Skavica, projekti më i madh energjetik në vend, është gjithashtu një nga pazaret dhe aktet korruptive më të mëdha të Edi Ramës.

Partia Demokratike e denoncoi këtë aferë të Edi Ramës, ditën kur ai shkoi në Turqi dhe bëri bisedimet private, sekrete.

Atëkohë, qeveria e mohoi, por më vonë, Arben Ahmetaj e pranoi në ekran aferën e Ramës, me krenari madje si bum investimi.

Arben Ahmetaj në ekran;

Janë disa pyetje që kanë sot qytetarët dhe opinioni publik;

Kur qeveria e mori vendimin me 23 dhjetor, tia japë skavicën firmës turke, pa garë, pa transparencë, përse e mbajti të fshehur dhe e shpalli me 7 janar?

Kush janë zyrtarët e tjerë të qeverisë, që kanë vijuar negociatat sekrete të Edi Ramës me kompaninë turke?

Përse vendimin e shpall kompania turke, përpara se sa ta bëjë publike qeveria shqiptare?

Dhe, a është firma e përzgjedhur nga Edi Rama, në listën e zezë për shkak të aktiviteteve të saj të dyshimta, e shpallur si e tillë nga autoritetet turke dhe ndërkombëtare?

Partia Demokratike do të bëjë transparencë deri në fund, për një nga pazaret më të mëdha të Edi Ramës me pasurinë e vendit.

Shqiptarët meritojnë transparencë, dhe Edi Ramës e pazareve të tij kanë për ti dhënë përgjigjen e merituar.


Deklarata për mediat e Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun, Grida Duma, 9 Janar 2016