Të nderuar kolegë,
Projektligji për krijimin dhe funksionimin e këshillit kombetar për shoqërine civile , është një projektligj i rëndësishëm , që ka të bëjë me demokracinë, lirinë e qytetarëve shqiptarë.
Dhe sigurisht ndryshimet qe paraqitni sot , jo vetem nuk jepni rolin e saj , misionin e shoqerise civile , misionin ne mbrojtjen e interesave te qytetareve, por e cenoni rende ate.
Sot Shqiperia eshte ne krize, te demokracise dhe lirise dhe sot ajo ka nevoje, me shume se kurre per shoqerine civile.
Qeverisja e ketyre 2-viteve si qeveri e krizes , e centralizimin e te gjithe pushteteve ,atij vendor dhe qendrore , dhe institucione e pavarura .
Sot kjo keq-qeverisje, ka nevoje per zerin e qytetareve , zerin e shoqerise civile .
Ajo sot ne kete projekt ligj dhe sidomos ne disa nene , cenon rende pavaresine e shoqerise civile , dhe kur cenon rende pavaresine , ka cenuar jeten dhe interesat e qytetareve Shqiptare , lirine e tyre .
Une dhe shume kolege deputet, por edhe shoqeria shqiptare po e kuptojne qellimin dhe qeverisjen mbas viti 2013 .
Ajo po na rrikthen diktaturen , centralizimet e shume pushteteve , ajo pjesen me te madhe te ligjeve, ka kete synim dhe sigurishte ka ngjall panik , frike , percarje mes shoqerise , partive politike, duke i pare kundershtaret opozitar si armiq .
Ajo me ligjet e miratuara me pare, dhe sidomose kohet e fundit dhe per biznesin permend vetem fjalen burg-burg dhe vetem burg.
Kjo ishte edhe misioni i diktatures , kjo eshte edhe sot . keshtu ju vepruat, me njerzit ne nevoje qe nuk kishin mundesi te blenin buken e gojes , dhe i burgoset pasi nuk paguanin energjine elektrike .
Keshtu vepruat edhe me qytetaret qe jetonin ne qytet dhe ne fshat , ku as ne pronat e tyre nuk i lejuat te ndertonin , por i shkatruat te gjithe ndertimet e ndertuara prej vitesh , duke i burgosur ato, dhe duke i shkatruar mundin e shume viteve .
Ja per kete duhet shoqeria civile , zeri i qytetareve , zeri i grupeve te interesit .
Shoqeria civile duhej dhe duhet te veproje per ate cfare po ndodh me pushtetin vendor .
Ajo duhet te reagonte qe nga cenimi i autonomise vendore , ku qeveria nderhyri, ne pavaresine e pushtetit vendore , dhe nga kjo nderhyrje jane prekur interest e qytetareve . Sic ndodhi me heqjen e menaxhimit dhe mbledhjes se takses se biznesit te vogel, duke ja kaluar pushtetit qendror dhe pikerisht organit tatimor . Por kjo solli renie te theksuar te te ardhurave nga 90% ne 60 %, pra miliona dollar, me pak investime per komunitetet tona .
Ja per kete duhet shoqeria civile , roli i qytetareve per te monitoruar qeverisjen .
Para disa ditesh institucionet nderkombetare e klasifikuan Shqiperine 32 vende me poshte se viti i kaluar per lirine e biznesit .
A e dini pse ndodhi kjo ?
Sepse qeveria ka nderhyre ne kopetencat e pushtetit vendore per menaxhimin e territorit , ne dhenien e lejeve te ndertimit .
Ja per kete duhet te nderhyje shoqeria civile , sepse ka prekur direkt zhvillimin ekonimik te qyteteve tona , ka ulur ndjeshem zhvillimin e biznesit , ka sjelle miliona dollare me pak te ardhura , me pak shkolla , rruge , uje-sjellesa .
Shoqeria civile ka role te rendesishem ne integrimin Europian , ajo eshte nje nga pjeset me te rendesishme te shoqerise demokratike .
Ajo merr nje rendesi akoma me te madhe ne kushtet qe ndodhet shqiperia sot.
Integrimi nuk munde te jete i efektshem dhe ne vlere, ne qofte se qeverisja, nuk behet pjese e diskutimit te shoqerise civile .
Ne asnje vend te bashkimit Europian shoqeria civile drejtohet nga qeveria , dhe atehere cfare i duhet ? Cfare vendimesh merr ajo ? Kujt do ti sherbej ajo .
Perberja e keshillit kombetar nga Ministrite e ndryshme , dhe drejtimi nga Ministria e Mirqenies Sociale e politizon , e centralizon pra i heq pavaresine .
Me kete projekt ligj cdo gje eshte ne dore te shtetit .
Ju sot me kete projekt ligj i nderprisni shoqeris civile , qytetareve , oksigjenin dhe zerin e tyre .
Kjo eshte shqetesuese , kjo eshte e rende , dhe per kete duhet te ngrihemi te gjithe , se pasojat do te jene te renda .
Kjo ka te beje me demokracine e vendit tone ,lirine e saj .
Per kete demokraci dhe lirite tona u ngritem te gjithe , ne vitet 90 , ajo duhet perseritur .
Ajo sot ka nevoje per shoqerine civile .
Shoqeria civile nuk mund te funksionoje, si objekte dhe ne funksion te qellimeve te institucioneve shteterore .
Shoqeria civile nuk duhet te jete pjelle e qeverise , apo te bosave te mafies , por ajo duhet te vazhdoje, rrugen ligjore, dhe aspirate per te cilat jane krijuar .
Ajo duhet te luaj nje rol te rendesishem ne zhvillimet sociale , ekonomike , politike ne vend , nepermjet koncensusit politik .
Nxitjes se pjesemarrjes se publikut, ne hartimin dhe zbatimin e reformave te rendesishme te vendit .
Vetem keshtu do ti sherbeje vendit , shoqerise ,zhvillimit e mireqenies sociale .
Cdo kush mendon, dhe pyet a e ka kryer rolin dhe misionin e saj shoqeria civile ?
Une dhe shume kolege ne kete salle mendojne qe jo .
Eshte e vertete se vendi jone ka shoqata me shume, se shume vende te ballkanit , dhe vende te tjera .
Ka organizata jo fitimprurese qe ne emer te humanizmit , kane zaptuar objekte te rendesishme, dhe abuzojne me fondet qe marrin nga BE , dhe keto nuk jane pak miliona dollare .
Sot ka sindikata qe gjoja perfaqesojne interesa te shtresave te ndryshme , sic jane te minatoreve , arsimtareve , dhe ne fakte posedojne pasuri dhe asete te medha .
Dhe behen pjese e politikes dhe e qeverive , dhe nuk realizojne asgje per qytetaret , per minatoret e shtresa te tjera te shoqerise .
A eshte shoqeria civile aktive ne Shqiperi ?
Sigurishte qe jo , per keto dy vite nuk ka reaguar per problemet qe shqetesojne qytetaret dhe shoqerine.
Ajo nuk po reagon per drejtesine e munguar
- Pse nuk reagon per mos mbajtjen e premtimeve te qeverise Rama-Meta `.
- Pse nuk reagon per varferine dhe papunesine e madhe
- Ajo nuk po reagone per koncensionet abuzive dhe klienteliste ne shendetesi,si koncesioni i cechapit,ai instrumentave kirurgjikale,I dializes, skandali i rimbursimit efekiv te ilaceve ,I insulinave dhe ketosterilit, duke isjell shtetit 2,2 mil dollare.
- Ajo nuk reagon per shendetesine falas
- Shoqeria civile duhet te ragoje per aferen e madhe te CES-it
- Pse nuk reagon te numrin e madhe te azil kerkusve
- Ajo duhet te ragoje , per dhunen qe ushtron policia ne komisariate
- Ajo duhet te reagoje per mungesen e ilaceve dhe gjendjen e mjerueshme te shendetesise sot
- Duhet te reflektoje per perhapjen e korrupsionit
- Duhet te reflektoje per gjendjen dhe kushtet e minatoreve per statusin e tyre .
Shoqeria civile ne qarkun e Dibres duhet te ragoje edhe per ate cfare ndodhe ne qeverisjen ne Bulqize . Me nepotizmin e theksuar , emerime familjare , jo profesionale .
Arsimtare pa mbaruar arsimin, dhe jashte sistemit emerohen ne shkolla te ndryshme .
A e dini se cfare ndodh ne Vicisht te Bulqizes , arsimtaria qe ka mbaruar per biokimi , duke qene e djathte, nuk lejohet te ushtroje profesionin e saj ,pra te jape biokimi , por kete lende, e jep nje mesues tjeter pa arsim perkates .,
Ja per kete duhet te reagoje shoqeria civile .
Ajo qe eshte e habitshme dhe e cuditeshme eshte ne Ostren te vogel , nga 10 mesues ,5 jane te nje familje , Faik Ibrahimi me bujqesore, zevendeson Vera Bajramin me 25 vjete pune .
Kurse anglishten e jep arsimtari , por qe nuk din asnje fjale anglishte , dhe ska mbaruar per anglishte , kjo eshte cudia qe ndodh atje , ne ditet ne vazhdim do te pasqyroj edhe raste te tjera .
Ja per kete duhet te ngrihet, jo vetem shoqeria civile por duhet nje reagim i forte qytetar .
Shoqeria civile ne Bulqize duhet te reagoje edhe per shfrytezimin e paligjshem te pyjeve , atje banoret po protestojne per te drejtat e tyre , u jane drejtuar te gjithe institucioneve .
Vetem institucioni i prefektit e ka vleresuar shqetesimin e drejte te tyre, dhe me shkresen nr 470/2 prot . dt 12.10.2015 dhe deklaron se shqetesimet e banoreve te fshatrave Dushe dhe Kocej, eshte i drejte , dhe veprimet e subjektit privat, jane te jashte-ligjshme
Por cfare po ndoshe atje : po dhunohen , kercenohen cdo dite nga strukturat e shtetit .
Te nderuar deputet
Projekt ligji i sotem cenon rende pavaresine dhe lirine shoqerise civile , keto ndryshime prekin misionin e saj , kufizon te drejtat e shoqerise civile .
Te gjithe shoqatat , avokati i popullit , organizmat nderkombetare (komiteti i Helsinkut ) i shohin shqetesuese ndryshimet e sotme ligjore, dhe ato u shprehen kundra edhe ne komisionin parlamentar , dhe deklaruan se keto ndryshime centralizojne rolin e shoqerise civile .
Nuk ka pavaresi te shoqerise civile , kur keshillin kombetar e drejton qeveria , ku ne perberjen e keshillit, pjesen me te madhe e ka qeveria , dhe kryetari i keshillit eshte ministri i Mirqenies Sociale .
Opozita paraqiti ndryshimet ligjore , qe kane te bejne me pavaresine e shoqerise civile .
Ku konsistonin se drejtimi i keshillit te behej nga shoqeria civile ,
Perfaqesuesit e qeverise te mos kene te drejt vote .
Ne ju kerkojme te votoni ndryshimet e paraqitura nga opozita , pasi ato jane, edhe propozime te komitetit te Helsinkit , te shoqerive civile dhe avokatit te popullit
Ju faleminderit
Fjala në Kuvend e deputetit Roland Keta, 5 Nentor 2015