Çfarë kuptimi do kishte shteti i të padrejtës, shteti i korruptuar e kriminal që ka ngritur Edi Rama, nëse ai vetë nuk do të ishte në krye të shkeljes dhe dhunimit të ligjeve dhe Kushtetutës. E ka bërë këtë në mënyrë të përsëritur për interesat e tij politike. E ka bërë dhe vazhdon ta bëjë edhe për interesin e tij privat dhe personal.
Kodi Doganor, është një nga ligjet e vendit, që Edi Rama e ka shkelur këto dy vite në mënyrë të përsëritur.
Në këto tabela që ju shihni në ekran, janë të gjithë deklarimet për pikturat që kanë kaluar kufinjtë e vendit, dhe ka deklarim edhe kur ato janë kthyer.
Shikojini me kujdes.
Mungojnë pikturat e Edi Ramës. Edhe pse ai e ka kthyer postin kryeministror në një agjensi private ekspozitash me turizmin e tij piktoresk nga Gjermania në Kinë nga Italia në Stamboll.
Por Edi Rama, nuk deklaron pikturat që nxjerr jashtë për ti shitur me etiketën e kryeministrit të Shqipërisë. Ai i fsheh, duke shkelur ligjin.
Ndonëse Kodi Doganor kërkon që këto të deklarohen, Edi Rama e ka përjashtuar veten nga deklarimi.
Fermeri që nuk tregon kuponin për një kile qepë në burg. Berberi që nuk pret kuponin në burg.
Edi shkon e vjen në botë me pikturat e tij kryeministrore pa deklaruara asgjë, pa i hyrë ferrë në këmbë.  Ligji nuk ka forcë ndaj tij.
Kjo është një tjetër dëshmi e shtetit të padrejtës. Ky është Aparteidi i Edi Ramës ku sundojnë mbi ligjin e kundër ligjit ai, sajmja i drogës, beqja i tenderave, gjiknurët e cezit, ahmetaj-ryshfetaj e një grusht carapulësh, papulësh e nushësh.
Dëshmi e faktit se ligji dhe ndëshkimi i ligjit janë për qytetarët, jo për kryeministrin e vendit.
Kështu, Edi Rama e ka shpallur veten të paprekshëm, ashtu siç bëri edhe me imunitetin që i dha vetes në parlament duke mos lejuar hetimin për vjedhjen e shekullit, aferën CEZ, më të rëndën në historinë e vendit.
Këto padrejtësi do të marrin fund. Populli është në këmbë, dhe shteti i korruptuar, i padrejtë dhe kriminal i Edi Ramës do të shkulet nga themelet njësoj si bunkeri.
Koha e maskarenjve, koha e kësaj qeveria ka mbaruar.


 Deklarata për mediat e Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun, Grida Duma, 19 Dhjetor 2015