Te nderuar koleg ,
Te nderuar kryetare te Bashkive e keshilltare vendore .

Projektligji per qeverisjen vendore eshte nje inisiative e nisur shume vite me perpara , nga njesite vendore , shoqatat vendore, shoqeria civile e shume eksperte te tjere .
Ajo ka qene kerkese e vazhdueshme e kongresit te autoriteteve lokale dhe rajonale te keshillit te Europes, per decentralizimin dhe autonomine vendore .
Por a duhe j te sillej sot ky projekteligj? Mendoj qe jo , opozita dhe ekspertet ligjore e ekspert te Qeverisjes vendore, kerkonin qe ky projekteligj , duhet te diskutohej, dhe te miratohej para zgjedhjeve lokale te 21 Qershorit , ky projekteligj duhet te konsultohej me eksperte , me Ish-Drejtues Vendore , duhet te hartohej nga nje konsensus politik , por realiteti eshte ndryshe , Ky projekteligj as nje jave nuk eshte diskutuar ne komisionet parlamentare .
Sigurisht qe duhet te merreshin, opinionet dhe mendimet e shprehura nga ish Kryetare te njesive vendore , keshilltare , shoqatat e Bashkive dhe Qarqeve, gjate periudhes 2000-2015, te merrej eksperienca dhe sfidat e kesaj periudhe .
Detyrimisht te merreshin, ne konsiderate dhe rekomandimet e kongresit te autoriteteve Rajonale dhe Lokale te keshillit te Europes .
Ky projekteligj , duhej detyrimisht te miratohej para zgjedhjeve lokale , sepse qytetaret duhet te dinin te drejtat e tyre, qe u jep ligi i Qeverisjes vendore , Kandidatet ne zgjedhje e 21 Qershorit , partite politike duhet te paraqitnin projektet lokale bazuar ne kopetencat qe u jepte ligji i qeverisjes vendore , kjo qe ndodhi ne Shqiperi nuk eshte demokratike , dhe a e dini pse ndodh ?
Sepse ne keto zgjedhje nuk u votuan programet lokale te zhvillimit apo politikave qe u sherben qytetareve .
Por sot ne Shqiperi, fiton ai qe mashtron me shume , ai qe blen voten e Qytetareve , ai qe beri presion mbi administraten . Keshtu ndodhi ne zgjedhje e 21 Qershorit .
Kjo eshte semundje e rende, qe duhet te jemi te gjithe bashke per ta luftuar ate .
Prandaj edhe sot opozita , eshte ne proteste kundra oligarkise , blerjes se votes . kunder buxhetit 2016 si buxhet qe varferon shqiptaret.
Sot jemi 6 muaj pas zgjedhjeve te Qershorit , dhe reforma Administrative nuk solli asnje risi per qytetaret , por nje ngerc qeverisje. Vonesa ne zgjedhjen e administratoreve , menyra e perzgjedhjes se tyre u be 100% politike , pa pervoje , pa kapacitete dhe eksperience ne Qeverisjen lokale .
U larguan nga admistratat e njesive vendore, specialist me pervoje dhe shume vite pune, dhe u zevendesuan me militante partie .
U hoq veterineri dhe u zevendesua me kamarier , u hoq inxhinieri dhe u zevendesua me njerez pa arsim perkates .
Sot jemi ne muajin dhjetor, dhe a e dini se eshte shkelur haptas ligji 8652 neni 45 , per zgjedhjen e Kryepleqeve, ku neni 45 citon se jo me vone se 6 muaj pas zgjedhjeve lokale, duhet te kete perfunduar zgjedhja e kryepleqve , akoma nuk kane perfunduar ne pjesen me te madhe te territorit, kjo eshte autonomia juaj .
Reforma administrative ka sjelle pasoja ne sherbimet ndaj qytetareve , eshte larguar sherbimi ndaj tyre , sot duhet 1-2 dite, per te marre sherbimet ne qendrat e bashkive , por kjo a nuk kerkon kosto financiare per qytetaret ? sigurisht qe po ..
Eshte shtuar korrupsioni , nuk ka transparence sepse sot ne keshillat Bashkiake, mungojne perfaqesues nga ISh-komunat e largeta , eshte dobesuar dhe ulur aksesi i qytetareve ne vendimarrje .
Jane krijuar konflikte lokale te panevojshme mes ISh Komunave .
Reforma juaj nuk kurseu 80 milion dollare sic patet deklaruar .
Kemi 6 muaj qe jane nderprere investimet e nisura nga Ish komunat , ka ngerc te mbledhjeve te te ardhurave, sepse keshillat e meperparshme kishin vendime te ndryshme per tarifat dhe taksat vendore .
Ka 2 vjet qe kjo qeverisje e ka centralizuar pushtetin vendor , nuk ka patur vullnet per autonomine vendore , ajo i hoqi te drejten qe ia jepte ligji, per menaxhimin e takses se biznesit te vogel .
Centralizoi dhe hoqi menaxhimin e territorit, dhenien e lejes se ndertimit ,keto sollen miliona dollare me pak per Bashkite, qe ndikojne ndjeshem ne ekonomine e qytetareve, ne te ardhurat e pushtetit vendor , falimentoi shume biznese , uli lirine e biznesit , shtoi perqindje te konsiderueshme te papuneve .
Ligji i sotem titullohet ‘Per Vet Qeverisje Vendore ‘ , vet fjala vet qeverisje do te thote administrim dhe pergjegjesi te plote , por a jepet autonomi e plote ne te gjitha nenet e ketij projekteligji ?
Si ish-kryebashkiak, dhe njohes i problemeve qe hasen cdo dite ne pushtetin vendor, mendoj qe ky projekteligj nuk jep autonomi te plote vendore, dhe nuk keni vullnet per decentralizim te pushtetit vendor .
Ky projekteligj nuk jep te drejta te plota shume dimensionale , si : rregullatore , te drejta per sherbimet , per investime , administrative .
Nuk jep te drejta eksluzive , qe do te thote , qe Bashkite , keshillat bashkiake nuk kane te drejte te marrin vendime ne menyre te pavarur, pa nderhyrjen dhe udhezimet e pushtetit Qendror .
Me kete projekteligj, mbivendosen prioritete e qeverisjes vendore duke i shtuar funksione dhe kopetenca te reja .
Nderkoh qe kopetencat e dhena qe nga viti 2000 nuk jane qartesuar dhe keto 2 vjet nuk jane zbatuar nga kjo qeveri .
Pavaresisht se per shume vite dhe sidomos 2005-2013, jane bere shume per pushtetin vendor , si kalimi i listes se pronave ku perfshihen dhe pyjet , kalimi i ujesjellesave ne vartesi te pushtetit vendor , menaxhimi i takses se biznesit te vogel , rritja e aksesit ne transferten e pakushtezuar , e drejta e huamarrjes , etjj .
Projekteligji i sotem, ka shume nene te paqarta , ku lihet vend per abuzime te kopetencave , ne funksion te konsultimeve e te vendimarrjeve .
Qe ne nenin e dyte ne perkufizimet , vendime , urdher , mbikqyrje , monitorime , verifik ligjshmerie , inspektim , kontroll i jashtem financiar Pra nuk qartesohet , nuk percaktohen te drejtat mbi objektet dhe burimet njerezore per shendetesine , arsimin , kulturen , sherbimin pyjor , vaditjen .
Eshte e paqarte dhe jo transparente : transferimi i funksioneve , burimet njerezore .
Cfare do te behet me kopetencat e qarkut dhe ministrite per bordin e kullimit , kadastrat , per sistemin vadites , ku akoma nuk kane kaluar ne pronesi te Bashkise .
As nje sherbim nuk munt te kryhet pa kaluar ne pronesi te bashkive .
Alokimi i funksione : mbrojtja nga zjarri , arsimi parashkollor e parauniversitar , sherbimi paresor , si do jete ?
100% kopetence ne strukture , ne sherbime e administrim te pushtetit vendor apo do te jene funksione te perbashketa .
Keto kopetenca te reja qe u jepen Bashkive, a jane marre parasysh se munt te kete, me shume se nje institucion , qe pergjigjet dhe harton politika , nuk qartesohen burimet e financimit , kush do ta beje financimin e transferimit te funksioneve .
Nuk na jepet informacion per studimet e bera , per analizat per cdo kalim apo kopetence .
Kemi histori jo te sukseshme nga kalimi i ujesjellesve , nga bordet dhe asamblete dhe a e dini se ne cgjendje ndodhen ujesjellesat sot ?
Ato jane ne krize menaxhimi , kane detyrime dhe borxhe ndaj te treteve.
Ne projekteligjin e sotem cenohet rende autonomia e qarqeve , duke shkelur edhe kushtetuten nenin 110, per menyren e konsultimit , nuk percaktohet qarte perqindja e kontributeve qe japin Bashkite per Qarqet .
Nuk eshte percaktuar qarte ose centralizohet : mbikqyrja , verifikimi i ligjshmerise , kontrolli financiar . Mendoj qe institucioni me i larte dhe i pavarur , eshte KLSH-ja qe duhet te kryeje keto funksione . Por me kete ligj pushteti vendor auditohet nga prefektura , nga gjithe Ministrite pra , me keto nene shkelni te drejtat e Bashkive sipas kartes Europiane .
Cenohet e drejta e shoqatave, per procesin e konsultimit dhe rekomandimeve, ku ne kete ligj : natyren dhe ceshtjen e konsultimit dhe Kohen e percakton Keshilli i Ministrave , atehere cfare roli ka shoqata?
Kjo eshte e padrejte , kjo ndodh vetem ne Shqiperi .
Sigurisht qe po nuk respektove shoqatat nuk ka liri , nuk ka demokraci , nuk ndegjohet zeri i qytetareve .
Por kjo ndodh nga urrejtja dhe alergjia qe ka Kryeministri Rama ndaj shoqatave qe nga viti 2011, ku te gjithe mbajme mend qe krijoi shoqata paralele, vetem me vetem se mos drejtohej shoqata e Bashkive nga te djathtet .
Ne kete projekteligj cenohet dhe nderhyet direkt ne bashkpunimin vendor , dhe sidomos ne binjakezimet me Bashkite e huaja apo fondacione dhe denatore te ndryshem .
Ku, detyrimisht duhet te miratohen nga Ministria e Jashtme , kjo nuk eshte autonomi dhe ndikon direkt ne politikat , kapacitetet dhe burimet njerezore te bashkive, dhe detyrimisht ul projektet e zhvillimit per qytetet tona .
Ne nenin nente nuk qartesohet e drejta e autonomise fiskale , pra e drejta per te mbledhur te ardhurat .
Bashkite duhet te vendosin vete per tarifat dhe taksat vendore dhe jo te vendos Qeveria , pasi keshillat bashkiake e njohin me mire zhvillimin dhe resurset e zones se tyre .
Ne kete projekteligj, ulen kopetencat dhe autoriteti i Keshillave vendore dhe rritet autoriteti i Kryebashkiakut .
Nuk jepet rendesi ose nuk percaktohet qarte perfaqesimi gjinor .
Administratoret nuk kane rolin e tyre , nuk kane pavarsi ne vendimarrje por ato ushtrojne funksionin e tyre vetem me kopetenca te deleguera nga Kryetari i Bashkise .
Eshte jo demokratike menyra e zgjedhjes se kryepleqeve , ne kete projekteligj kryeplaku emerohet nga Kryetari i Bashkise , kjo cenon rende demokracine , politizon , heq te drejten e votes se banoreve te ketyre fshatrave , pra ul aksesin e qytetareve ne vendimarrje , keto jane simtoma diktarure .
Te nderuar koleg , ky projekteligj nuk jep dhe nuk qarteson autonomin vendore , nuk zbaton rekomandimet e autoriteteve rajonale e lokale te keshillit te Europes .
Nuk jep te drejta eksluzive dhe te plota Bashkive tona .
• Sot kjo qeveri ka rene !
• Qeveria Rama e ka humbur besimin e Shqiptareve !
• Ajo po i varferon qytetaret cdo dite !
• Kjo qeveri e ka humbur shpresen per Shqiptaret
• Me mijera biznese po mbyllen cdo dite !
• Papunesia po arrin kulmin !
• Buxheti 2016 eshte buxheti i krizes dhe jo i zhvillimit te ekonomise se Shqiptareve !
• Ulen investimet ne arsime , shendetesi ne ujesjellesa ne bujqesi !
• Ulet fondi i ndihmes ekonomike!
• Hiqen 10 mije invalide nga skema!
• Nuk ka fonde punesimi per rinine !
• Nuk ka rritje pagash per arsimtaret , mjeket e punonjes te tjere te administrative!
• Nuk ka rritje pensionesh!
• Nuk ka shendetesi falas !
• Kjo qeveri ka falimentuar !
• Kjo qeveri ka rene !

Ju faleminderit !


Fjalimi në kuvend i deputetit të PD, Roland Keta, 17 Dhjetor 2015