Nga Korça, Partia Demokratike dhe Grupimi Dhjetor 90 vijuan turin e aktiviteteve përkujtimore të rrëzimit të komunizimit dhe themelimit të demokracisë. Studentët e Korçës, djepi i arsimit dhe dijes së kombit hynë ne historinë e demokracisë si mbështetësit e parë të Lëvizjes Studentore që rrëzoi diktaturën. Në fjalët e tyre anëtarët e Grupimit dhe drejtuesit e degës së PD theksuan se demokratët janë ata që do të ringrejnë Shqipërinë, do ta shpëtojnë atë nga kriza e mjerimit dhe do të rilindin shpresat. Idealet e Dhjetorit janë burim frymëzimi për të rinjtë dhe për çdo shqiptar që beson tek mrekullia e lirisë, tregu e biznesi i lirisë shteti juridik të drejtat e njeriut dhe tek çdo vlerë demokratike. Vetë themeluesit, demokratët e Korçës, mbështetësit e PD dhe të rinjtë konfirmuan se protesta dhe vetëm protesta është zgjidhja për ti thënë ndal kësaj qeverie të inkriminuar dhe për ti hapur rrugë zhvillimit të një Shqipërie Europiane.
Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 3 Dhjetor 2015