Së pari, këtu duhet të ishte njëriu që dekoroi xhelatët sepse vinte si pasardhës direkt i xhelatëve, i Spiro Kolekës i cili çoi në varr, një nga një qindra intelektualë shqiptarë që u shkolluan në perëndim, si xhelat i tmerrrshëm i diktaturës komuniste, dajos së këtij që ju drejton ju sot që në vitin 90 për një pjesë që ishin në atë kohë në Qytetin Studenti, do isjte i vetmi, sipas pleniumit të Komitetit Qëndror, që kërkonte t’u futeshin tanket studentëvve. Të vijë këtu Edvin Kristaq Rama, sepse i ati i tij ka firmosur në gusht të vitit 88 varjen në litar në sheshin e Kukësit të poetit Havzi Nela vetëm sepse shprehu besim se “era e OSBE-së do fryjë dhe tek ne dhe do na mbrojë të drejtat tona”. Të vijë këtu njëriu që kryetar bashkie, për të nderuar kujtimin e Ndreko Rinos emërtoi rrugë, xhelatit të vërtetë të veriut të Shqipërisë, njëriu që pushkatoi pa gjyq me dhjetëra e qindra qytetarë shqiptarë. Të vijë këtu dhe të mos fshihet prapa të tjerëve. Të vijë këtu, njëriu i cili, sapo u bë kryeministër, ndonëse PS-ja kishte qenë 8 vjet në pushtet dhe s’kishte ndodhur, sapo u bë kryeministër kremtoi 70-Vjetorin e Çlirimit me portretet e Enver Hoxhës dhe i shpërndau në FB-un e tij në të gjithë botën. Ju doni të fshiheni. Do e lexoj ligjin këtu.  Ligji 94 ndalon dhënien status të kriminelëve të luftës së klasave të  genocidit komunist.

Të vijë këtu… Erdhi..të qëndrojë këtu e të mos fshihet prapa Mimit, të dalë vetë, njeriu që iu kundërvu me të gjitha mënyrat, largimit nga funksionet publike të xhelatëve të genocidit komunist, njeriu që ishte autor dhe nismëtar kryesor i amendimit të ligjit nga PS në 99 apo vitin 2000 në të cilën hoqi klauzolën që ndalonte dekorimin e kriminelëve të luftës së klasave.

Të vijë këtu njeriu, se ai është personifikimi që çoi në Gjykatën Kushtetuese, ligjin e dytë që bëmë ne si shumicë në vitin 2008, për përjashtimin nga funksionet publike të xhelatëve të diktaturës komuniste.

E gjithë kjo që bëhet, bëhet për legjitimimin që ju i bëni krimit të diktaturës komuniste…Këtu ka prej tyre që në Dhjetor ishin në anën tonë, ishin kundër. E çfarë ju lidh juve atëherë me xhelatët?! Ju lidh Edi Rama. Ai ju lidh pazgjidhshmërisht. A keni konstatuar juve se revolta mbarëpopullore që po përpiqet ta shpërndajë tek ju, është për të, urrejtja është për të! I dridhet zëri, i dridhet shpirti, i dridhen leqet e këmbëve dhe ka tre ditë që ditë e natë përmënd pa ndërpre “PD”/ “Sali”/“Lulzim Basha” etj.

Ndaj, urdhëroni të miratojmë Rezolutën, të bëjmë hapin e dytë, lustracionin. Urdhëroni të dënojmë çdo përpjekje për të kthyer simbolet e së shkuarës së zezë dhe lexoni dhe njëherë, flakët e bunkerit janë flakë për ty! Janë flakë urrejtjeje të shqiptarëve ndaj akteve të tua! Janë flakë të atyre që për 70 vjet me radhë jetuan jetën më të tmerrshme, se 35% e buxhetit futej në bunker; e atyre që jetuan në bunkerët, burgjet e komunizmit dhe që t’i ua ndërton si konstelacion. Nuk duan të venë zjarre njerëzit, nuk ishte flake zjarri ajo, por   ishte flakë urrejtje ndaj teje, provokator!”

Fjala pas fjaës së Ramës:

Askush nuk duhet të harxhojë qoftë dhe një minisekondë të përgënjeshtrojë një njëri të damkosur si gënjeshtari më i madh në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare në historinë e Europës së Pasluftës, njr 1 dhe këtë ja kanë përcjellë në mënyrë konsistente burimet më serioze mbi tokë. Por unë, për respekt të qytetarëve do të lexoj këtu ligjin e vitit 1994 dhe amendimin që i bëri zotëria kur u kthye nga Parisi ku shiste ikona të vjedhura, sipas Fatos Nanos, për të rikthyer etërit e tij. Ja çfarë thotë ligji:

LIGJ

Nr.7874, datë 17.11.1994 PER STATUSIN E VETERANIT TE LUFTES KUNDER PUSHTUESVE NAZIFASHISTE TE POPULLIT SHQIPTAR

Neni 6: Statusin e veteranit nuk e gëzojnë personat që janë dënuar

ose dënohen me vendim të Gjykatës për krime kundër lirisë dhe

pavarësisë së Atdheut dhe kriminelë në luftën genocide të klasave

në regjimin totalitar.

L I G J Nr. 8526, date 23.9.1999

PER DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NE LIGJIN NR.7874, DATE 17.11.1994 “PER STATUSIN E VETERANIT TE LUFTES KUNDER PUSHTUESVE NAZIFASHISTE TE POPULLIT SHQIPTAR”

Neni 6 ndryshon si vijon: “Statusi i veteranit nuk u njihet ose u hiqet personave qe janë dënuar ose dënohen me vendim gjykate te formës se prere, për krime lufte, për bashkëpunim me pushtuesit nazifashistë ose për veprimtari agjenturore kundër interesave të Atdheut.” Eshtë hequr përcaktimi që “nuk e gëzojnë kriminelët e luftës genocide të klasave të regjimit totalitar”. Je ti (Rama) një nga nismëtarët e amendimit të këtij ligji.

Kur të shoh ty (Ramën) kur më citon ti mua duke t’u dridhur zëri të them që nga njëra anë më bëhet zemra mal se ti tregon atë që je. Unë jam një ish kryeministër, s’jam më as kryeministër jam një deputet si të gjithë ju të tjerët këtu dhe vetëm ty të ka mbetur mëndja se unë jam gjithçka, se unë jam kryeministër. Fakti që ti del pas citimit të fjalimeve të Enver Hoxhës dhe pas pamfletit famëkeq që shkruajte kur vdiq ai, del tani dhe lexon fjalimet e Sali Berishës. Po ç’i duhen qytetarëve fjalimet e mia, i lexojnë vetë ata po ti duan. Po ç’i duhen fjalimet e mia të mbajtura këtu e dhjetë vjet përpara. Dhe bravo u qoftë që s’u interesojnë. Megjithatë ti nxirri, nuk kam asgjë po unë ndërtoj mbi projekte, nuk ndërtoj mbi fjalime. Kurse ti ndërton mbi mashtrime për Shqipërinë dhe fjalimet e mia.

Duhet të bësh falje publike që amendove ligjin. Ligji për dekoratat, i amenduar në vitin 2012 nuk njeh asnjë lidhje midis veteranit dhe dekoratës, përkundrazi përcakton se dekorata është individuale mbi bazën e vlerësimit të meritave të caktuara. Ai lëshohet me një çertifikatë dhe nuk bëhet kurrë kolektive. Këtij i duhet të fshihet tani. Se ky nuk ka pendesën, ky ka kompleksin e turpit, se po të ketë pendesën ngrihet këtu kërkon të falur dhe duhet të anulojë dekoratat, të rikthejë në fuqi lustracionin, të amendojë ligjin. Këto janë qëndrimet e njëriut të qytetëruar. Po ti udhëhiqesh nga parime të tjera, nga probleme të tjera. Ti nuk ke absolutisht asgjë të përbashkët me një njëri të qytetëruar. Edhe vetë i ke mendimet më të zeza dhe çfarë nuk ke tjetër të zezë e merr nga Koço kusari. Shkoi një Jug zotëria, volli vrer kundër 100-200 max 300 familjeve, shumica e të cilave të internuara në kohën e Enver Hoxhës, me origjinë nga Veriu, dhe nga aty pastaj shkoi vizitoi sarajet e Koços. Po të jetë puna për të çuar në Sarandë, kanë çuar lebër aty, dhe ka qënë politikë e imja, me misionarë  me emisarë i kam zbritur nga e gjithë labëria dhe kanë marrë toka atje ku duhet të merrnin. Ka qënë politika ime e kthimit të kombit drejt detit. Nuk kishte nevojë të zbriste njëri, kishte breg nga Velipoja gjer në Durrës e më tutje, me mijëra kilometra. Kam pas projekte zhvillimi unë jo projekte mashtrimi si ky. Sigurisht kombi duhet të kthehet drejt detit. Besojauni ju tokat Koço kusarit. Në momentin që ti sulmoje këta alpinë harroje që kur këta alpinë luftonin për pavarësinë e Shqipërisë, gjyshi Koço Kokëdhimës rreshtohej me Zografin. Kokëdhima ishte pikë mbështetëse e Zografit në atë zonë. I harron këto dhe përpiqet tani ti kalojë duke damkosur ata. E kanë për nder ata që janë alpinë sepse ata kanë qëndruar aty, si dëshmi e një shpirti të pamposhtur, si dëshmi e një dashurie të pakufishme për tokën dhe shtëpitë e tyre dhe i kanë ruajtur ato zona.

Edhe një herë, votoni rezolutën, edhe juve ju takon. Me disa nga ju kemi qënë aktiv në lëvizjen e dhjetorit, u ndatë për arsye tuajat dhe se quaj të gabuar se nuk patët qëllim të keq kur u ndatë, patët qëllim që të mundtë reformonit, po nuk e dinit që një ditë do ju vinte e zeza mbi kokë si puna e këtij. Nuk e dinit se një ditë do kthehej njëriu i nxjerrë nga hundët e Spiro Kolekës, që ka uurrejtjen e Spiros për opozitën, që zgjohet mëngjes, drekë, darkë duke mallkuar opozitën, duke shpifur e trilluar, që shpik ligje për ti mbyllur gojën opozitës. Po ne këtu jemi dhe absolutisht do qëndrojmë, vetëm ti të këshilloj,  lexoje mirë flakën e bunkerit, nuk ishte flakë për çimenton dhe çelikun ajo. Lexoje mirë!

Fjala pas replikës së Ramës

Të dashur qytetarë dhe qytetare e dëgjuat Nastradinin, njeriun që për realitet të vetëm krijon, njeh dhe pranon atë që krijon në mendjen e tij. Një nga këto realitet është se alpinët paskan okupuar, pushtuar, 50 mijë ha tokë në bregun e Shqipërisë dhe se këtë e paskan bërë nga Sali Berisha. Kjo është e vërtetë sa ç’ishte heqja e TVSH-së për ushqimet, sa ç’ishte shëndetësia falas, ku ky është gënjeshtar kurse në 50 mijë ha ju garantoj se ky është 50 mijë herë gënjeshtar. Nuk është në gjendje të gjejë qoftë edhe një familje të vetme e cila ka marrë nga Sali Berisha qoftë dhe një metër katror, jo në Sarandë por në mbarë Shqipërinë. Gjatë qeverisjes sime dhe PD me aleatët, u bë gjithçka për të zhdukur atë diskriminim krahinor të instaluar për gjysmë shekulli e më shumë në Shqipëri. Vetëm në rrethin e Sarandës ku ky Nastradini deklaronte se Llogara e poshtë nuk është bërë një investim, harronte se ishin bërë mbi 220 mln euro investime. 80 km rruga Orikum-Sarandë. 18 km Sarandë-Butrint, 32 km rruga Qafë Botë-Sarandë, rruga e Finiqit, dhe një seri rrugësh të tjera, landifilli i Sarandës, ujësjellësi i Sarandës, porti detar i Sarandës, hyrja e Sarandës. Ky është ai, nuk është Nastradini, ky është Nastradini ri. Dhe thotë se i paskemi injoruar ne, se po investon ky në Qeparo me Koçon dhe pallatet e resortet e veta dhe aty është bota te pallatet dhe resortet e tyre.

Vetëm në fshatrat e bregut me program të BB u investuan 37 mln dollarë. Vetëm për fermerët e bregut të Sarandës dhe Delvinës, përfshirë dhe idhullin  e tij Koço Kokëdhimën, u investuan, i financuam mbi 700 projekte, në agrume, ulli, në vreshta dhe prodhime blegtorale. Vetëm në energjetikë u investuan nga Orikumi në Konispol të paktën 40 mln euro dhe Unaza e Jugut e tëra, qindarkë për qindarkë është vepër e qeverisë së mëparshme, që ky shkon e inauguron tre herë në segmente të ndryshme. O gënjeshtar! Ti që flet aty, ti zonjë…është e vërtetë që e anulova tenderin e linjës Tiranë-Prishtinë sepse kishte brenda korrupsion dhe sepse herën e dytë u kontraktua me 8 mln euro më pak. Jam krenar sepse u shpëtova shqiptarëve 8 mln euro, dhe jam krenar se ajo kompani të cilën e përjashtuan se gjoja ajo se ndërtonte dot, asaj ja dhanë se s’kishin ku të shkonin, se ofroi 8 mln euro më pak.

Kur flasin këtë e kam kollaj, u këpus nga një nofkë, por për zonjat është mirë të përmbahesh, se për definicion jam i detyruar t’ju respektoj. Ky zotëri që shkoi pardje në Shkodër, me 730 policë dhe ushtarë të Gardës, dy batalione. S’ka ndodhur kurrë që nga koha e Enver Hoxhës të bllokohen rrugët e qytetit se kalon frikacaku nëpër to. 723 policë dhe gardistë në Shkodër. Shkodra u shpreh, për qytetarët e saj foli ajo zonja, për hir të së vërtetës foli edhe ai militanti socialist që desh e sikterisi nga salla.

Mashtron prap dhe flet për 40 mijë legalizime. Zero legalizime ka bërë. Nëse letrat pa vlerë i quani legalizime ju talleni me veten tuaj dhe ata që u lëshoni letra. Shkon e shëtit nëpër Shqipëri. Cffarë i tha qytetari në Kamëz. I tha ato që s’guxoni t’ja i thoni ju; “ti nesër do na përcaktosh çmimin tre herë më të madh se sa e kërkonte ai tjetri”.

Ju bëj thirrje asnjë qindarkë mos shpenzoni për legalizimin e shtëpisë. Të gjitha do t’i legalizojë PD me 1 euro. Asnjë qindarkë, mosbindje të plotë civile ndaj mashtruesit. Mosbindje të plotë civile, asnjë qindarkë mos i jepni hajdutit. Të gjitha do t’i legalizojë PD me një euro. E bën këtë sepse iu mashtroi, iu tha se do të legalizojë falas ndërsa tani do t’i përcaktojë çmimet sa do. Të vazhdojmë protestën. Edi Ramës nuk i ka hyrë lepuri në bark. I ka hyrë Saliu në bark. Është i pashpresë, po vdes nga frika.


Fjalimi në Kuvend i ish kryeministrit Sali Berisha ne Kuvend, 17 Dhjetor 2015