Tashmë askush nuk ka dyshimin më të vogël se i vetmi interes i kësaj qeverie është vidh sa të mundesh.  Në këtë fund viti bashkitë e majta janë vënë në garë kush e kush merr sa me shumë pasuri publike për kryeministrin dhe tarafin e tij.

Pas Tiranës, Saranda dhe Gjirokastra kanë planifikuar mënyrën e përvetësimit të pasurive publike për llogari të qeveritarëve dhe klientëve të pushtetit.

Në bashkinë Sarandë është futur për miratim një  projektvendim  për  ̋Pjesemarrjen e Bashkisë Sarandë  në shoqërinë aksionere në formë  Konsorcium për zhvillimin e rajonit Vlorë ˗ Gjirokastër ̋.

Ky vendim ka per synim administrimin e pasurive publike në dy qarqe. Bashkitë do të jenë aksionerë me 30 % ndërsa 70 % të aksioneve do të jenë privat.  Kjo ka për qëllim që këto pasuri të vidhen lehtesisht nga Koçot e të bashkëndahen me Ramën, Ahmetajn etj, pasi në këtë mënyrë nuk mund  të auditohen nga institucione publike.

Dhe që ta ketë më të lehtë kontrollin, siç bën për çdo aset publik Edi Rama,  ky konsorcium do ta ketë zyrën në Tiranë.

Nuk është vetëm  kjo. Me një vendim të këshillit të ministrave, Edi Rama ka vendosur që gjithë bregun e liqenit të Pogradecit,  pra  926 ha,  t’ia marrë  qeverisjes vendore  dhe t’ia kalojë qeverisë qendrore me qëllim dhënien me koncesion për miqtë e tij.

Ky fond i cili ishte përcaktuar për kompesimin fizik të pronarëve Edi Rama kërkon që t’ua kalojë miqve për shfrytëzim duke penalizuar kështu qindra pronarë që presin kompesimin e pronave të tyre.


Deklarata për mediat e anëtares së Këshillit Kombëtar të PD, Dhurata Çupi, 28 Dhjetor 2015