I nderuar z. Basha, kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë
I nderuar Prof. Dr Sali Berisha,
zotërinj të nderuar themelues të Partisë Demokratike,
deputetë, Dhjetoristë të vitit 1990,
zonja zotërinj, të nderuar miq
Fjalën time dua të nis me një falënderim nga zemra, me mirënjohje e respekt historik për themeluesit e forcës më të madhe politike që në themel të saj ka lirinë, në themel të saj ka demokracinë, ka vlerat universale, ka besimin tek të drejtat e njeriut, të shtetit ligjor, të tregut të lirë.
Mirënjohje dhe nderim për për heroin e demokracisë Azem Hajdarin. Sot, të gjithë përkulemi me respect për studentët që me guxim e kurajo ndezën dritën e lirisë, vranë frikën dhe celën shpresën për të gjithë shqiptarët.
Demokratët ja dedikojnë angazhimin e tyre në politikë liderit historic Sali Berisha. Mirënjohje dhe admirim për burrin e shtetit që i dha Shqipërisë dhe Shqiptarëve dhuratën më të cmuar lirinë!!
Miq, demokratë, sot çdonjëri prej nesh ndihet i shtëpisë në këtë festë sepse kontributi i gjithesecilit ka qënë i rëndësishëm dhe me kuptim në këta 25 vite.
Ne, si familja e vlerave, e potencialeve, aftësive, dhe sinergjise, kemi meritën dhe firmën për cdo arritje të Shqipërisë, për cdo aderim në konventat dhe marrëveshjet ndërkombëtare, anëtarësimin përkrah aleatëve botërorë të lirisë e sigurisë në Nato, pavaresinë e Kosovës, liberalizimin e vizave dhe plot relitete që transformuan vendin tonë.
Në përvjetorin e 25-të të themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, pas afro gjysëm shekulli diktature, unë ndihem e nderuar që më jepet fjala dhe unë atë do t’ia kushtoj grave dhe vajzave.
Partia Demokratike në krahun e djathtë të saj ka pasur dhe ka aleaten kurajoze dhe të guximshme me të cilën përballoi sfidat e ndërtimit të shtetit demokratik dhe sot përkrah saj është angazhuar në një përpjekje kombëtare për të shpetuar Shqipërinë nga një izolim i dytë për shkak të keqqeverisjes dhe lidhjeve kriminale të pushteteve në Shqipëri.
Si Kryetare e Lidhjes Demokratike e Gruas së Shqipërisë dua të shpreh mirënjohjen time më të madhe për gratë dhe vajzat që i kanë dhënë buzëqeshjen, I kanë dhënë energjinë, i kanë dhënë kuptimin, cdo fitoreje dhe përballje me sfidat, edhe aty ku dukej e pamundur.
Sot dua të falenderoj kryetaret në vite të LDGSH: znj. Flutura Hasko, znj. Antoneta Luli, znj. Marjeta Zace. Mirënjohje për të gjitha gratë themeluese, aktiviste e simpatizante të forumit më të madh politik të grave që më kohë të mira e të vështira kanë qenë gjithë me ne, na kanë mbështetur në mënyrë të pakufishme e me shumë durim e dashuri.
Faleminderit të gjithave, ju gra fisnike të shtëpisë sonë të vlerave!!
Por në këtë përvjetor cerek shekullor të jetësimit të Partisë së parë pluraliste në Shqipëri, Partisë Demokratike, e djathta duhet të krenohet për avancimin e të drejtave e grave.
Të djathtët e përkushtuar dhe me vizionin e z. Sali Berisha, mundësuan përparimin e të drejtave të grave, të kuotuara edhe në raportet e organizatave ndërkombëtare. Falenderime sot I shkojnë z. Basha I cili u bë Kryetari I parë I një force politike që artikuloi dhe kërkoi 50% të grave në Këshillat bashkiakë. Përqindja e grave në politikë dhe ne vendim marrje u bë busulla e politikave për barazine gjinore.
Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë sot është formacioni politik më i madh i grave në vend, me 20 mijë anëtare, është pjesë e Forumit të Grave Popullore Europiane dhe është përfshirë edhe në procese lobimi.
Por gratë dhe vajzat ende nuk e kanë fituar betejën me shkelësit e të drejtave të tyre.
Sot, sfida e grave dhe vajzave është mbrojtja e Demokracisë, ashtu sic ato dijnë të kujdesen për familjen e madhe, Shqipërinë
Ne, nuk do të lejojmë që Shqipëria që ju rritët me aq ndjenjë e përkushtim, të keqtrajtohet dhe të përdhoset.
Ne, do të rreshtohemi përhrah burrave, vëllezërve, të rinjve e të rejave.
Zëri ynë, do të ngrihet në mbrojtje të jetës;
Zëri ynë do të ngrihet kundër përcmimit, arrogancës dhe dhunimit politik të kësaj Qeverije;
Zëri ynë do të ngrihet për të mbrojtur familjet dhe fëmijët tanë;
Zëri ynë do të ngrihet për sigurine e jetës, pronës dhe për të drejtën për të punuar me dinjitet.
Zëri ynë do të ngrihet për një Shqipëri të lirë e demokratike, për një jetë me dinjitet.
Marshimi i 8 Dhjetorit tregoi se Shqiperia dhe shqiptarët janë me ne.
Ndaj, le të marshojmë të gjithë së bashku në këtë dhjetor të dytë.
Gëzuar Festën!!
Fjalimi i kryetares së Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi në 25 vjetorin e krijimit të PD, 11 Dhjetor 2015