Deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani mori pjesë në konventën e 25 vjetorit të themelimit të PDSh-së së Luginës së Preshevës. Në fjalën përshëndetëse, z Bogdani shprehu përshendetjet e përzemërta të kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë z Lulzim Basha si dhe mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
“Më lejoni të përcjell urimet dhe përshëndetjet më të përzemërta për ju nga kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë z Lulzim Basha, i cili me porosi dhe mesazh të veçantë për vëllezërit shqiptarë të Luginës së Preshevës Ju përcjell mbështetjen e plotë. Për Partinë Demokratike jeni prioritet kushtetues që nga dita e parë e themelimit, sot e deri në ditën që ajo do të egzistojë”, tha Bogdani.
Deputeti Bogdani uroi PDSh-në për themelimin e saj dhe të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen për më shumë bashkim.
Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 27 Dhjetor 2015