatën Mjaft dhe njeri i afërt me Erion Veliajn kryetarin aktual të Bashkisë së Tiranës ( ish MMS ) dhe jo vetëm kaq por , e ka vendosur selinë e saj pikërisht në një nga ambientet e Ministrisë së Mirëqenies sociale që drejtohej nga Veliaj.
Në bordin e saj, janë emra të njohur gazetarësh militantë, mes tyre, kryeson Adrian Thano, gazetar, ish-drejtor I Shekullit të Koço Kokëdhimës dhe , aktualisht drejtues I gazetës pro-qeveritare “Dita”.
Gjithashtu, në bordin e kësaj Agjencie rreshtohen emra si Endri Fuga, tjetër ish-anëtar i MJAFT dhe aktualisht zëdhënës I kryeministrit Rama. Aldo Merkoçi, një tjetër anëtar iMJAFT, më i vogli i grupit që do të luftonin kundër padrejtësive të qeverisë për t’u shpërblyer më pas me poste nga ai që do të zëvendësonte qeverine.
Në listë spikat edhe Alban Dudushi i Top Channel, Vlonjati Ismail Ademi.
Këta janë pra njerëzit që vendosin se cila shoqatë në Shqipëri duhet mbështetur nga shteti me fonde që janë po aq kurajoze sa edhe Lëvizja Mjaft.
Mjafton një vështrim i kujdesshëm i shpërndarjes së fondeve të dhëna para pak javësh për të kuptuar se “shoqatat” apo individët që kanë përfituar, janë në një masë dërrmuese ose persona direkt pjesëmarrës në borde qe kanë shpërblyer veten, ose militantë të PS, që sot është në pushtet.
Plot 5 milionë lekë (të vjetra) ka përfituar nga kjo Agjenci, drejtori i AMSHC-së Andi Kananaj.
Projekti, “Së bashku për të njohur dhe ndihmuarfëmijët me nevoja të veçanta në shkollë” dhe do zbatohet si projekt në zonën elektorale të ministrit Veliaj, në Gjirokastër.
Një tjetër projekt absurd është ai i fituar nga “Shoqata e gazetarëve profesionist” me qendër në Frakull të Fierit, e drejtuar nga xhaxhai i drejtuesit të bordit mbikëqyrës të AMSHC-së Adrian Thano.
Plot 5 milionë të tjera do të shkojnë dhuratë direkt, xhepit të xhaxhait të drejtorit në kuadër të zhvillimit të projektit; “Nisma lobuese për një qeverisje me të mirë lokale për komunën Frakull”.
Anëtarja tjetër e Bordit, Kozara Kati, ka shpërblyer edhe ajo “Qendrën Shqiptare për të Drejtat e Njeriut”, ku edhe është drejtore ekzekutive me plot 12 milionë lekë për të financuar projektin : “Konventa evropiane, si garante e fuqizimit të shtetit ligjor dhe të drejtave të qytetarëve”.
Një tjetër “shpërblesë” nga ana e Bordit të dominuar prej Mjaft-istëve, është ajo e dhënë për qendrën “Sfida”, me një buxhet prej 8 milionësh, në kuadrin e projektit“Organizatorë të komunitetit.
E drejtuar prej Ornela Hamitajt, ish-sekretare e Mjaft , aktualisht financiere në org. që furnizoi fillimisht G99-ën e Veliajt e më pas edhe PS-në e spastruar të Ramës, Bordit që ndan paratë e shqiptarëve për të ndihmuar shoqërinë civile e ka menduar me të arsyeshme të ndihmojë shoqatën e ish-sekretares së Veliajt.
Edhe më skandaloz është financimi me një buxhet prej 7 mil për Qendrën Eurosocialiste e Rinore, organizata rinore e [ Partisë Socialiste).
Duke devijuar në menyre të hapur fonde publike për financim seksionesh partiake,
Agjencia ka shkelur rëndë ligjin.
Këto janë vetëm disa nga rastet më flagrante, ku dallohet qartazi një favorizim korruptivo-poltik dhe i një rrethi të caktuar individësh që erdhën në politikë nga shoqëria civile dhe që tani po përdorin politikën si një mjet “shëndoshje ” të tyre dhe të njerëzve që u shërbejnë.
Si çdo institucion tjetër qeveria e do ta ketë të kapur dhe ta përdorë për interesat e veta dhe klientelës së saj militante.
Të nderuar kolegë dhe qygtetarë; po ju citoj diçka shumë skandaloze nga fjala e zëvendësministres së MS në komision ” në i lamë të flasin përfaqsuesit e shoqërisë civile.
“Pra mendoni pak ku kemi arritur pas 25 vitesh demokraci, edhe e drejta e fjalës tenton të cënohet nga kjo qeveri me njerez të papërgjegjshëm, që kanë akoma frikë nga fjala e lirë dhe institucionet e pavarura që në këtë vend po ju vjen fundi.
Sot jemi përballë faktit që, kudo po ndjehet në rritje presioni i qeverisë, ndërhyrja e saj me veprimet absurde dhe alogjike deri në mosnjohjen e vendimeve të gjykatave.
Këta neobllokmenë, akoma se kanë kuptuar që shteti është i ndarë nga pushteti, pa lënë në harresë hajdutërinë e babëzine në çdo sektor të jetës së vendit.
Mjafton të kujtojmë raportin e KLSH-së, ku janë abuzuar mbi 780 milione Euro për 2-vjet.
Për këto vjedhje dhe abuzime e kishit parrullën tuaj; skeni pafrë gjë akoma… ?!
Rilnidja e makuterisë me tëndera dhe shëndtsia falas duke hapur jo 300 mijë vende pune, por duke dërguar 100 mijë azilnatë të pashpresë ? !
Jo, kjo është shuplaka që ju do të merni nga populli, i cili nuk po ju duron dot më me këtë keqqeverisje, e cila po e dënon mbarë popullin me varfërinë ekstreme.
Ka ardhur koha që shoqëria civile të mbrojë veten dhe të denoncojë abuzimet dhe kjo qeveri duhet vetëm ta degjojë.
Komisioni yne, une si mjeke jemi vene ne levizje per ti dhene zgjidhje rastit te rende te Kristit, pasi ministri po merret me tenderat, konqensionet, mbulimin e skandaleve me recetat fiktive.
Ftoj dhe shoqerine civile te jete ne krah dhe ndihme te Kristit te vogel.
Fjala në Kuvend e deputetes Albina Dede, 5 Nëntor 2015