Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Grida Duma vizitoi sot familjen dhe komunitetin Rom pranë zonës së Shkozës në Tiranë ku humbi jetën nga të ftohtët një foshnjë. Ky nuk është rasti i parë dhe pse qeveria, kryeministri dhe Bashkia vazhdojnë të heshtin e të harxhojnë miliona euro para të shqiptarëve, të cilat u kthen në formë rryshfeti në xhepat e tyre dhe asnjë lek nuk shkon për familjet në nevojë për komunitetin Rom, për më të pamundurit. 14 persona kanë humbur jetën vetëm gjatë këtij viti, 4 vetëm në muajin Dhjetor si pasojë e varfërisë ekstreme dhe pamundësisë për të paguar energjinë elektrike.

“Është vdekja e dytë brenda një jave e një foshnje nga të ftohtit nderkohe qe dimri nuk ka ardhur akoma. Kjo qeveri i bën njerëzit që të shikojnë banesat sociale që i kanë këtu afër si një mollë e ndaluar, nha njera ane dhe nga ana tjeter u jep miqve, ministrave, nushëve etj, me qindra milionë euro paradhenie dhjetevjecare per këtë shëndetësi që askush nuk merr sherbime madje as  ky fëmijë  nuk mundi dot brenda natës të merrte ndihmen e pare. Bashkia ka dëshmuar se interesi i vetëm është përfitimi politik edhe me banesat sociale të cilat i shpërndan nga 5 çdo muaj. Situata është kriminale

Sigurisht që njerëzit e kanë humbur besimin sepse gjenden në një  situatë  që nuk e dinë a do ti kenë edhe këto kasolle deri vitin tjetër sepse kjo qeveri duke e ditur se nuk do te jetë neës vjedh me babzi gjithcka mundet sot.  Ne si opozitë do jemi në pararojë bashkë me aktorë të tjerë të shoqërisë shqiptare për të ndaluar këtë kriminalitet që bëhet nga kjo qeverisje. Jemi në emergjencë dhe duhet reaguar shpejt  sepse njerëzit janë në nevojë dhe varfëria ekstreme po i shtyn drejt vetflijimit”, tha Duma.

Anëtarët e komunitetit Rom apeluan për ndihmë dhe lëshuan akuza ndaj kryeministrit dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës për mospërkrahje.

“Ne kemi 20 vite që jetojmë këtu me këto kushte. Të gjithë ato fonde që kanë shkuar për komunitetin Rom dhe Egjiptian, ku janë? Ku kanë shkuar? Pse nuk verifikohen nga shteti?! Pse Edi Rama rri këmbëkryq në karrige e shikon filma dhe nuk shikon popullin shqiptar që është duke vuajtur. Si Krishti po vuajmë. Siç e dini këtu kanë ndodhur 5 vdekje. Është rasti i pestë që unë i ndihmoj. Duhet ti ndihmojë shteti dhe jo vetëm unë sepse edhe unë jetoj në barake. Kam 5 fëmijë për të ushqyer edhe unë. Erion Veliajt i bëj thirrje që të vijë këtu në komunitet, këtu në Shkozë. Të vijë e të bëjë shtëpi për romët, të strehohen e të mos kenë këto problematika. Shkojmë nëpër spitale dhe na kërkojnë lekë për të bërë vizita. Po i them edhe një mesazh Erion Veliajt që të marrë masa për stehimin e komunitetit Rom. Ti bëjë sa më urgjente para se të vijë dimri i egër që s’ka ardhur akoma”, tha Orkida Driza, një anëtare e këtij komuniteti.


Njoftim per shtyp i Partisë Demokratike, 28 Dhjetor 2015