Zoti kryetar i seancës,

të nderara zonja deputete,

zotërinj deputetë,

të dashur qytetare dhe qytetarë të vendit,

Sot Parlamenti është në një seancë hipokrizie të plotë dhe totale. Sot Parlamenti diskuton për ligjin e skllavërimit të plotë, për të mos thënë asgjësimit pas një pune dy vite me radhë, të asaj që quhet shoqëri civile. Mjafton të rikujtoj këtu të dashur qytetarë, që paratë e taksave tuaja, kafshatën e gojës, i përdorin FRESSH-istat dhe militantët e PS për të studiuar terroristin Antonio Gramsci, doktrina e të cilit është doktrina e terrorizmit, për të studiuar  e për të mbushur xhepat në emër të doktrinës terroriste të Antonio Gramscit. Mjafton të rikujtoj këtu se të gjithë anëtarët e bordit kanë futur kthetrat në fondin që u dërgohet, mjafton të rikujtoj këtu që shoqëria civile pothuajse nuk ekziston më në këtë vend. Kanë ngelur disa zëra të shkëputur sporadikë që flasin ndonjëherë për mjedisin apo për ndonjë gjë tjetër, por shoqëri civile që të ngrejë zërin për të drejtat dhe liritë njerëzore, për burgosjet e vetëvarjet dhe qëndrime të tjera, vendi nuk ka.

Terrori dhe shtetëzimi i shoqërisë civile po shtrihet në mënyrë katastrofale mbi botën akademike universitare. Rasti i fundit që ndodhi në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Shkencave Sociale, është dëshmia më flagrante e terrorit shtetëror ndaj studentëve, pedagogëve, shkelmimi në autonominë e tyre. Dua të theksoj këtu dy gjëra, kampuset dhe korpuset universitare për definicion kanë një paprekshmëri që shkon deri në garanci kushtetuese për të mos u futur dhuna dhe policia dhe pastaj në shkallë më të zbutura. Por, nuk ndodh kurrë që një zyrtar të mbyllet me taboret, policë dhe kriminelë në derë e një Fakulteti. Nuk ndodh dhe nuk mund të ndodhë kurrë, që një ministër apo kryeministër, për takime ekstra-universitare të zaptojë auditoret e universiteteve. Një ministër dhe një kryeministër mund të shkojë në universitete i ftuar të mbajë leksione ose mund të shkojë i ftuar për një takim me trupën akademike ose studentët por nuk mund të shkojë kurrë për të rrahur gjoksin se çdo cm e kampuseve dhe auditoreve tuaja është e imja. Studentët, një një akt historik kanë shpallur non grata si kryeministrin, kreun e qeverisë, ashtu dhe ministren e arsimit, dhe ky është një vendim historik. është një vendim historik sepse janë këta të dy, protagonistë kryesorë, që të blerë xhep e kokë nga universitetet private mbyllën dyert e universiteteve për fëmijët e të varfërve, shndërruan universitetet në një mollë të ndaluar, goditën shkollimin në mënyrë përfundimtare, jo vetëm të varfërve por dhe shtresave të mesme të ulta, të cilat në mënyrë absolute mund të përballojnë të marrin kredi vetëm për një fëmijë kurse tjetrit do ti duhet ti thonë fillo punën, ik në emigracion sepse në shkollë nuk të çojë dot. Ka ndodhur një gjë e madhe, s’është gjuajtur ndonjëherë kryeministër me vezë, kurrë, nga studentët.

Së dyti, çfarë ka ndodhur tjetër. Ka ndodhur një akt poshtërimi i studentëve. Rojet ose banditët e Edi Ramës, do ta verifikojë prokuroria, kanë pështyrë studentët, pështyrja është akti më i ulët i poshtërimit të dinjitetit njerëzor. Aio që ka pështyrë studentët në fytyrë, siç dëshmon studentja, ai duhet ti jepet urgjentisht prokurorisë dhe të mbahen qëndrimet ligjore më të rrepta ndaj tij. Pa diskutim Policia, badiguardët kanë detyrë mbrojtjen e personalitetit por nuk lejohet kurrë të përdorin pështymën, pasi përdorimi pështymës është akti më i ulët. Të pështysh në surrat një vajzë, e cila po proteston për veten dhe jo vetëm për veten, por proteston për çdo fëmijë dhe të ri të këtij vendi, po kërkon arsim publik falas, po kërkon atë që i jep Kushtetuta, po kërkon një të drejtë kushtetuese, të cilën e kanë sot në tërësi mbarë fëmijët dhe të rinjtë e vendeve të lira, të cilën e arritën fëmijët shqiptarë. A e dini sa kanë hyrë në universitetet e vendit? Vetëm 18 mijë kundrejt 30 mijë që kanë qënë 3 ose 4 vite më parë. A e dini se universiteteve publike, për hir të xhepit ja u hoqën doktoratat ja u hoqën mastërat dhe ja u çuan të gjitha universiteteve private ku secili paguan mijëra e mijëra euro ryshfete etj me radhë, dhe pastaj nxjerrin justifikimin se këtu nuk kanë kërkuar universitetet publike. Universitetet publike kanë denoncuar në mënyrë të përsëritur këtë megaryshfet të tmerrshëm dhe rrënim të tyre.

Ndaj dhe unë kërkoj që me urgjencë të gjendet personi i cili ka pështyrë studenten dhe të nxirret jashtë Gardës, jashtë shërbimit civil, jashtë çdo lloj shërbimi në këtë vend. Ata që kanë keqtrajtuar studentët, ka raporte mjekësore, të ndëshkohen në mënyrë shëmbullore, dhe kryeministri të mos lejohet të shkelë më në universitete përveçse me një roje trupi. Në ja mban të shkojë me një roje, nëse s’ja mban ne absolutisht do bëjmë ligjin që nuk do mund të shkelin policë dhe çuna krimi në auditoret e universitetit, të respektojmë autonominë e tyre.

Zonja dhe zotërinj,

Qeveria është verbuar! Këtu kam dokumentat e tenderit të makinave, sekretit të madh. “Sekret me afat ruajtjeje 10 vjet” thotë. Po cili është sekreti? Veturat qeveritare. A e kuptoni apo jo, vjedhja është sekreti. Këta kanë sekretuar vjedhjen. Qeveria në këtë vendim sekret të datës 01/10/2015, më saktë Ministria e Brendshme dhe garda e Republikës, porosit ….

Termin “sekret” e keni vendosur ju në vendim jo unë. Ju lutem zoti kryesues i seancës fotokopjojeni vendimin dhe jepjauni të gjithë deputetëve. Se ka hackers që i nxjerrin ajo është punë tjetër pastaj, ata janë miqtë e mi. Janë 42 vetura. Përveç “jaguarizimit” të qeverisë, tani na dalin dhe tre benza që kushton secili të paktën 700 mijë euro. Gjatë qeverisjes sime, e vetmja veturë e blerë për delegacionet e huaja, ishte një benz i binduar, bashkë me benzin e blinduar që kisha trashëguar nga paraardhësi im dhe që na ka lënë mes rrugës ndonjëherë po punë e madhe, përveç atij nuk kishte makinë tjetër të blinduar kryeministri. Atë benz të blinduar nuk e ka përdorur në asnjë rast, në asnjë rrethanë asnjë personalitet shqiptar, as presidenti, as kryeministri, as kryetari i kuvendit.

Atë benz të blinduar që kushtonte mbi 600 mijë euro, sapo erdhi në pushtet Edi Rama e transferoi për veten e tij. Kjo është e vërteta, e kam denoncuar që në atë kohë. Tani na porositen tre benza të tjerë të blinduar. Ky është një akt i shëmbtuar. Unë jam shumë dakort që të porositet edhe një megjithëse besoj se gjatë dy viteve nuk pati asnjë rast, nuk mbeti asnjë i huaj që kishte mbrojtje me makina të tilla, të mbetej pa të sepse e kishte zënë një tjetër. Por ta zëmë se veprimtaritë mund të vijnë duke u shtuar, dhe edhe një tjetër them se duhet të merret, por të blesh tre, do të thotë të jesh një makut, të jesh njëri i pashpirt, të jesh një njëri që je verbuar, të ka verbuar luksi, të ka verbuar frika, të kanë verbuar shumë faktor. Po si mund të marrësh edhe tre makina të tjera të blinduara? A nuk jeni ju që ngritët zërin në qiell pse unë mora një makinë për delegacionet. Nuk e mora për vete, se kam parë me sy një herë. Dhe duhet ajo, dhe po të doni duhet dhe një tjetër, po jo për Edi Ramën. Edi Rama e ka atë që kam trashëguar unë nga paraardhësi im, atë e ka aty. Të ketë tre makina që rrinë aty për ti shijuar Edi Rama sa herë ti teket, ky është krim, është mëkat. A e dini ju çpo ndodh tjetër? Sa është qeraja në vit e makinave të këtij vendimi sekret? 1 milionë e 2 mijë euro në vit është qeraja e tyre.

A po i bëni ju rrush e kumbulla paratë e taksapaguesve. KLSH ka gjetur 399 tendera me abuzime, në një total prej 720 milionë euro. Për qyetarin që e ka të vështirë ta imagjinojë unë i them të shtrojë një pyetje. Këta zotërinj në dy vjet kanë marrë 2.4 miliardë euro borxh. Këta zotërinj në dy vjet në mënyrë absolute s’kanë përfunduar një kilometër rrugë të plotë, nga ato që u kam lënë unë në përfundim e sipër, qeveria e mëparshme. Po çfarë ndodh me paratë? Paratë vidhen. Se po ja u more 30%-shin kompanisë, kompania thotë ku të kam parë pataj, bën si do vetë dhe s’të bën as punime, i shtyn punimet, i bën të këqija dhe s’të bën asgjë. Unë para shumë shumë vitesh një deputet që është këtu në sallë do vinte të më thonte në zyrë, se kjo po ndodh, këtë po na bëjnë. Dhe kjo po ndodh edhe tani prandaj spo bëhet asnjë punë.

Këtu është problem shumë se s’ke me kë të flasësh. Del lista, 80 tatimorë me nga 7 mijë euro në xhep i emëron një deputet, 18 arsimtarë një tjetër. Jeni lëshuar si lukuni për të vjedhur. Pra, po vidhet masivisht dhe produkti është pothuajse zero. Përveç ndonjë shatërvani, përveç pllakave e sheshi të ndonjë qyteti, nuk ka asnjë punim tjetër.

Po të shifni qartë buxhetin, ai shkon për prapanicën e zyrtarëve me qindra milionë. Sepse janë me mijëra e mijëra banjo dhe zyra që po restaurohen. A bëhet kështu? Po ai që e di, ai që e njeh buxhetin e di që kjo është mënyra e shndërrimit të buxhetit në para xhepi. Po prandaj 2 miliardë e 400 milionë euro nuk duken gjëkundi në horizont, prandaj nuk duken, sepse shndërrohen që të gjitha në shërbime për menderen. Merrni shifni dokumentat, nëse thoni jo hajde dilni të ballafaqohemi këtu. Unë do ja u sjel një për një tenderat e rindërtimit të sallave, pritjeve, zyrave, banjove e me radhë.

Së fundi, sot klanet afër Edi Ramës po bëjnë batërdinë, po vjedhin ditën e natën jo me kupon tatimor, jo me thes por me kamion dhe me tren lokomotivë. Vetëm në Albpetrol, që kur e mori Koçua, janë 153 milionë euro të vjedhura. Vilma Nushi, simotra tjetër pas sivllaut Kokëdhima, klani vjetër i byrosë politike, klani Nushi bashkë me klanin Koleka po bëjnë sot batërdinë mbi pasurinë e shqiptarëve. A e dini sa është kontrabanda e cigareve? 1000 ton është, fatura e të cilave është 43 milionë euro. Sepse ndrikulla, superndrikulla, “simotra Kokëdhima me fustan”,  ajo nuk ka dogana. E dini ju që ajo ka marrë tenderin për kontrollin e shpejtë të doganave? Po je hadut, nuk njeh kufi. Një mik i imi avokat i madh amerikan, erdhi takoi disa socialistë dhe vjen më thotë; “kam parë shumë që vjedhin gjatë jetës sime, edhe miliarderë, por nuk kam parë kurrë një njëri që ka vjedhur 1 miliardë dhe do të vjedhi edhe 1 miliardë tjetër”. Problemi me ta ishte ky. Edhe këta s’ndalen. Fiton somotër Vilma tenderin për check up-in mjekësor tani ka futur kthetrat edhe në hipoteka, në të cilin ne në Tiranë dhe në pesë zyra të tjera vendosëm sistemin më modern të funksionimit. Tani bën tender OSSHE, drejtori i të cilës është miku nr 1 i Ramës në anturazhin e tij. Arduan Celën e ka vendosur aty vet Rama dhe anturazhi i tij. Ai i ka paratë me thasë. Tani bën një tender ky për kancelaritë, me 69 milionë lekë, dhe fiton ndrikulla ndaj Infosoftit me 12 milionë lekë më shtrenjtë, me një përqindje shumë të vogël dallimi nga fondi limit. Cfarë ndodh në dogana, pse po bien doganat, në pikiatë janë. Ja u lexoj unë. Doganat janë në pikiatë, mosrealizimi i të ardhurave në dogana, në muajin tetor  është 23 milionë dollarë ose 15% më pak se plani. Krahasuar me një vit më parë janë realizuar 1.8 miliardë lekë ose 12% ose 18 milionë dollarë më pak. është katastrofë. Si dhjetë mujor janë realizuar 5.1 miliardë ose 50 milionë dollarë më pak se plani ose 4%. Krahasuar me një vit më parë mosrealizimi për dhjetëmujor është 5.7 miliardë ose 57 milionë dollarë ose 12% më pak. Krahasuar me planin e fillim vitit mosrealizimi si dhjetë mujor është 15% ose 200 milionë dollarë. Pritshmëritë ehe për dy muajt e fundit janë katastrofale, veçanërisht për nentorin, po rrokulliseni. Konstatohet se ka një rënie në velërësim pasi vëllimi i importit dhjetëmujor është rritur me 4.2, vlera është ulur me 4.6. Ky është treguesi më i saktë i evazionit fiskal. Sigurisht, sepse kur ja beson traun e doganave simotrës, superndrikullës, kur ja beson traun e doganave deputetëve që emërojnë nga  80 agjentë tatimorë e doganorë natyrisht është virtual ai tra. Trau është vetëm klasor, se shtet nuk ka, se ligj nuk ka, se ka vetëm klientelizëm, se ka vetëm korrupsion dhe vjedhje. Eksportet definitive kanë rënë 17%. Imagjinoni sa ka rënë punësimi. Cigaret janë 1000 ton më pak me një efekt prej 17 milionë dollarë. Konstatohet përsa i përket rënies minerare krahasuar me 2013 ka një rënie prej 13%, renta minerare kjo. Kanë ritur në maksimum referencat. A nuk u zotuat ju o zotërinj në fushatë elektorale se do ti zhdukim referencat, ndonëse ne nga 6% që e gjetëm taksën e zbritëm në 1% dhe bëmë një ulje dhe heqje masive të referencave por ajo që premtuat nuk ishte e gabuar. Mirëpo ju po ecni në drejtim të kundërt, ju po ecni drejt vitit 2004, ju keni rritur referencat. I keni rritur në mënyrë klienteliste, i keni rritur referencat për llogari të klanit Nushi, për llogari të Papulit, të Carapulit, për llogari të klaneve të Edi Ramës. Shkoni merrni pak strukturën e mallrave dhe shifni se kujt i është rritur referenca dhe do të gjeni se prapa tyre qëndrojnë kumbarët e mafies kryeministrire, qeveritare.

Del problemi tanti tek Agenzia Kombëtare e Shoqërisë së Informazioni. Cfarë ben kjo agjensi. Per muaj e muaj të tërë tenderat i merrte kompania e “Sinan Beqes”, i cili s’dihet a ekziston apo jo por kompaninë dihet që e ka tjetër kush. Pse ça qënka ai, gjeni qënka ai që ky (Beqja) e dorëzoi me 120 mijë dollarë kurse Sinani e bëri me 15 milionë euro? Ca qënka ai, i vëllai Bill Gates apo i Zuckenbergut? Po sigurisht, merr paret e shtetit dhe futi aty. E përjashtuan për muaj të tërë Infosoftin. Infosoft siç e dini është një nga kompanitë më të mëdha të ekonomisë dixhitale në vend. Mirëpo kjo ra keq ose ja gjeti dhe ai Ramës anën, se siç e dini në botën e biznesit ëngjëjt nuk ekzistojnë, dhe tani ç’ndodh? Tani s’kemi më vetëm Sinan. Tani kemi Sinan plis Infosoft. Të gjitha tenderat, është krijuar një konsorcium që vret totalisht konkurrencën, janë bërë 5 ompani në të cilat Intech i Sionanit është në mes dhe bën lidhjen me to dhe këto pesë kompani, 5 musketierët, këta fitojnë çdo tender. Po si i fitojnë?Sepse drrejtoresha e Agjensisë së Informacionit ka qënë një punonjëse e Bashkisë me të cilën Rama ka bërë të gjitha allizberishet e tenderave të Tiranës dhe ajo tani drejton AKSH-in për merita të mëdhaja, për merita që ndan paratë. Kështuqë, unë denoncoj këtu krijimin e këtij konsorciumi sikundër ju them se ekziston dhe një kompani tjetër. është një kompani tjetër që quhet Forensic plann. Kjo kompani paraqitet si me porosi për të bërë dy në tender, në çdo tender. Pra në tender kemi 5-shen e kompanive qëeveritare, Infosoft s’është kompani qeveritare por nga halli është detyruar të bëhet me to, se është kompani shumë e respektuar ndonëse e them prap se ëngjëj nuk ka në botën e biznesit ndaj mos i kërkoni. Dhe del dhe kjo kompania tjetër e cila nuk fiton asnjë tender dhe gjithnjë nuk plotëson asnjë kusht por shkon aty sa për të përmbushur detyrimin ligjor. Kjo është qesharake. A e dini ju që Gjici (Safet) ka fituar pothuajse të gjitha tenderat e rojeve në të gjitha institucionet shtetërore, tatimet, kudo, për meritat që vodhi bankën siç thonë mediat, miliona euro me rojet e tij. Për ato merita tani ai është eksportuesi numër një i vlerave monetare të shtetit shqiptar. Ai fiton çdo tender, në Shkodër, në Korçë, në të gjitha anët e vendit. Vetëm “Gjici Security” është fitimtarja e tatimeve. Në fakt është fitimtarja e Edi Ramës, se “Gjici Security” me atë që i ndodhi në bankë, në çdo shtet i hiqej liçensa dhe nuk lejohej kurrë më të merrej me vlera monetare kurse këtu lejohet sepse ai ndan paret e vjedhura me Partinë. Si ka mundësi që këtij që i ndodhi vjedhja më e madhe dhe që s’ka shqiptar që s’thotë që e vodhën rojet, ky tani transporton të gjitha vlerat monetare të Shqipërisë.

Pra, ka një degradim të plotë total të kësaj qeverie, ka një degradim të paimagjinueshëm dhe të dashur qytetarë dhe qytetare, nëse nuk vendosni të bëjmë atë që bënë qytetarët e maqedonisë në bulevardin e Shkupit, të bëjmë atë që bënë rumunët në bulevardin kryesor të Bukureshtit, absolutisht edhe xhaketat do t’ja u heqin hajdutët e kësaj qeverie në të gjitha nivelet. Prandaj ju bëj thirrje, edhe një herë dhe njëmijë herë të ngrihemi për të shpëtuar nga kthetrat e kësaj që në anglisht nuk e quajnë oligarki por motokraci, motokracia është sundimi banditëve. Faleminderit!”

Reagimi Berishës pas fjalës së deputetit Braçe: Ju vazhdoni jetoni me kohën time. Edhe Rama më thërret: Kryeministër! 

“Unë nuk jam kundër që çdokush të flasë dhe të replikojë me mua. Sepse edhe kryetari juaj më thotë Kryemistër. Pasi më thotë 3 herë kryeministër, më drejtohet si ish-kryeministër. Për mua është vlerësim kjo. Por po rrini në kohën time. Për mua… rrini sa të doni në kohën time. Nga i pari tek i fundit prej jush, jetoni në kohën e Sali Berishës. Kjo nuk është faji im. Eshtë dështimi juaj apo suksesi juaj, punë tjetër. Në këtë kontekst parafolësi akuzave të mia konkrete me dokumenta, me fakte iu përgjigj me shpifje dhe trillime pa hedhur poshte asnjë prej tyre. Unë fola për tendera të shpallura “sekret” për prapanicat e qeveritarëve dhe ministrave. Po çfarë sekreti përbën vetura e ministrit? Kjo është çmënduri, kjo është Oruelliane, kjo është fyerje dhe turp për një vend. Unë prijsa reagim tjetër jo reagime të tilla. Ju jetoni në kohën time, vazhdoni. Unë fola këtu për ndrikullën Nushi, e cila sot është më e fuqishme se ç’ishte klani saj në kohën e Enver Hoxhës në grabitjen dhe plaçkitjen e pasurive publike. Unë fola këtu për emërime të bëra prë 6000 – 7000 euro në arsim e kudo. Po njëriu ka një kod etik. Po sigurisht kur s’te detyorn asgjë nuk i lejoje vetes të emërojë asnjëri, mbi të gjitha për të mos u përfolur në radhë të parë, ka një procedurë ligjore emërimet. Por nëse një deputet ka emëruar 80 tatimorë unë ju garantoj se kjo mund të jetë e pashëmbullt në historinë e këtij vendi. Si mund të emërojë një deputet 80 tatimorë? A ka një procedurë, a ka një konkurs, një rregull, një ligj, një kod për emërimin e tyre?

Përsa u përket KLSH, Kontrolli ka thënë 1.2 miliardë sepse, i kthehemi edhe një herë historisë, Edi Rama, në kulisa dhe duke shkelmuar fund e krye interesat publike firmosi një marrëveshje me CEZ duke i dhuruar vetëm detyrim me fatura të njohura nga vet CEZ-i, siç thotë kompania ndërkombëtare e auditit, mbi 620 milionë euro dhe KLSH ka arritur në një përfundim, nuk kishte asnjë kërcënim interesi publik shqiptar për të firmosur marrëveshje në këto kushte. Ju firmosët marrëveshjen në një kohë kur ajo në arbitrazh ishte çështje e fituar dhe erdhi Kopac dhe deklaroi se në zyrën e tij u firmos. Po se ç’deshte marrëveshja me kompaninë private në zyrën e Kopac atë e di Rama. Po janë dokumenta, në të cilat CEZ në Vienë i thotë palës sonë dhe i ofron si zgjidhje palës sonë marrjen përsipër të çështjes DIA, mbylljen e saj. Ja ku është zoti ministër Haxhinasto, në një koalicion jeni, ju duhet të pyesni. Pastaj pas marrëveshjes DIA ngeli në palën shqiptare. Po pse? Ia kërkoi Meta Ramës ta mbajë? Po le ta thotë Rama se ma ka kërkuar Meta. Po deri sot Rama nuk thotë ma ka kërkuar Meta ta mbajë DIA-n. Unë mund të lëshojë shumë akuza por jo akuza kot. Këtë marrëveshje e ka berë Ramame CEZ-in. Atëherë, pse e mori Rama përsipër DIA-n? E mori për të vjedhur paratë e DIA-s. 135 milionë euro. Po si mund të merrej DIA kur për çdo njëri që ka alfën e aòfës e di që ajo kompani u krijua për të vjedhur shtetin.

Tani, lidhur me çështjen e Remzi Hoxhës çdo njëri i zhdukur apo i vrarë është një keqardhje dhe një dhimbje. Por tani dua të sqaroj këtu se as jam impresionuar as impresionohem kurrë nga përdorimi politik i cilitdo ndodhie qoftë. E kam shpjeguar dhe e shpjegoj prap se rastin e tij për herë të parë ma ka ngritur Adem Demaçi. Jam marrë me të gjithë mundësitë e mia. Nuk kisha patur kurrë as informacion as emrin e tij se kisha dëgjuar kurrë. U tha se kishte marrë pjesë në atentatin e Gligorovit, nuk kam patur asnjë informacion. U tha më vonë se është akuzuar se ka marrë pjesë në atentatin ndaj Sali Berishës, nuk kam patur asnjë informacion. Zero informacion, as për Gligorovin as për Berishën. U tha më vonë se ka folur se është takuar Arkani në Shkodër prap me Gazideden, Pjetër Arbnori s’ma ka thën ëkurrë një gjë të tillë. Këto ishin vetëm sajesa dhe trillime të atyre të cilët kërkonin të përdornin një njëri që pasi e zhdukën vet për qëllime politike. U tha se ka folur se është takuar Berisha me Gligorovin dhe Millosheviçin. Më vjen mirë, atë që kam tentuar ti bëj Millosheviçit kam tentuar ti bëj gjithnjë atë që meritonte. Edhe ai ka tentuar tmë bëj mua. Kështuqë pyet pak fatosin çfarë i ka thënë, pyet pak ata që kanë qënë me të, pyet cilin ka deklaruar non grata. Unë s’kisha asnjë motiv për tu takuar, as me Gligorovin tresh. Unë kisha dënuar takimin tresh të ftuar nga Mitsotakis në Athinë dhe për meritë të Zhelevit dështoi. S’mund të isha unë për takime multilaterale, as bilaterale me Millosheviçin. Takimet bilaterale me Millosheviçin i bëtë ju dhe kjo është e njohur. Tani, vijmë më tutje. Unë ika në opozitë. Erdhi rebelimi komunist unë ika në opozitë. Kush e mori? Shërbimin Sekret Shqiptar e mori një agjent i dy shërbimeve të huaja, dhe ky është Fatos Klosi. Njëri nga këto shërbime është shërbim kundërshtar tjetri është shërbim i një vendi jo armik. Gjënë e parë që bëri Fatos Klosi zhduku dosjen e tij. Dhe nëse do këtu ndokush, sot janë dhe dëshmitarët që e kanë ndjekur për dy dosje dhe dosja rindërtohet plotësisht për Fatos Klosin, për çdo akt dhe veprim të tij. Po si ka mundësi që Fatos Klosi për vitet që e drejtoi me krime dhe me çdo gjë nuk bëri hetimin. Pse nuk bëri hetimn? Si ka mundësi që Arben Rakipi, i cili u bë legjendar se u nxorri gazetarëve shishen e Pepsi Coles si dëshmi, si provë të krimeve kundër njerëzimit me të cilën akuzoi Sali Berishën 8 muaj para Millosheviçit, nuk formuloi dot akuzën më t ëvogël. Cfarë dua të them me këtë? Dua të them se në mënyrë absolute me këtë akt.. Konstatova më pas se çdo zgjedhje do dilte në skenë ky problem. Për këtë problem qeveria ime ka patur zero informacion. nuk ekziston në mënyrë kategorike absolute as dhe një informacion i vetëm. Doni të shpifni dhe trilloni për llogari që shpifin e trillojnë të tjerët? Vazhdoni sa të doni, vazhdoni se kam kënaqësi kur ju dëgjoj të jetoni në kohën time dhe ç’është e vërteta ju garantoj se nuk do dilni dot prej saj. My time, koha ime është koha ime!”

Replika e Berishës pas fjalës së ministrit Damian Gjiknuri:

“Doli këtu në platformën e parlamentit e foli këti sikur po fliste para prokurorëve apo trupit gjykues, duke lëvizur nga një qoshe në një qoshe tjetër si një i pashpresë. Nëse ti nxorre letrën, është shumë e vërtetë se Zana Guxholli, këshilltarja ime ka qënë anëtare e grupit të punës, të cilin e ka kryesuar ai që ka udhëhequr ministrinë e ekonomisë dhe energjitikës dhe ky është vendim qeverie. Dhe ai ka bërë një road map, një plan masash shumë serioz për të gjithë problemin. Po pse i përjashtuat ju të gjithë këta? Haxhinaston, Nasipin të gjithë këta dhe e more në dorë vetëm me Edi Ramës? Sepse doni të ndani llokmat, sepse me ata s’mund ta bënit, sepse ata, qeveria kishte qënë dakort me përcaktimet që kishte bërë ministria respektive.Ministria respektive çdo veprim e kishte bërë në konsultë me BB, avokatin ndërkombëtar dhe avokatin e shtetit. është shumë i vërtetë emaili që thua ti i avokatit të shtetit. Cfarë thotë? Të shpejtohen thotë. Dhe çfarë bëri kryeministri? Avokati i shtetit sipas ligjit, rregullit, kryetar institucioni do të komunikonte me kretarin e institucionit dhe pa diskutim që përcjellja ime tek ministri, tek ministria, tek komisioni ishte shpejtoheni. Dhe e shpejtuan dhe kontraktuan BDO dhe BDO të solli ty pikërisht në zyrë raportin paraprak. Që do të thotë jo raport përfundimar me të dhëna për të cilat ti ke të drejtë të bësh çd vërejtjë dhe sugjerim. Dhe pasi mori vërejtjet dhe sugjerimet e “ministrit klandestin”, BDO në shkurt dorëzoi raportin ku në dhjetë pika të saj gjen shkelje flagrante të CEZ-it në Ceki, të CEZ-it në Shqipëri, detyrimet financiare që kishte,  pa llogaritur ato teknike. Ku e çove ti këtë raport? Ti shkelmove me Edi Ramën me të dy këmbët këtë raport dhe ndaj del këtu dhe flet si i pandehuri i tronditur, flet dhe cdo ça flet, flet dhe akuzon veten tënde. Ja ku janë dy shkëkryetarët. Le të thotë zotëria (Rama) që më ka kërkuar Meta të marrë DIA-n. Po sigurisht se CEZ Qëndër na tha ne se do e mbante ajo DIA-n, po i thamë ne, por d mabsh edhe 500 e ca milionë euro borxhe që na ke ne. Dhe janë të gjitha këto me dëshmitarë, dhe dëshmitarët janë dhe në krahun e koalicionit sot. Po ju leverdiste ju ta mbanit DIA-n sepse e kuptuat mirë se ajo ishte minierë floriri me thasë për të marrë para me të. Dhe tani doni të ikni. Si doni të ikni? Shkoni në porkurori dhe po të garantoj që po u mbrojte në këtë mënyrë nuk ka mëshirë për ty pastaj. Prandaj më mirë prano gjykim të shkurtuar se rruga e vetme për t’u lehtësuar ti është gjykimi i shkurtuar!”


Fjala ne Kuvend e ish kryeministrit Sali Berisha, 5 Nentor 2015