Ndryshimet ne Kodin Penal per veprat ne fushen e kontrabandes dhe te tatim taksave , synojne nje ashpersim ekstrem te sanksioneve penale per keto vepra, masa te tilla gjobe apo denimi penal zor se gjenden ne ndonje shtet te kontinentit tone.

Keto ndryshime u hartuan e propozuan nga kjo qeveri ne momentin kur me afsh e zell te stermadh e te papritur, u nis fushata qeveritare kunder informalitetit ne ekonomi.

Nje fushate per pergatitjen e se ciles u mendua pak ose aspak por qe u shit qe ne fillese si “aksion historik”( i shoqeruar patjeter dhe nga togefjaleshi refren ” i papare ne kto 20 vjet”) qe ne krye vetem te pak muajve do te perfundonte me nje sukses verbues.

 Neqoftese cdo subjekt njerezor i pajisur me nje inteligjence te mjaftueshme se pari mendon e pastaj vepron , ju edhe kete radhe se pari vepruat e me pas menduat. Zakon ky  tashme tipik per cdo aksion te Gubernes sone.

Cfare ndodhi ne fakt me nisjen e vazhdimin e kesaj fushate fanfare, te pagjykuar e te pamenduar?

 Banda tatimoresh e policesh u leshuan ne terren duke gjobitur e ndaluar subjekte te bisnesit apo qyqare qe nxjerin vetem buken e gojes.Shume qepena dyqanesh u mbyllen e tregtia e bisnese te tjera u tkurren ndjeshem. Vetem ne dy muaj bizneset shkurtuan rreth nje te katerten ( rreth 73000 ) te te punesuarve ne sektorin privat. Eshte per te te ardhur keq qe kjo kryqezate e Gubernes sone rilindi tek disa individe instiktin e pergjimit ,  te spiunimit e te denoncimit, ndaj “armikut publik” pra ndaj berberit, kafexhiut , shitsit te simiteve apo te qepeve e te majdanozit. Qe nga koha e komunizmit nuk kishim perjetuar me kaq shume spiunim vullnetar ne mbeshtetje te qeverise sa ne keto jave frenetike.

Ajo qe ne veme sot ne diskutim me kritiken apo argumentin tone ndaj ketij projekt ligji  nuk eshte Qellimi i fushates kunder informalitetit ne ekonomi, por Metoda e Motivi qe shoqeroi kete aksion te deshtuar te qeverise.

A ka informalitet ekonomik ne Shqiperi, pra aktivitete ekonomike qe kryhen jashte rregjistrit fiskal te shtetit dhe jashte rregullimeve te ligjes?

A ka shmangje nga taksat, fshehje te te ardhurave te tatueshme apo mashtrime fiskale ?

A ka punesim ne te zeze ne bisneset private?

Sigurisht qe ka , madje dhe shume. Dhe ky informalitet nuk ndeshet vetem te bisnesi i vogel apo ai mikroskopik. Ne kete segment te bisnesit informaliteti eshte vecse vizualisht me i dukshem per shkak te numrit teper te madh te subjekteve, por pa dyshim mjaft me i vogel ne shifra dhe per me teper shume me pak  i sofistikuar.

 Por skemi pse te ngurojme per te deklaruar se format me te sofistikuara te informalitetit , te evazionit fiskal, kontrabandes apo te koruptimit, cfaqen ne segmentet e tjere te bisnesit shqipetar qe nga kompanite e medha tregtare ato te ndertimit, kompanite mediatike, fondet e investimeve e deri te bankat tregetare apo kompani te huaja qe punojne ne Shqiperi.

Sot nuk ka me asnje habi po te deklarosh se sa me i fuqishem te jete nje bisnes privat, sa me teper akces te kete ai ne prokurimet e shtetit apo ne licencat qe leshon ky shtet , sa me i mirepritur te jete ai ne zyrat e shtetareve te larte , po aq me i madh eshte dhe perftimi i tij nga evazioni , kontrabanda apo favorizimi ne konkurence.

 Te medhenjte e bisnesit jo vetem jane me te sofistikuar e  me te maskuar ne perftimet e tyre te paligjeshme apo te padrejta ,por ata jane dhe me te mbrojtur nga ndeshkimi i ligjit, neqoftese ky do te ndodhte ndonjehere. Sepse te medhejte e bisnesit kane mundesi reale sot qe  ose te behen deputete,  ose te blejne miqesine e ministrave ose  te behen anetare e klubit te Miqesise ” Para e Shendet” te partive ne pushtet.

 Ndersa kafexhiu shitesi i djathit e i qepeve e majdanozit etj edhe sikur ta deshirojne kete status nuk i antareson njeri ne kete Klub te nderuar te parase per pushtet, e te pushtetit per para.

Guberna jone e sotme eshte teper e mencur sa per ta ditur kete e nuk ka patur nevoje te priste qe ta degjonte sot e  nga une kete analize.

 Ajo gjithshka e di mire edhe atehere kur vepron shume keq. Mos kini asnje dyshim ne kete.

A jane shqetesuese nivelet e sotme te informalitetit ekonomik, te evazionit fiskal, te kontrabandes apo te korupsionit ne mardhenjet shtet privat?

Sigurisht qe po. Madje keto fenomene cfaqen ne nivele shqetesuese e jane nder me te lartat ne Europe. Efekti i ketyre fenomeneve eshte ne cdo aspekt vetem negativ.

 Ato gerryejne jo vetem te ardhurat publike por dhe besimin e qytetarit te institucionet e shtetit, ato deformojne konkurencen e vrasin pikerisht ate qe eshte me i afti, ato mbajne ne primitivitet kulturen e te berit bisnes por dhe kulturen e te qenit qytetar ne nje shtet te ligjit e te barazise.

Si duhet luftuar ky informalitet? Ne menyren se si e kupton kete fenomen por dhe se  si i nderton politikat per te luftuar kete fenomen, duket urtesia e mencuria e nje qeverie. Cilesia qe dallon ate qe mendon gjate  nje here e pastaj vepron ,nga ai qe vepron nje here e pastaj kismet dhe mund te mendoje.

Ndoshta dhe mund te biem dakort ne pranimin e faktit qe informaliteti ekonomik nuk eshte luftuar mjaftueshem e me konseguence ne kto dy dekada, ndoshta mund te biem perseri dakort qe shume me shume duhet bere sot ne kte drejtim. Dhe le ta marri Guberna e sotme lavdine e te berit me shume dhe me mire ne kete drejtim.

Por nuk mund te biem kurre dakort qe perdorimi i terrorit administrativ e penal ne ekstremet e mundshem te tij, sikunder ju propozoni ne kete projekt ligj, do te jete instrumenti qe do ti beje gjerat dhe me mire dhe me shpejt. Perkundrazi.

 Eksperimenti juaj dy mujor tashme e provoi qe aksioni i nisur me shume pathos e aventure qe jo vetem nje deshtim por edhe i teper i  demshem.

Kryeministri yne u terhoq pjeserisht nga kjo aventure e nisur si paranoje, kur ndjeu nga sondazhet pakenaqesine e kulmuar te bisnesit e te qytetareve. Sepse vetem kjo pakenaqesi guxoi e bertiti. Cani apo Ahmetaj apo dhe bletet e tij puntore vec i recitonin dhe i uronin “Perpara o Komandanti yne”.

 Kryeministri qe befas dicka kuptoi, reagoi madje po befas u be dhe meshiremadh duke u ngutur heqi qesim taksat per bisnesin e vogel, te fale gjithe kamatvonesat per energjine e papaguar.

Por ne aspektin e realizimit te qellimit  te fushates kunder informalitetit ekonomik as terrori absurd i muajve te pare, ndaj bisnesit por dhe as joshja pa nder ndaj tij keto ditet e fundit , nuk shenojne dot as edhe nje milimeter progres.Perkundrazi.

 Ne ju kerkojme sot ne kete seance qe ti terhiqni keto sanksione e penalizime ekstreme ndaj bisnesit e qytetarit. Ligji i eger penal dhe gjyqtari i ashper kurre nuk kane prodhuar, as drejtesi e as respektim me bindje te ligjit.

Perkundrazi duke rritur ne keto kufij ekstrem gjoben fiskale apo denimin me burg do te prodhoni pashmanshmerisht fenomene akoma dhe me te demshme se sa vete informaliteti ekzistues.

Se pari do te sofistikohet edhe me tej arti i mashtrimit ne evazionin fiskal, sepse denimet e renda jane vec nje ftese per qytetarin qe te behet edhe me dinak edhe me mashtrues.

Se dyti, do shtyhet ne ekstrem tundimi i zyrtarit tatimor per te abuzuar e per te perftuar e jo per te zbatuar ligjin. Ju po i jepni ne dore inspektorit te thjeshte tatimor te drejten qe me vullnetin e tij ti vendose nje subjekti nje gjobe prej qindra milion lekesh apo te drejten per ta cuar ate ne burg.

Se treti gjithe presioni reagues i subjekteve ndaj gjobave te paperballueshme apo shpetimit prej burgut do te perplaset te gjykatat dhe ndoshta dhe ato do te thyen para ketij presioni, ose duke mos e mbrojtur qytetarin ose duke dhene ” drejtesi” me cmim me te shtrenjte.

Lufta kunder informalitetit ne ekonomi ka rezultuar deri me sot nje nga betejat me te veshtira me komplekse e me afatgjata te cdo shteti, madje dhe te atyre te vendeve te zhvilluara. Askush ska pretenduar ti korre rezultatet qe sot. Dhe per me teper gjithkush ka kuptuar qe ky eshte se pari e mbi te gjitha rezultante e nje procesi kompleks,reformues e modernizues ne te gjitha hallkat e shoqerise por edhe te shtetit.

 Ne themel te suksesit ne kete lloj  beteje eshte aftesia e shtetit per te krijuar e imponuar bindjen tek cdo qytetar ,se pikerisht duke paguar  te gjithe ne cdo detyrim qe na takon si qytetare te nje shteti, atehere dhe vetem atehere  secili do te kete me shume perftime se sa kosto.

Perpiquni te kultivoni se pari besimin qe ligji qe doni te miratoni eshte ne te miren e kujdo, por dhe qe ligji do te zbatohet rigorozisht e njelloj per te gjithe , pa perjashtime e pa favorizime.

Besoni nje here vete te ligjshmeria e veprimeve te shtetit para se te tjeret te besojne tek ju.

Pranojeni ne mundeni( gje per te cilen pak kush ka ndonje shprese) qe demi qe i sjellin shtetit e shoqerise veprimet jashte ligjit apo kunder ligjit, te “oligarkeve ” te shumte te tregtimit te majdanozit qepeve, djathit , kafes ,simiteve apo te sallamit e te kukurecit, eshte mijra here me i vogel se sa makuteria e oligarkeve te paket qe kane licence speciale per te bere kontrabanden, per te gllaberuar prokurimet e fondeve publike apo per te patur akces eskluziv ne licencat koncesionare te sherbimeve publike.

Perkrahni me ne fund ata te shumte qe zgjedhin qeverine e jo  ata  te pakte qe jane vetem te perzgjedhurit e qeverise.


Fjalimi në Kuvend i deputetit të Partisë Demokratike, Genc Ruli, 3 Dhjetor 2015