Te nderuar kolege,

Marreveshja qe miratojme sot eshte e nje rendesie te vecante per zhvillimin e kryeqytetit pasi cliron në rreth 50 milion euro te dhena per ndertimin e bulevardit te ri te Tiranes si dhe rehabilitimin e lumit te Tiranes.

Riskedulimi i perdorimit te ketyre fondeve vjen pas nje bllokimi dy vjecar qe qeverisja aktuale i beri marreveshjeve te miratuara nga Kuvendi i Shqiperise ne Maj te vitit 2013. Ministria e Financave per dy vjet me rradhe neglizhoi me qellim dhenjen e auitorizimit per nepunesit e autorizuar te projekteve qe do te mundesonte disbursimin e kredise.

Paralelisht me Ministrine e Finacave, Prefektura Tirane per dy vjet me rradhe ne 2014 dhe 2015 bllokoi buxhetin e bashkise se Tiranes per te penguar shpronesimet e nevojshme per fillimin e punimeve ne te dy projektet.

Sot jemi ne kushtet kur marreveshja duhet te rimiratohet per ta vene ate ne afate te reja kohore. Shembulli i kesaj kredie eshte rasti me negativ se sin je force politike bllokon shjvillimin e Tiranes per interesa te ngushta elektorale.

Desheroj te sjell ne vemendje qe projekte te tilla per bashki te drejtuarta nga e majta ka pasur shume gjate periudhes qe qeverisja qendrore drejtohej nga e djathta por ne asnje rast nuk jane bllokuar. Shembnulli me i qarte per kete jane projektet e furnizimit me uje dhe kolektori i perpunimit te ujrave te zeza ne Korce dhe pogradec te cilet jo vetem nuk u penguin por u mbeshteten me prioritet per shkak te rendesise se madhe qe kishin per banoret e ketyre bashkive si dhe zhvillimin ekonomik te tyre.

Grupi parlamentar i Partise Demokratike ashtu si dhe ne komision do te votoje ne favor te miratimit te marreveshjes sepse ka te beje me interesat e qytetareve te Tiranes pavaresisht anesise te tyre politike.

Ky shembull mund ti vleje edhe maxhorances se majte e cila ne te ardhmen nuk duhet te sillet ne menyre primitive sikurse e soll me kete project te rendesishem per te fituar kapaital politik ne zgjedhjet e qershorit 2015.

Ata qe humben nga keto veprime absurde jane qytetaret te cilet keto dy vepra shume te rendesishme per zhvillimin afatgjate te qytetit do ti shfrytezojne te pakten me dy vjet vonese.

Sot jemi ne seancen e fundit te vitit 2015 dhe eshte rasti te hedhim nje veshtrim permbledhes per ate cfare i ofroi qytetareve qeveria gjate ketij viti ne lemin ekonomik.

Viti 2015 si edhe viti paraardhes u dallua per rritjen e konsiderueshme te barres fiskale. Ne kundershtim me sa kishte premtuar maxhoranca e majte vazhdoi rritjen e taksave gjate ketij viti me rreth160 milion $.

Taksat qe u rriten ishin ato mbi qarkullimin, akciza e duhanit, tatimi mbi qerate, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi dividentin te cilet rriten edhe cmimet e te gjithe mallrave dhe sherbimeve qe lidhen me to.

Per rreth 1 vit rresht pasi erdhi ne pushtet degjuam maxhorancen te garantoje qe nuk do te kete rritje te cmimit te energjise elektrike dhe se opozita genjen kur deklaron te kunderten.

Ne te vertete viti 2015 shenoi rritjen e cmimit te energjise elektrike per qytetaret dhe bizneset  nga 7.7 leke/këh ne 9.5 leke/ këh. Rreth 350 mije familje te cilat konsumojne nene 300 këh ne muaj u preken nga kjo mase dhe faturat mujore te pageses u rriten ndjeshem. Rritja e cmimit te energjise elektrike ishte realizimi i premtimit te Rilindjes per te ulur TVSH e ketij produkti ne 6%.

Politika e rritjes se taksave dhe objektivi per te mbledhur me shume te ardhura ne buxhet rezultuan nje fiasco e vertete. Ne Korrik qeveria u detyrua te korregjoje buxhetin per shkak te mungeses se me shume se 20 miliard leke te ardhura. Situata nuk u permiresua as ne muajt ne vazhdim dhe sot qeveria ka nje deficit prej 30-35 miliard leke ne te ardhurat e buxhetit te shtetit.

Qeveria ka dhene nje mori arsyesh per mungesen e te ardhurave duke filluar nga cmimet ne tregjet nderkombetare te lendeve djegese, renjen e cmimeve te lendeve te para per eksport deri tek rritja e prodhimit te energjise elektrike ne vend. Te gjitha jane arsye per ti hedhur hi syve njerezve.

Dy jane arsyet e verteta te deshtimit ne mbledhjen e te ardhurave:

Se pari kontrabanda dhe korrupsioni sidomos me naften dhe cigaret. Nafta dhe cigarete i kane dhene 100-120 milion milion $ me pak buxhetit te shtetit. Keto para kane shkuar ne xhepat e klienteve te qeverise. Ilustrimi me i qarte i ketij pretendimi te opozites eshte arrestimi i Nendrejtores se Pergjitheshme te doganave dhe nje grupi doganieresh per aferen e naftes virgin

Se dyti deshtimi teresor i modelit te rritjes se taksave. Megjithese u rriten me 50% tatami mbi fitimin, dividentin, tatami mbi te ardhurat personale, dhe qerate e banesave te ardhurat jo veten nuk u rriten por pesuan ulje. Rritja e akcizes se karburatit dhe duhaneve ne vend qe te shtonte te ardhurat i pakesoi ato.

Renja e te ardhurave detyrimisht preku pjesen e shpenzimeve dhe sidomos investimet publike. Karakteristike e kesaj qeverie eshte renja per cdo vit e investimeve publike. Ne se ne vitin 2014 u investuan 66 miliard leke, ne vitin 2015 jane planifikuar 63 miliard leke por pritshmerite jane per rreth 10 miliard leke investime me pak se planifikimi.

Por e keqja nuk perfundon ketu. Problem me vete eshte menyra se si shpenzohen parate. Kjo qeveri shquhet per prirjet e saj ne kozmetike, ndertimin e shatervaneve, mbjelljen e palmave, rikonstruksionin e zyrave dhe ministrive, blerjen e makinave te shtrenjta per zyrtaret e larte.

Ne nje raport te sapopublijkuar te Bankes se Shqiperise vihet ne dukje qe gjate dy viteve te fundit 2014-2015 ka pasur nje rritje te ndjeshme te shpenzimeve te qeverise per argetim dhe renje te shpenzimeve per arsimin dhe shendetesine.

Perkeqesimi i ambientit te biznesit dhe rritja e taksave kane influencuar negativisht ne nivelin e investimeve private te huaja. Te dhenat e nentemujorit te vitit 2015 tregojne nje renje me rreth 5% te investimeve direkte te huaja krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar ose rreth 120 milion $ me pak. Ky fakt tregon me se miri qe Shqiperia ka humbur shume ne konkurueshmeri.

Pesimizen gjenerojne tye dhenat per kredine e biznesit e cila ka nje renje prej 3% ne periudhen dhjetemujore krahasuar me periudhen dhjetemujore te vitit 2014.

Ambienti ekonomik u perkeqesua me tej me nisjen e aksionit per te luftuar informalitetitn i cili u nis me shume buje por perfundoi i lodhur. Asnje lek nuk u shtua ne arken e shtetit perkundrazi te ardhurat rane. Per me teper rreth 70 mije biznese te vogla ulen qepenet per tu mbullur dhe cregjistruar perfundimisht per shkak te represionit tatimor.

E vetmja arritje ne kete histori jane rritja e numurit te kuponave tatimore te leshuar e cila i mundeson qeverise te jete me poture te mbushura por krenare.

Viti 2015 shenon vitin e dyte rradhezi qe punonjesit nuk kane rritje page, pensionistet kane vetem indeksim pensioni por jo rritje te tij dhe ndihma ekonomike mbete ne po ato nivele ten je viti me pare. Aq i zi duket viti 2015 ne keto aspekte sa qe Shqiperia u klasifikua si i vetmi vend ne Europe qe pati renje te pages reale dhe rritje te papunesise.

Kjo e fundit ne kundershim me propoganden q qeverise vazhdon te rritet nga viti ne vit. Ne ser ne vitin 2013 papunesia ishte 14% ne vitin 2014 ajo shkoi ne 17.3%. Qeveria u justifikua me ndryshimin e metodikes se llogaritjes, se gjoja jane future kritere te reja te cilat revolucionarizojne metodat e llogaritjes dhe japin shifra me te sakta. Pretendimi i fundit eshte me se i vertete. Instati sapo publikoi kete muaj se papunesia arriti ne 17.5% duke u rritur me 0.2% ne krahasim me nje vit me pare.

Shifrat e mesiperme tregojne qarte se sa bajate dhe e pavertete eshte propaganda zyrtare per hapjen e 120 mije vendeve te reja te punes.

Per te kuptuar se papunesia ben vecse perpjete mjaftojne shifrat e refugjateve ekonomike. Para 2-3 ditesh qeveria gjermane njoftoi se qe nga janari 2015 deri me sot ne Gjermani kane kerkuar azil 53 mije qytetare nga Shqiperia duke na renditur te dytet pas Sirianeve.

Akoma me keq duket gjendja pas fushatave sensibilizuese te ndermarra dhe qe shpjegonin se Gjermania nuk do ju akordoje azil qytetareve Shqiptare dhe Kosovare. Fluksi i azilanteve Kosovare pas ketij njoftimi ra ndjeshem kurse Shqiptaret vazhdojne te udhetojne drejt Gjermanise me te njejtin intesitet dhe deshire.

Arsyeja duhet kerkuar tek humbja e shpreses per te ardhmen ne vendin e tyre gje qe duhet ta beje qeverine te mendohet thelle dhe ti lere dokrrat se ata jane Shqiptare te Greqise dhe jo te Shqiperise.

Nuk ka sesi gjendja te permiresohet dhe optimizmi te sundoje kur fondet publike ne vend te perdoren per te mira te pergjitheshme abuzohen ne formen e tenderave dhe koncesioneve per nje rreth te ngushte qeveritar dhe kryeministror.

Viti qe po leme pas shenon record me qindra milione euro tendera dhe koncesione ne shendetesi te dhena ne meyre abuzive per te cilat se fundi prokuroria filloi hetimet. Por nuk munguan raste flagrante te prokurimeve te dhena deputeteve te maxhorances, te aferme te tyre dhe klienteve te tjere.

Para disa ditesh miratuat nje tjeter buxhet, ate per vitin 2016 i cili sikurse paraardhesit e tij ne 2014 dhe 2015 do te mbledhe me pak te ardhura, rrit taksat me 20 milion $, ul investimet publike, nuk rrit pagat dhe pensionet dhe rrit shpenzimet operative vecanerisht ato te Kryemi istrise.

Nevoja e permbysjes se kesaj gjendje eshte iminente por mundesia qe kete ta beje ekipi i sotem qeveritar eshte sikur te kerkosh uje ne shkretetire. Prandaj rruga e vetme per te dale nga ky kaos mjaft i kushtueshem per qytetaret dhe vendin eshte te dorehiqet qeveria, te krijohet nje qeveri teknike dhe te shkohet ne zgjedhje te parakoheshme qe vendit ti ofrohet nje mundesi e re zhvillimi.


Fjalimi në Kuvend i deputetit të PD, Edmond Spaho, 21 Dhjetor 2015