Shkodra, vatra e demokracisë dhe rezistencës historike të antikomunizmit, u bë sot mikpritësja e Grupimit Dhjetori 90, themeluesve dhe mbështetësve demokrate në përkujtim të 25 vjetorit të fitores së demokracisë.
Anëtarët e Grupimit u shprehën se Shkodra, qyteti i martirëve të lirisë edhe këtë dhjetor do ti paraprijë protestës së 8 Dhjetorit për një Shqiperi pa dhunë, pa terror e mjerim ku e kanë zhytur pasardhësit e komunizmit.
Studentët e Dhjetorit, të rinjtë dhe mbështetësit demokratë evokuan emocionet e ngjarjeve historike të protestave të rrëzimit të komunizmit dhe bënë apel për një pjesmarrje kombëtare deri në rrezimin e qeverisë së krizës dhe eksodit të shqiptarëve. Vetëm demokratët dhe ithtarët e lirisë do ti japin Shqipërisë ringritjen dhe shpresën për integrimit evropian.
Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 7 Dhjetor 2015