Sot në VLorë, Partia Demokratike dhe grupimi Dhjetori 90, zhvilluan aktivitetin përkujtimor të 25 vjetori te rrëzimit të komunizmit me temë “Dhjetori i lirisë larg dhe afër “. Vlora qyteti i Pavarësisë dhe patriotëve të mëdhenj të kombit e gjen veten më të përfshirë se kurrë në këtë Dhjetor të dytë të Lirisë dhe demokracisë.
Në fjalën e hapjes, nismëtarët e lëvizjes studentore dhe themeluesit e PD theksuan se pas 25 vitesh të rrëzimit të komunizmit bijtë e etërve të BLlokut rrezikojnë lirinë, ekonominë e tregut, shtetin ligjor dhe sukseset më domethënëse të Shqipërisë në integrimin euroatlantik.
Në fjalën e tyre, themeluesit e Lëvizjes, evidentuan dëshpërimin e të rinjve të cilët sot kamë vetëm një qëllim, ikjen nga vendin për ti shpëtuar krizës ku e ka zhytur vendin qeverisja Rama-Meta. Drejtuesit, themeluesit e degës së PD VLorë dhe të gjithë mbeshtetësit, konfirmuan mbështetjen për të marrë pjesë masivisht në protestën kombëtare në 8 Dhjetor, ditën e Rinisë. Si 25 vite më parë të rinjtë vlonjatë, me të rinjtë dhe gjithë shqiptarët Jug-Veri do ti thonë ndal kësaj qeverie antikombëtare dhe për ti hapur rrugë shpresës për një Shqipëri të zhvilluar dhe evropiane.
Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 4 Dhjetor 2015