Te nderuar kolege,
Qytetare Shqiptare,
Projekt –ligji ”per buxhetin “ eshte nder ligjet me te rendesishme per vendin, dhe sigurishte jo vetem per ne, por gjithe shqiptaret i kane syte dhe mendjen te ky buxhet, dhe sot Shqiptaret shpresonin se buxheti i trete i kesaj qeverisje, do ishte me i larte, do te kishte me shume investime,do te kishte me shume perkrahje dhe fonde per shtresat ne nevoje, per invalidet .
Do te kishte me shume investime, dhe me shume vemendje per shendetesine . Por ato kane rreth dy jave qe kane degjuar, jo vetem nga opozita por edhe nga shoqata e biznesit, grupet e interesit, media por edhe nga deputete te maxhorances . Se eshte buxheti qe zhyte ekonomine e Shqiptareve , eshte buxhet qe rrit borxhin, ule investimet .
Nuk rrit ekonomine e qytetareve Shqiptare, nuk ule papunesine, por e shtone ate, nuk rrit dhe nxit biznesin por e cenon rende ate .
Sigurishte qe Shqiptaret jane te zhgenjyer, ato shpresuan ne buxhetet 2014-2015, se kjo qeveri do ti mbante premtimet e Rilindjes . Edhe sot pritnin shume nga kjo qeverisje , dhe ne buxhetin e 2016, sigurishte jane te sigurte se deshtimet e kesaj qeverisje, nuk e ka fajin Saliu, por keq qeverisja juaj, arrogance, centralizimet e pushteteve, nepotizmi, dhe klientelizmi i tejskashem i juaji .
Sot ne kete buxhet, zyrtarizohet deshtimi i kesaj qeverisje, ne gjitha drejtimet, ne mbledhjen e te ardhurave nga tatimet dhe doganat, gropen e madhe financiare te krijuar, ku vetem per 10- mujorin e 2015 ka nje deficit rreth 250.miliarde dollar, kur per 12 mujarin do jete akoma me i madhe .
U bene dy vite qe nuk po shohin Shqiptaret investime ne shkolla, ujsjellsa, qendra shendetsore, asnje rruge te inaguruar .
U bene dy vite,dhe as ne buxhetin e 2016 nuk keni planifikuar rritje pagash per arsimtaret, mjeket, infermieret, per punonjesit e administrates .
Ka 3 vite qe pagat e mjekeve dhe infermiereve jane pagat me te uleta ne BE, dhe ne rajon .
Sot Kosova ka paga me te larta per mjeket .
Ne buxhetin e 2016 nuk planifikoni, rritje per pensionistet ne fshate dhe ne qytet . Ka 3 vite qe nuk keni politika,per rritjen e pagava ne njesite vendore, ato sot jane qesharake, me te ulta ne rajone .
Ne buxhetin e 2016 nuk planifikoni rritje te perqindjes, se ndihmes ekonomike dhe te shtresave ne nevoje, sot ato i keni lene ne meshire te fatit, u keni hequr edhe fondin e kompesimit te energjise elektrike . Sot kjo shtrese ka nevoje per mbeshtetje nga shteti, po ju i braktisni ato .
Atyre ju kujtohet se sa ishte fondi i ndihmes ekonomike ne 2005 dhe u difishua ne 2013.
Ju ne buxhetin e 2016 nuk keni politika dhe pergjegjshmeri per personat me aftesi te kufizuar, asnje fonde me shume, nuk keni planifikuar, por keni ne plane ti hiqni 10 mije invalide nga skema .
Valle pse ? Te gjithe jemi kundra abuzimit dhe cdo personel mjeksore ne KEMP te mbaje pergjegjesi per punen e kryer . Por nuk munde te hiqen 10 mije invalide, pasi vete statistikat tuaja flasin per rritje te semundshmerise dhe sigurishte, qe do te kete rritje te invalitetit, pa llogaritur aksidentet ne rruge, miniera e sektore te tjere, kjo eshte papergjegjshmeri e kesaj qeverie per PAK .
Ne buxhetin 2016 nuk rritet pagesa e papunesise pra nxitja e punesimit, ku vete statistikat e instatit, e rendisin papunesine ne rritje nga 14 % – ne 2013 ne 17 % sot .
Ju ne buxhet nuk keni programe punesimi, dhe as nuk behet fjale per punesime te reja per rinine. Premtimi juaj per 300mije vende pune tashme eshte harruar . Ju cdo dite me reformat, me presionet, me ligjet kunder biznesit, sic ishte ligji i djeshem per faturat tatimore po shtoni papunesine .
Ne buxhetin 2016 nuk ka rritje te fondeve, per ish te perndjekurit, ju u premtuat atyre se Brenda dy viteve, do te merrni shperblimin,te gjithe ato qe ishin gjalle, dhe ku jemi sot, nje premtim i deshtuar per kete shtrese, ju mbani pergjegjesi dhe per Kohen e diktatures .
Sigurishte qe cdo qeveri, mendoj se buxheti i shendetesise duhet te ishte prioritet kryesor .
Shendeti mbi te gjitha .
Por per kete qeveri, ne vitin 2013 erdhi me premtime te medha, per shendetesi falas dhe sherbime universal . Por ku jemi sot ?
Panorama e shendetesise shqiptare eshte ne ditet me te veshtira te saj, ajo sot eshte e semure, ajo sot eshte ne krize politikash e financimesh ne sistem, ajo sot eshte ne urgjence .
Ajo po shkatrohet cdo dite, ne cdo drejtim, centralizim i tejskajshem, cenim autonimis spitalore, cenim ne menaxhim te fondeve .
Abuzim te tejskajshem me koncensione te panevojshme qe nuk ju sherben Shqiptareve, por vetem monopoleve, klientelisteve te qeverise .
Nuk mund te gjesh fjale per ate cfare po ndodh ne shendetesine tone . Mungese ilaqesh, paisje mjekesore, matriale mjekimi e shume e shume te tjere, asnje fonde shtese ne 2016 per zgjidhjen e ketyre problemeve .
Ne buxhetin 2016 shkurtohen 388 personel mjekesor, ne spitalet bashkiake, pra 388 familje ne rruge te madhe, rreth 1000 fryme ne rruge te madhe, pa u studiuar dhe pa u konsultuar . Kjo eshte qeverisja juaj.
Ju ne buxhet nuk keni vemendje per spitalet bashkiake, nuk keni planifikuar fonde per te, ju po planifikoni mbylljen e spitaleve bashkiake duke shkurtuar numrin e mjekeve dhe rritur shoferat .
Kjo ndodh sepse akoma nuk e kuptoni misionin e spitalit, se nuk eshte primar shoferi por mjeku .
Harroni se po nuk pati mjeke nuk ka spital, ngateroni spitalin me parkun e shoferave, ky eshte vizioni juaj per shendetesine 2016 . Ju ulni investimet ne shendetesi me 15% me pak se 2015, rreth 366 milion leke me pak si ne kujdesin paresor dhe ate dytesore .
Dhe a e dini pse ndodh kjo ? Sepse i kaloni fondet per koncesionin e chek-up, tashme si koncensioni qe do te mbahet mende si sherbimi me i deshtuar per qytetaret dhe me i korroptuar per qeverine .
Ju jeni qeverisja me guxim te madhe per kete koncension .
Por keto jane leket e taksa- paguesve Shqiptare
Ju i ulni investimet ne shendetesi sepse i perdorni te ardhurat ne koncensionin e sterilizimit, edhe ky i panevojshem . Kur sistemi i sterilizimit ka egzistuar dhe egziston .
Buxheti i 2016 per shendetesine eshte me i ulti ne rajon edhe Europe .
Ai nuk zgjidh shendetesine falas .
Ju ne kete buxhet cenoni rende pavaresine e profesioneve te lira dhe nje pjese e tyre, jane profesione te rregulluara me ligj .
Ju diskriminoni 3.428 subjekte duke 5-fishuar sigurimet shoqerore ( Per mjek, stamatolog, farmaciste, avokat, arkitekt, projektues, noter )
Cdo kryetar Bashkie apo keshilltare jane te habitur sot me kete buxhet ku shohin transferten e pakushtezuar dhe fondet per te, si administrimin e pyjeve, rruget urale, uitjen dhe kullimin .
Dhe e di se cfare ndodh ? Akoma nuk jane miratuar ndryshimet ligjore te ligjit organik 8652, dhe ju sot miratoni fonde per te, A eshte ligjore kjo ?
Kjo ndodh vetem ne Shqiperi, me qeverisje rrumpalle .
Ju ne buxhetin e 2016 ulni ndjeshem investime ne ujesjellesa e kanalizime, -41% me pak se 2015 ose 5.1 miliarde leke me pak .
Ku eshte premtimi juaj, per shtim te oreve te ujit te pishem .
Sot ujesjellesat jane ne krize menaxhimi, krize fondesh, krize borxhesh ndaj te treteve, nuk funksionojne bordet dhe asamblete, ju nuk keni planifikuar asnje fonde 2016 per zgjidhjen e tyre .
Te nderuar deputet, si deputet i Qarku te Dibres, po ndalem pak por qe kane shume rendesi per rrethin time te Bulqizes . Sigurishte mbeshtese cdo investim te kryer, dhe cfare planifikohet per ato qytetare .
1.Ne buxhetine 2016 nuk keni planifikuar fonde per perfundimin e rruges se Arbrit dhe kte e keni bere edhe dy vitet e meparshme .
Esht rruge me rendesi te madhe historike, ekonomike, strategjike per ato zona por edhe per ekonomine e vendit .
E vetmja rruge e zhvillon ate zone ekonomikishte, bashkarishte miratuam marreveshjen ne kete Parlament kane kaluar muaj dhe asgje .
- Asnje fonde per ujesjellesin e fshatrave te Shupenzes, 0 –fonde per rruget Zogje, Kovashice, Bllace .
- 0-fonde per rrugen Urra Cerenecit – Librazhde .
- Asnje fonde per rrugen e Kufirit qe lidh GJoricen- Ostrenin-Trebishtin.
- Nuk planifikohen fonde per vaditjen e fshatrave te gjorices, Vajkalit e shume fshatra te tjere .
- Asnje fonde per qendrat Shendetesore .
- Asnje fonde per ish-komunat Fushe –Bulqize e Zerqan e Kraste,
- Asnje fonde per subvencione ne bujqesi e blektori .
- Nuk i jepni renten minerare, pushtetit vendore .
Fjalimi në Kuvend I deputetit të Partisë Demokratike, Rolant Keta, 4 Dhjetor 2015