Edi Rama mori sot në mbrojtje me fanatizëm Cubin e tij, edhe pse ai është autor i një vrasje dhe këtë e pranon dhe vetë drejtuesi më i ri i PS në Shkodër.
Në fakt, Edi Rama po merr në mbrojtje skemën e tij që e ka vënë në funksion tashmë, duke strehuar në parti shumë prej drejtuesve, funksionarëve, deputetëve me të shkuar kriminale, që ai u hapi dyert dhe i promovoi.
Ajo çfarë po dëshmon Edi Rama, edhe pas miratimit të ligjit për dekriminalizimin, është një inkriminim i ri, kësaj radhe i partisë, të cilën po e mbush me banditë e trafikantë për ti ndërsyer nesër kundër votës së qytetarëve.
Partinë Socialiste të Lezhës, Ndokajve, Partinë Socialiste të Kurbinit, Prengajve, Partinë Socialiste të Krujës Bushit, e kështu me radhë.
Në kontrast të plotë me këtë inkriminim masiv të Ramës, Partia Demokratike jo vetëm dha shembuj para zgjedhjeve të fundit lokale, por ka ngritur prej tre muajsh në selinë e saj, komisionin e integritetit të figurave që drejtohet nga doktor Halim Kosova.
Meqë e mbron deri në fund Cubin e tij në Shkodër, Partia Demokratike ka 3 pyetje për z.Rama.
Përse zgjodhe ti përfaqësosh socialistët e ndershëm të Shkodrës me një person të mirënjohur si problematik e që ka kryer me dorën e tij një vrasje, ndërsa ai mund të ishte një mjek, një inxhinier, një jurist, profesor, një mësues, apo një person me integritet që këtij qyteti nuk i mungojnë?
A keni dijeni së vëllai i madh i Cubit që i keni besuar partinë në Shkodër ka vrarë një sportist në këtë qytet, dhe vëllai i vogël ka vrarë dhe e kanë vrarë?
Meqë e keni kaq përzemër Cubin, a mund ti thoni publikut z.Rama, me çfarë shume e bleu ai pafajësinë pas vrasjes, me 70 mijë apo me 80 mijë euro?