Të nderuar kolegë,
Te nderuar qytetare,
Perpara nesh kemi sot per miratim projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “ofrimi i shërbimeve publike me në qendër qytetarin”.
Gezojuni pra ketij projektligji, kesaj mareveshje huaje, sepse sic e dini, sic po e provoni ne kurrizin tuaj perdite, sic po e shihni ne tryezat tuaja famijare, qeveria jone me te do te permbushe nje nder prioritetet e saj- “Mirëqeverisjen inovative”.
Gezojuni pra sepse cdo gje behet per ju…..cdo lek qe merret hua per projekte, tendera, koncesione, partneritete, salltanete… ka ne qender qytetarin.
Keshtu thuhet vertete, e ju ne daci mos e besoni qe gati 30 milion euro hua do te shkojne ndermjet te tjerave per sisteme informative!!!
Si shume te tjera para ketyre edhe keto do te jene te shoqeruara me:
1) Mungese totale te Transparences apo me nje injektim informacioni ne tregun mediatik te percipte, qe si gjithmone me shume krijon paqartesi dhe mbulon me sa te mundet abuzimin me fondet.
2) Korrupsioni Kleintelist. Tashme dihet dhe eshte faktuar se mungesa e transparences ka ardhur per shkak te lidhjeve korruptive-klienteliste te ushtruara nga instancat e caktuara vendimmarrese ne Ekzekutiv, me qellim favorizimin klientelist te grupeve te caktuara sipas interesave te momentit, te kryeministrit dhe te ministrave te tij, pa pare shume nga interesat publik.
Dhe keshtu, pas gati 3 vite qeverisje tuajen, qytetaret, po e ndjejne, biznesi e fakton dhe statistikat e provojne se ekonomia shqiptare ndodhet në momentin e saj më të keq, ne krizen e saj me te rende, ndërsa nuk kanë të ndalur vjedhjet dhe mashtrimet.
Korrupsioni, kontrabanda, evazioni, koncesionet abuzive, tendera fiktiv, parate e zhdukura ne eter pa asnje investim publik, po e groposin edhe me shume ekonominë e vendit.
Raportet më të fundit e nxjerrin vendin gjithmonë me bilanc negativ, ndërsa kryeministri vazhdon të marrë borxh me qellimin e vetem që të mbushë xhepat e tij dhe të ministrave të tij të dështuar.
E kam cituar edhe ne fjalen time te séances se kaluar dhe po e perseris, ate qe qytetaret mesuan rastesisht se qeveria, sic nuk kishte ndodhur kurre me pare, preku fondin rezervë të buxhetit për të paguar shkrimin reklamë tek revista ‘The Economist’, pikërisht kur vendi u përball me një situatë të jashtëzakonshme si pasojë e përmbytjeve dhe qindra familje gjendeshin në qiell të hapur.
Që ekonomia ka prekur fundin, ketë na e fakton edhe komisioni Evropian.
Në raportin tremujor për zhvillimet ekonomike në vendet kandidate, Komisioni Evropian konstaton se nga janari deri në nëntor, borxhi publik ka vazhduar të rritet.
Pas një rritje 10.5% në terma vjetorë, borxhi publik (duke përfshirë garancitë) qëndroi në 73.6% të PBB-së në tremujorin e tretë.
Qeveria Rama,me sakte mazhoranca Rama&Meta po e certifikon parlamentin si noter për huatë , noter për marëveshje pa bereqet për nxjerrjen e shqiptarëve nga kriza, si noter për megaskandale korrupsioni dhe mbi të gjitha për strategjinë e dhënies me koncesion të cdo shërbimi public dhe të funksioneve që vënë në pikëpyetje drejpërsëdrejti integritetin e një shteti dhe institucioneve të tij.
Ne mes te gjithe kesaj katrahure, fjalet me te perdorura keto kohe ka qene- “koncesion” dhe “ partneritet”, aq sa te krijohet pershtypja qe nuk do të jetë e largët dita, kur Rama të japë me koncesion godinat , inftastrukturën dhe vetë ekzistencën e mazhorancës parlamentare.
Në një kuptim më të tërthortë politik, ju jeni dhënë me koncesion tek vetë Rama përsa kohë që ai përdor vetëm fuqinë e kartonit tuaj dhe jo të personalitetit tuaj politik
Në emer të shërbimeve më të mira për qytetarin, në emër të të bërit shtet pra, në emër të Popullit sikurse kryenin krime kundër njerëzimit, parardhësit tuaj shpirtërorë, ju po thelloni krizën e identitetit të Shqipërisë si Republikë Demokratike, të një vendi ku shteti ka humbur cdo funksion, pra është në falimentim dhe si I tillë ai duhet të shitet tek I pari blerës në ankand.
Studiuar si platform ekonomike dhe politike Partneritet Publik Privat (PPP) I përket platformave të djathta, por artikuluar dhe bërë avokati nga Rama dhe qeverisja e tij, ky instrument I doktrinave liberale te djathta te tregut vishet me manipulim për ta zbukurar dhe për ta shitur si politikë suksesi dhe vjen ashtu, sikurse është parashikuar qysh në fillim- një taktikë oligarkike për të thërmuar shtetin për ti hapur rrugë klanit të interesave të kryeministrit , ministrave të tij të favorizuar dhe segmenteve të mazhorancës.
Nuk ka asgjë më tronditëse kur shteti ngren duart dhe dorëzohet para interesave kriminalë , që nuk kanë asnjë lidhje dhe asnjë domethënie me avantazhet e privatizimit apo përkrahjes liberale për tregun e lirë .
Ne mes te ketij diskutimi mbi mareveshjen e huase rreth 30 miljon euroshe për projektin “ofrimi i shërbimeve publike me në qendër qytetarin” , me lejoni te citoj ministrin e financave ne nje interviste, para ca ditesh, ku pyetjes se gazetares se perse zgjodhët një partneritet me një kompani private për të ndërtuar dhe për të administruar TVSH? Ai iu pergjigj se…. nuk mund të bëhet nga vetë qeveria pasi ka mungesë të teknologjisë…. Ne kemi investuar pak në teknologji….. Na duhet një teknologji për të mbledhur TVSH…… Përderisa jemi keq në teknologji dhe gjithçka e bazojmë në punën e krahut, që do të thotë mbi disa taksidarë…. Etj etj..
Duke ardhur më në focus të shqetësimit të madh që ka sot opozita si përcjellëse e kritikave apo e depresionit që ka mbërthyer shqiptarët nga kriza, më lejoni të shtroj disa pyetje për të njohur edhe më mirë ju, skepticzmin dhe refuzimin tonë dhe ne nga ana tjetër të bindemi edhe më qartë se ju sërish po grabisni edhe më shumë shqiptarët.
- Cfarë përfitojnë realisht shqiptarët nga mbledhja e TVSH, taksës që jep në buxhet afro 10 % të Prodhimit të brendshëm Bruto nga një kompani private?
- Kush e përcakton të mirën apo interesin public në këtë rast ? Qeveria, parlamenti, shoqëria civile, pra cilët janë indikatorët e matjes së dobisë së shumicës që ju keni arritur në përfundimin, se TVSH duhet mbledhur nga private dhe jo shteti?
- Cili do të jetë kuptimi dhe funskioni ligjor I administratës tatimore pas këtij koncesioni?
- A do të prodhojë punësim ky partneritet apo ky arbitraritet për shqiptarët? Në një kohë kur modeli ekonomik, I centralizuar I monopolizuar I tenderizuar I Ramës ka sjellë një ngrirje totale të indikatorëve të biznesit dhe kjo shihet edhe tek rrritja e papërfillshme e sigurimeve shoqërore apo e mbylljes së mbi 8 mijë biznesve të vogla e të mesme gjatë gjysmës së mandatit de juro të qeverisë ?
- A shërbue për ju zhgënjimi I madh që dha Croën Agents, te cilet dështuan në përmbushjen e detyrimeve për të rritur të ardhurat doganore me 100 milionë dollarë në vit, por qe ndërkohë përfituan pagesat 8.5 milionë euro në këto dy vite nga taksapaguesit shqiptarë
Sipas të dhënave dhe informacione të përditësuara që ne si opozitë po marrim lidhur me këtë superaferë është se kompania fituese, si një process të rësisht io paracaktuar , do të përfitojë një shumë që mund të shkojë afro 150 milion euro.
Dhe ju e keni dëshmuar qartë dhe pastër cdo muaj të qeverisjes se nuk bini dot nga standarti I përfitimet me disa zero kur vjen fjala për pazaret me koncesionet.
Cila është praktika, modalitetitet dhe modeli që do të ndiqni në këtë koncesionar, pse deri më tani nuk kemi mësuar qartësisht as edhe një drejtim të punës që do të kryejë firma private?
Sa qëndron bazuar në Kushtetutë, Ligjit të Partneritetit Publik- Privat, Kodi I procedurave tatimore, koncesionari I mbledhjes se TVSH-së ? Në cfarë raporti të zhdrejtë qëndrojnë të drejtat njerëzore të taksapaguesve shqiptarë me përfitimet e firmës private, që do të na ngrejë infrastrukturën dixhitale për mbledhjen e saj?
Të nderuar kolegë!
Tashmë dihet që kjo qeveri ky kryeministër së bashku me bandën e tij ministrore kanë treguar se janë nxënës të 10-tes vetëm në grabitje duke kopsitur letra me kompani fictive që së bashku dhe me evazionin fiscal cuan në një hon të madh të ardhurat e pambledhura apo të vjedhura në buxhet.
400 milionë dollare që mungojnë në të ardhurat e planifikuara gjatë vitit 2015.
Lufta e nisur ndaj evazionit dhe informalitetit, dhe pse po imponohet si një reformë e të bërit shtet , shumë herë me kërbac dhe me cënim flagrant të të drejtave të njeriut, ka prodhuar terror dhe zero investime publike.
Nota ngelëse e radhës për këtë qeveri të korruptuar dhe që funskionon për tendera e koncesione erdhi nga Komisioni Europian I cili në raportin tremujor për zhvillimet ekonomike në vendet kandidate vërejti se Shqipëria ka punuar keq në drejtim të grumbullimit te të ardhurave buxhetor ku nga janari deri në nëntor, të ardhurat buxhetore jane reduktuar shumë poshtë objektivit.
Raporti vëren se mungesa u shkaktua kryesisht nga të ardhurat më të ulëta se sa priteshin nga TVSH-ja (3.8% nën plan) dhe akcizës (10.2% më pak)dhe sic e citova edhe me lart “Borxhi publik ka vazhduar të rritet, ai qëndroi në 73.6% të PBB-së në tremujorin e tretë.
Pas arritjes së objektivave me dhunë dhe terror shtetëror nga aksionet e INUK, CEZ OSHE dhe nga aksionet tatimore, tashmë përqasja e të bëri lekë pa hesap vjen në një dritë të re, atë koncesioneve dhe të partneriteteve public privat dhe te gjitha keto ne një kohë kur shqiptarët janë në prag të falimentimit.
Kjo menyrë qeverisje, ku partneriteti me privatin është shndërruar vasaliteti i shtetit ndaj interesit të oligarkeve, nuk mund të funksionojë më si përfaqësim i interesave të shqiptarëve.
Ne si opozitë do të vazhdojme me intensitet shqyrtimin publikimin argumetimin e akuzës ,gjyqësine publike të pushtetit që ka kapur shtetin në cdo dimension të tij.
Kjo është jo vetëm detyra e jona politike sot ne opozitë dhe ligjore neser ne qeveri por është dhe misioni moral për ti kthyer shqiptarëve besimin e neperkembur, për ti dhënë dinjitet votës dhe numërimit të saj.
Opozita cdo ditë krahas hetimi dhe dëshmisë publike të cdo tenderi e koncesionari po ecën paralelisht me shpalosjen e ofertës , e platformë se saj politike për ti kthyer shtetin shqiptareve, për ti kthyer besimin tek ligji dhe funksionimit të lirisë dhe pavarësisë së institucioneve.
Faleminderit !
Fjalimi në Kuvend e deputetes së PD, Mimoza Hajdarmata, 28 Janar 2016