Të dashur qytetarë dhe qytetare, naftëtarë dhe naftëtare,

zonja deputete, zotërinj deputetë,

Një njëri i rënë nga fiku, dhe që mendon se nëpërmjet shpifjeve do ta rrimarë veten, trilloi këtu gjëra nga më të paqënat. E vërteta është të dashur punëtorë, ixhinierë, teknikë të Uzinës së Ballshit, që keni 5 muaj pa rroga, që s’çoni dot kafshatën në familjet dhe fëmijët tuaj, e tëra kjo dramë ka një emër, ka një bajloz, ka sivllaun Kokëdhima, i cili, në një kohë rekord i ka shkaktuar Albpetrolit një dëm sipas të gjitha llogaritjeve, prej 100 e ca milionë. Mund të ligjërosh sa të duash ti, por si takon dot ata se ata të gjuajnë me vezë ty. Tani s’kanë as vezë të shkretët. Ndaj fole kot ti në emër të tyre, s’të pranojnë ata ty, nuk pranoheni ju më, veza është bërë fjala e qytetarëve me ju. Dhe sado të hedhin vezë mbi ju, nuk laheni dot se në fund të fundit e ka një efekt zbardhës edhe ajo. Ngado që shkoni ju ndjekin vezët. Për të shpëtuar nga vezët iku dje (Rama) nga kryeministria, ja mbathi. A e dëgjuat (Ramën) kur u betua se si u hap qielli me 4 nëntor kur po fliste Don Simon Jubani në një kohë kur ai po zhgërryhej në Tiranë dhe donte të dilte me çdo kush dëshmitar i rremë i një eventi që s’kishte qënë kurrë. Përgjigjen më të shkëlqyer ja dhanë biznesmenët e Shkodrës dje, duke i thënë se me këtë regjim armiqësor ndaj biznesit ne po falimentojmë. A e dini cila ishte përllogaritja e rrogës që merrnin punëtorët dhe fasonët? Vetëm 50 euro në muaj. Ja ku i katandisi, ja pse nuk punon Uzina. Po ky është vetëm fillimi, këtu po braktisen të gjitha bizneset . A jetoni në këtë vend apo jo? A gjeni kund në botë masa të tilla mbi biznesin siç po vendos ky nipi i Spiro Kolekës, xhelatit të inteligjencës teknike këtu?

Po pse, shtet diktatorial do pranoni ju?

A gjeni kund në botë të dënosh tjetrin për kuponin tatimor?

A gjeni kund në botë të dënosh tjetrin masë të parë 10 milionë lekë se nuk i korrespondojnë letrat me pllakat dhe i dalin pak më shumë ose pak më pak?

A gjeni kund në botë një terror të tillë ndaj biznesit?

Mirë ai, se ai ka këtë shëmbëlltyrë psikologjike, tërësisht të trashëguar, po ju, si ka mundësi të heshtni në këtë mënyrë? A gjeni një shtet kund kshu? Po gjeni një dhe hajde na thoni, se po ndjekim këtë apo atë shembull. Po ndiqni shëmbullin e Kolekës, xhelatit të inteligjencës teknike shqiptare, shëmbullin e Enver Hoxhës, të atit të tij shpirtëror, shpirtin e tij të zi, që e kënaqin vetëm vuajtjet e të tjerëve, hekurat, burgu për të tjerët.

Prandaj të dashur naftëtarë, naftëtare, punëtorë, inxhinierë, teknikë të Uzinës së Ballshit më vjen keq që ja u them këtë fjalë, por absolutisht me këtë qeveri nuk ka asnjë shpresë. Shpresa e vetme është të ngrihemi në një revolucion demokratik, të bëjmë atë që bëjnë njerëzit e qytetëruar, ndaj çmëndurisë së një njëriu, që po rrënon çdo ditë qenien morale, shpirtërore dhe materiale të këtij vendi!”

Replika e zotit Berisha pas fjalës së ministres Kodheli mbi projektligjin  “PËR MIRATIMIN E PLANIT AFATGJATË TË ZHVILLIMIT TË FORCAVE TË ARMATOSURA 2016-2025”:

“Një dokument i tillë është i një rëndësie kapitale, aq sa ç’është e një rëndësie kapitale siguria kombëtare dhe problemet e sigurisë. Po është më keq se karnavalet të dëgjosh ministren të flasë këtu si në Prokurori dhe të mos thotë një fjalë për dokumentin, ky është një ofendim shumë i madh për qytetarët shqiptarë, nuk po them për Parlamentin se për këtë unë e kam marrë vesh se cili është qëndrimi tyre ndaj Parlamentit, por ndaj qytetarëve ky është një qëndrim shumë i padenjë. Doli këtu të bëjë avokatinë e vetes së vet për vjedhjet e shpërdorimet e akuzuara nga institucionet zyrtare të denoncuara. Mund ta bënte këtë çdo kohë tjetër por jo sot që paraqitet një dokument, të cilin zonja e bën sot totalisht të pabesueshëm, me qëndrimin e saj ajo bën këtë dokument tërësisht të pabesueshëm. E bën të pabesueshëm fakti se Shqipëria është vidhisur nga pozicioni i pestë në plotësimin e kushteve, standarteve të Aleancës, në pozicionin më të fundit të Aleancës. Këto duhet të ishin çështjet që duhet të ngrinte ajo, dhe të bindte audiencën se pse ky dokument do të adresojë këto probleme të katandisjes, të rrokullisjes të Forcave tona të Armatosura nën drejtimin e “Gjeneral trafikut” dhe Zonjës, e cila është vendosur në atë vend për meritën e vetme, për konfidencën që ajo ka patur në Bashki me Edi Ramën në të gjitha aferat e përfolura në bashkinë e Tiranës. Nuk është e rastit që, nga Bashkia të transferohen në Ministrinë e Mbrojtjes këto afera, nuk mund të mos transferoheshin por të paktën të ruhej një etikë. Zoti kryetar, duhet të ruhet një etikë këtu. Unë  e kuptoj që ministrat kanë tagrin kushtetues për të folur, por duhet të dali dhe duhet të flasi për një dokument dhe ne të dëgjojmë zbërthim ein dokumentit dhe paraqitjen e vizionit të dokumentit. Cfarë dëgjuan këtu shqiptarët? Dëgjuan betimet se kam vjedh e s’kam vjedh… Ato shko e sqaroji në Prokurori, aq më tepër kur i ke akuza nga një institucion kushtetues themelor të shtetit, nuk i ke akuza nga një apo dy deputetë.”

Replika pas fjalës së deputetit Braho:

“Ai kalimi yt nga përfaqësues i Partisë Socialiste në kryesues të grupit të LSI është në këtë kontekst dhe në asnjë kontekst tjetër atëhërë të lejohet të sulmosh opozitën si të kesh qef. Por këtë fakt nuk e maskon dot, dhe qytetarët duhet ta dinë, se kjo është në kuadrin e luftës së brendshme të “aleancës” që ka marrë fund!”

Ndërhyrja e zotit Berisha mbi çështjen e heqjes së mandatit zonjës Valentina Leskaj:

Zonja deputete, zotërinj deputetë,

të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë seancë,

zonja dhe zotërinj “krenar me atë në diell” që jeni mbas shpinës sime

është tragjikomike, të mblidhemi këtu në një seancë, pas vendimit të prerë të Komisionit Europian për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë, për mbetjen në klasë të vendit, dhe e tëra kjo për shkak të megaaferave korruptive që qelbin në mbarë Europën, për shkak të lidhjeve kokë e këmbë të Edi Ramës me krimin, për shkak të instalimit në Shqipëri, të asaj që Samuel Hutington e quan “mobokraci” apo sundim i bandave, apo Sarah Chayes që i shpall qeveri të shndërruara në organizata kriminale.

Dhe nuk mund të jetë ndryshe një qeveri, në të cilën ministri i brendshëm jep skafin dhe veturën për trafik droge,

nuk mund të jetë ndryshe një qeveri në të cilën kreu i qeverisë lidhet me bandat më të rrezikshme të trafikut dhe drogës,

nuk mund të jetë ndryshe një qeveri në të cilën ministri dhe lejtnatët e tij vjedhin laboratorët e policisë shkencore për të zhdukur gjurmët,

nuk mund të jetë ndryshe një qeveri ku ministri njofton bandat se nuk e keni nga unë por e keni nga shërbimet dhe prokuroria,

nuk mund të jetë ndryshe një qeveri përveçse mobokraci kur kryeministri takohet me vrasësin e komisarit dhe i thotë “mbathja, dhe ik në drejtim të paditur për ti shpëtuar gjykimit” pasi ka ndërhyrë në drejtësi për ta shpallur të pafajshëm,

nuk mund të jetë ndryshe një qeveri përveçse organizatë kriminale ose mobokraci, në të cilën nga mëngjesi deri në darke vetëm vidhet pasuria publike,

nuk mund të jetë ndryshe veçse organizatë kriminale apo mobokraci një qeveri e cila po shndërron pasuritë publike në pasuri të ministrave dhe kryeministrit, me kompani pa asnjë eksperiencë, asnjë ditë sterilizime. Kur e kanë kapur me presh në dorë mediat, ka bërë gjithshka për të bllokuar botimin. A e dini ju që shqiptarët e varfër dhe të mjerë kanë investuar në autoklava, në sterilizatorë qimet e kokës së tyre, dhjetëra në mos qindra milionë euro. Tani të gjitha këto i merr Rama, se Beqja s’është gje tjetër veçse një ushtar i tij. Ja ku e keni tenderin, 90 milionë. E mbajti 1 muaj nga frika, e firmosi më në fund se lakmia të tundon, të shkatërron. Ja çuan gazetarët foton bashkë me fituesin e garës, se kthej dot tha, se ka urdhërin e Ramës.

A e dini ju, se flet kjo zonja këtu për administratën, më thuaj pak zonjë si u emërua Zhani Cakulli, me cilat kritere u emërua ai në krye të Lojërave të Fatit? Zonjë ju duhet të jeni shumë më korrekte me publikun. Kein një rregull, që zyrtarët e lartë duhet të emërohen me konkurs, konform procedurave që keni caktuar. A e dini ju se ç’bëri kryeministri se i duhen Olsit liçensat? Meqë Olsit i duhen licensat dhe meqë përpara drejtuesit e Lojërave të Fatit i emëronte ministri Financave dhe më vonë, po me ndryshimet që kanë bërë këta, i emëron konkursi dhe as ministri financave dhe as kryeministri, kryeministri mori pushtetin dhe bëri një vendim vetëm për të futur në xhep licensat e lojërave të fatit. Dhe kë zgjodhi? Zgjodhi një mediokër, me tre vite Kristal, që kur shkon nëpër mbledhje (Rama) u thotë “hë, kush është me Kristal këtu (diplomë)”, kurse atë Kristalin e tij, ai ju duk xhevahir dhe e mori pa master, pa gjë, në konflikt të plotë interesi, sepse ai ka punuar në një kazino, e mori dhe  e emëroi, bëri vendim për të autorizuar veten për raste emergjente për të emëruar drejtorë dhe emëroi Zhani Cakullin në krye të Lojërave të Fatit jashtë kritereve ligjore. Dhe zonja këtu, krenarja këtu, na flet për administratën…

Pra, kurrë ndonjëherë, semi në kushtet e një mobokracie, banditokracie. Harrojini oligarkët etj me radhë, këtu ka vetëm bandokratë, njerëz banditë që vjedhin çdo ditë, trafikojnë çdo gjë, përdorin pushtetin. Këta janë një qeveri e shndërruar në organizatë kriminale, siç thotë studiuesja e famshme e korrupsionit Sara Chayec. Prap “zonja anti-stres”, pra “zonja lokomotivë” nuk ndalet. Tre tendera të tjerë djali saj pardje. Po sigurisht, ku ngopet Edi Rama, ka të ngopur ai? Kurrën e kurrës. Ja ku e keni tenderin për konsulencë, kompania Abkons, me 1 mln e 290 mijë euro. Se i duhen para kryetarit të PS dhe qeverisë. “Projekti i burimeve ujore dhe ujitjes”, i njëjti person e fiton, për 24 muaj me një shumë shumë të majme, 450 milionë lekë konsulencë, se ky i çon gjithë paret siç thotë kryetari tek kryetari. A ka Kushtetutë këtu? Po në mobokraci nuk ka Kushtetutë, në mobokraci është ligji i banditit, Kushtetuta është thjesht një leckë, një letër e pavlerë. A ka ligj, a ka drejtësi? Jo, në mobokraci  nuk ka drejtësi, sepse kryebanditi i thotë gjykatësit unë të pres këmbët ty, të marr shpirtin, të marr jetën. Kush është ai që do ti merrin këmbët dhe ti marrin jetën?

Së fundi, kemi revoltën e studentëve. Shkelja më flagrante e Kushtetutës së vendit, e Kartës Europiane të të drejtave të Njëriut, mbyllja e dyerve të universiteteve për të varfërit e vendit. Vendi më pak i shkolluar në Europë, vendi me nivelet më të ulta të diplomimit, vendi me hemoragjinë më të tmerrshme të të diplomuarve, tani mbyll dyert për fëminë e varfër sepse psikologjia e etërve thotë se universitetet duhet të jenë privilegj i atyrë që do regjimi dhe jo i atyre që s’ka interes regjimi për ta. Studentët në protestë, një tallje e një cinizëm ekstrem ndaj tyre. E kam ngritur edhe më parë, dhe unë kërkoj që Parlamenti të ndërmarrë hetim, sepse kur e gjuajtën me vezë Ramën, në radhën e parë, njëri nga rojet e tij ose punonjës i Gardës ka pështyrë në surrat një vajzë. Kërkoi zonja këtu (Felaj) të kërkoj të falur se zoti Patozi i tha se nuk je në atë peshë që duhet të kesh, dhe kjo u konsiderua fyerje, kurse të pështysh në surrat një vajzë, një nënë, një motër, kjo nuk është fyerje për të. Ajo rri me Ramën, ky është akt i vet Ramës. Cpo kërkojnë studentët? Ata po luftojnë për një të drejtë kushtetuese. Kushtetuta e Shqipërisë thotë se kanë të drejtë universiteti dhe s’mund të ketë pengesa për të hyrë në universitete, thonë me fjalë të tjera “arsimi publik është falas”, thonë atë që këta studentë dhe pedagogë e kanë shndërruar në moton e lëvizjes së tyre. Kurse Rama i sulmon ata në mënyrën më të egër. A nuk është ky një dhunim flagrant i të drejtave të tyre.

Unë e kam patur gjithnjë pak të sikletshëm këtë problem. E kam akuzuar gjithnjë atë (Ramën) si një neobllokmen , e kam akuzuar atë si pasardhës apo nip të Spiro Kolekës, në kuptimin që Koleka është xhaxhai i nënës së tij, xhelat i inteligjencës shqiptare, e kam akuzuar atë si i biri i një njëriu që ka firmosur varjen publike, në kohën e rënies së murit të Berlinit, të Avzi Nelës, dhe pushkatimit të shqiptarëvë të tjerë, njëriu që ka qënë një nga arkitektët e genocidit kulturor ndaj shqiptarëve. Jam i bindur se të gjitha këto nuk janë mirëpritur nga shumë qytetarë se pse ti sulmon të birin për të atin. Mirëpo më vjen keq por koha i faktoi të gjitha këto. Edi Rama sapo erdhi në pushtet javën e parë shpalli dy projekte parësore, piramidën e diktatorit dhe vilën e Hoxhës, piramidën e Hitlerit të Pasluftës, vilën e Sadamit të shqiptarëve. Viti parë i qeverisjes suaj ishte një vit historik sepse ishte viti 70 vjetorit të Luftës Nacional Clirimtare dhe pa diskutim që duhej nderuar, por Lufta u poshtërua në shkallë ekstreme sepse xhelati i shhqiptarëve, Hitleri i shqiptarëve u rehabilitua. Portetet e tij dolën në të katër anët e vendit. Edi Rama, për të përjetësuar diktatorin, Sadamin, mori një objekt që s’kishte asnjë lidhje me të pasi ishte vëndstrehimi i shtabit të përgjithshëm, as i kryeministrit, as i sekretarit të parë, as i komandantit dhe doli tha se ky ka qënë strehimi antinuklear i Luftës, vetëm antinuklear nuk ishte, ai ishte një vendstrehim i zakonshëm, dhe e shndërroi në muzeun e Enver Hoxhës. Kohë më parë, dhe e kam denoncuar publikisht, në një darkë të prishur Edi Rama bashkë me një neobllokmen tjetër do të deklaronin aty se Enver Hoxha bëri shtet, dhe tani të njëjtën gjë thotë; po bëjmë shtet. Po çfarë shteti pë bën? Po bën shtet antidemokratik, po bën shtet policesk, po bën shtet që ka arrestuar dhe burgosur 35 mijë qytetarë, po bën shtet që konfiskon gomarin me një barrë dru, dhe nuk të thotë dot një fjalë për pallatin 5katësh pa asnjë faturë të “lady Ramës”. Po bën shtet kur tjetri vret një një mëngjës katër vet në rrugët e kryeqytetit. Por ai është njëriu i Partisë dhe e ëma e tij shfaqet në tapetet e kuqe të kryeministrisë si model dhe triumfatore, po bën shtet sepse të vjen nga Brukseli dokumenti për vrasësin që e ke rekrutuar dhe ti e fsheh atë 4 muaj, e fsheh dhe më keq akoma merr dhe shkarkon nëpunësin që të ka prurë dokumentin dhe detyrohesh pastaj të lëpish apo ta kthesh në detyrë aty ku ishte për shkak të faktorit ndërkombëtar atë që e burgose me urgjencë dhe e degdise nga detyra. Prandaj je mobokrat, banditokrat.

Unë kam Pater vështirësi dhe kam prap, se po t’u thuash njerëzve se ky është i biri i njëriut që ka firmosur varjen e Avzi Nelës, se ky është i biri i arkitektit të shkatërrimit të kishave dhe xhamive, njëri që ka shitur me qindra ikona në Paris si hajdut i tyre nga kjo batërdi kulturore, se ky është nip i Spiro Kolekës, xhelatit të të gjitha grupeve të shpallura armiqësore të inteligjencës teknike shqiptare nga këneta e Maliqit gjer te grupi i naftës…..

Edi Rama, nip i Spiro Kolekës, i biri skulptorit kriminel, që negocionte me familjen Popa si i besuar Nexhmije Hoxhës, spo bën gjë tjetër veçse po kthen shtetin e egër të diktaturës dhe të etërve të tij. Shteti ligjor nuk pranon që ti ti shkatërrosh kasollen atij dhe ta nxjerrësh në qiell dhe të mbrosh këtu ushtarët, sarajet e Kokëdhimës apo Dakos në breg. Shteti partiak e bën atë ndërsa shteti ligjior se bën atë kurrë. Shteti ligjor nuk e pranon kurrë që ti tu prishësh prodhimet e t’ua konfiskosh shatarëve që shesin për bukën e gojës, ndërsa vet të marrësh zhgarravinat e tua  e ti ngarkosh në avion me paratë e taksapaguesve e të hapësh ekspozita që si shef njëri. Shteti ligjior nuk pranon kurrë të bësh atë që bëre ti, për herë të parë në 25 vite në këtë vend, kur dy eksponentë politikë të opozitës, sekretari i përgjithshëm dhe kryetari grupit parlamentar dënohen për deklarata që kanë bërë në Parlament dhe selinë e Partisë . Këto nuk i pranon shteti ligjior, këto janë tipike të shtetit diktatorial. Drejtësia shqiptare do ketë këtë si ditën më të zezë të saj, sepse këtu dënoi fjalën. Edi Rama pas kësaj, i inkurajuar nga ky vendim, që është i rrëzuar 13 herë nga Gjykata e Strasburgut silli ligjin për kriminalizimin e shpifjes, ligj të cilin bashkërisht e hodhëm poshte dhe plotësuam një standart euriopian. Por ky ligj i duhet mobokratit apo banditokratit  apo kreut të meduzës sepse duhet të mbrojë veten nga akuzat e përditshme nga vjedhjet monstruoze që bën, sepse duhet të mbrojë mjedisin e tij, kushurirën, kushurinjtë, ministrat nga vjedhjet e tmerrshme që bëjnë duke i porositur ai. Se duhet të mbrojë anturazhin nga lidhjet e tmerrshme me krimin që kanë, se duhet të shtijë në dorë, me shpejtësinë më të madhe, pasurinë publike të shqiptarëve. Pra, të gjitha këto e bëjnë qesharake praninë e shqiptarëve firmues të Konventës Europiane të të Drejtave të Njëriut.

O krenar me atrë në diell, morët një Jo të madhe nga Europa. Edi Rama është bërë si Asadi, natyrisht nuk po i largon shqiptarët me bomba por po i largon me arrestime, eme hekura, me burg, po i largon me shkatërrim të vendeve të punës e mbi të gjitha po i largon ata duke i vrarë shpresën nga mëngjësi deri në darkë. Po ikin, po ikin të pasur, sepse nuk shohin të ardhme për fëmijët dhe veten e tyre dhe po lënë Shqipërinë e po marrin me vete çfarë kanë. Po ikin të varfërit sepse s’kanë kafshatën e gojës, po ikin të mesëm sepse nuk durojnë një të çmëndur të poshtërojë në këtë mënyrë qytetarët e vendit, po ikin dhe ikin.

Deklarata më e fuqishme është ajo që ikin, aktakuza më e rëndë janë ata 80 mijë shqiptarë që kanë kërkuar azil politik, por deklaratat e tij janë qesharake dhe kushdo dhe cilido ti bëj ato, ato janë të pavlera. Ata marrin me vete vuajtjen dhe brengën e dhimbjen dhe largohen me shpresën e vrarë nga një njëri. Ata nuk iknin dy vjet më parë, nuk iknin tre vjet më parë, ata ikin tani.

është një fjalë banale por do e them; “Qenit kur i vjen ngordhja shkon e bën shurrën në derë të xhamisë”, edhe politikanit kur i vjen ngordhja shkon dhe do të burgosë fjalën e lirë. Por kjo s’ka për të ndodhur.

Replika dytë me zonjën Leskaj:

Së pari më lejoni të shpreh respektin tim më të thellë si nënë për ju zonjë. Kjo është e pandryshueshme. Por duke theksuar këtë them se kurrë, as ky mantel dhe asnjë tjetër nuk mund të përdoret për të mbuluar abuzimin që i jep pushteti me pasuritë publike të këtyre qytetarëve. Kjo është e pamundur. Ky shtet dhe çdo shtet tjetër i lirë ka një ligj që quhet ligji i konfliktit të interesit. Mbi bazën e këtij ligji çdo zyrtar është i detruar të përshtasë të gjthë veprimtarinë etike, morale, afariste të familjarëve të tij përndryshe del se pushteti është përdorur në favor të kësaj veprimtarie. Ky ligj ndalon anëtarët e familjeve tona, ndalon rreptësisht ata të përfitojnë qoftë dhe një qindarkë të vetme nga pasuritë publike të shqiptarëve. Ky ligj ndalon, anëtarët e familjeve tona të përfitojnë qoftë dhe një lek të vetëm nga aferat që kanë të bëjnë me sektorin publik. I takonte djemve të saj të mos merrnin pjesë në tendera në rast se ligji i konfliktit të interesit nuk i lejonte ata, ju takonte djemve të saj. Lexoni ligjin. Po prandaj thashë banditokraci, prandaj thashë që kemi të bëjmë me banditë që s’njohin ligj. Jo vetëm s’njeh ligj por vjen këtu dhe më numëron me dhjetëra tendera, në të cilët ai ka marrë pjesë në para të destinuara për taksapaguesit shqiptarë në çështje të ndryshme, që të gjtha janë shkelje flagrante e ligjit, sepse s’ka deklaruar konfliktin e interesit. Llogjika këtyre është se nuk ka faj hajduti që vjedh po ke faj ti që s’më kap. Po kjo është moto juaj prndaj jeni mobokratë, jeni banditokratë. Po edhe sikur Sali Berisha ti ketë firmosur të gjitha ato, që të gjitha janë shkelje e ligjit për të cilat ka përgjegjësi direkt personi.

E pranoni zonjë ligjin për konfliktin e interesit apo e doni për të mbrojtur pushtetin për të vjedhur sa të mundeni nga mëngjesi deri në darkë. Keni kryer krim kushtetues të gjithë ju që keni bërë këtë e që keni lejuar një gjë të tillë. Dhe absolutisht që në ligjin e dekriminalizimit do jetë një nga ligjet kryesore . E dënoi Gjykata Kushtetuese Beqajn dhe i hoqi mandatin, dhe është kthyer tani si hajdut i papërmbajtur që se ka parë kurrë historia një të tillë. S’ka Kushtetiuë këtu. Ka dy nene Kushtetuta që ndalon zyrtarët, neni 73 dhe neni 70, të funksionojnë në konflikt interesit. Ata zgjedhës nuk lkanë votuar as ty asnjëri në Shqipëri që të përdorin mandatin që djali apo vajza të marrin e të rrëmbejnë pasuritë. Ata kanë votuar që asnjëri të mos guxojë të rrëmbejë tendera që kanë të bëjnë me sektorin publik. Ka punuar 8 vjet por edhe 18 vjet do punonte ai sa të ishte PD në pushtet, sepse PD zbatonte ligjet. Ka fshëhur këtë fakt? Atëherë ai duhet dënuar. Do futen këto në ligjin e dekriminalizimit se sështë se është një, se unë përmënd Koçon po sa KOço keni ju këtu, keni disa Koço ju, që si lukuni u vërsulën pas 2013 mbi pasurinë publike. Ngadalë ngadalë këtu jemi, po dosjet janë aq të shumta sa nuk arrijmë ti nxjerrim dot në kohë. Ligji konfliktit të interesit është një ligj që ty të bën të lësh mandatin dhe faktikisht mandati yt moralisht ka marrë fund që ditën që djali yt ka marrë Hekurudhën për llogari të Edi Ramës. Kur ai bëhet “kurban” i Ramës, kur ai funksionon si “kurban”, si instrument i korrupsionit të Edi Ramës, po pse do ta respektoj unë atë? Ti dorëzon mandatin sepse qytetarët shqiptarë nuk të kanë votuar ty për një gjë të tillë.

Replika fundit me zonjën Leskaj:

Në shtetin ligjor, ligji është një për të gjithë, është i njëjtë për kryeministrin, i njëjtë për qytetarin, i njëjtë pëe deputetin, për fshesarin. Në shtetin e banditëve, në banditokraci, ligji nuk ekziston për ofiqarët, për kryeministrin dhe anturazhin e tij. Një ligj i shkelur rëndë i konfliktit të interesit për ju nuk ekziston. Një ligj që nuk lejon fëmijët e zyrtarëve më të lartë, jo të merren me tendera por të kenë asnjë ligje me vepritari të tyre private me sektorin publik, është shkelur me dhjetëra herë nga djemtë e tu. Dhe kjo ka arritur deri atje, sa më në fund, së bashku me kryeministrin të marrin hekurudhën Ballsh-Fier-Vlorë.  Natyrisht zonjë, nuk ishte e lehtë për mua të përdorja termin mobokraci apo termin qeveri si organizatë kriminale. Po këto janë të vërtetat sa ka arritur deri aty, sa parlamentarë me eksperiencë të gjatë të bën itë paqënë ligjin e komnfliktit të interesit, sepse e vërteta absolute është se ky ligj është shndërruar në të kundërtën e tij në moton e përditshme të kësaj qeverie, që është në kuptimin absolut të fjalës; një organizatë kriminale që po rrjep, po pasuron, po përdor pushtetin për të vjedhur e grabitur shqiptarët çdo ditë dhe më e keqja është se dilet këtu dhe rrihet gjoksi, akuzohet tjetri se s’është bërë asgjë. Po nëse ligji për konfliktin e interesit s’ekziston atëherë dakort, por nuk ekziston për ju ligji i konfliktit të interesit.

Dy fjalë lidhur me djalin tënd që ka ndërtuar gjithë ato pallate dhe banon në shtëpitë e Enverit , nëse e ka për nostalgji atë apo pse e ka ajo është zgjedhja e tij. Përsa i përket djalit tim dhe cilitdo njëri timit, po ta them se gjatë 8 viteve kanë patur zero veprimtari në lidhje me sektorin publik, gjeni një të vetme dhe jepuni ndëshkimet më të rënda. Edhe sot merret me veprimtarinë e tij private, do merret dhe në të ardhmen në përputhje me ligjet në fuqi të vendit. Por Sali Berisha vendosi një standart, dy vite para se të ndryshonte ligji, i detyroi fëmijët e tij, sapo u ul në karrigen e kryeministrit që të deklarojnë pasuritë dhe të ardhurat e tyre. Ky ishte standarti Berishsë dhe këni qarkulluar me dhjetëra lloj shpifjesh po kurrë nuk keni gjetur qoftë dhe një rast që ata të kenë shkelur, madje edhe kodin etik të pashpallur në ligj.

Vazhdoni kërkimet, hetimet dhe publikojeni, por unë mandatin tuaj e quaj të ikur, së bashku me atë të Kokëdhimës, shkoni për të mos u kthyer më në Parlament se do bëhet ligji për të mos lejohen më kurrë shkelësit e Kushtetutës të hyjnë më në derën e parlamentit shqiptar. Dhe s’jeni vetëm, këtu në këtë mjedis janë një numër i madh që u lëshuan si lukuni nga 2013. Do ja u nxjerrim të gjithë, një nga një.


Fjala në Kuvend e ish kryeministrit Sali Berisha, 12 Nentor 2015