Basha sheh nga afër situatën në zonën e Çermës

07 Jan
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka inspektuar situatën në zonën e Çermës ku Shkumbini ka çarë argjinaturën dhe mbi 150 familje janë përmbytur gjatë pasdites. Dhjetëra metra kub ujë për sekondë vërshojnë përmes çarjes duke zgjeruar njollën e përmbytjes. Banorët thonë se nuk është marrë asnjë masë për mbylljen e çarjës ndërsa situata po përkeqësohet edhe më tej

Basha: A kanë sjellë inerte për ta mbyllur?

Banorë: Asgjë, helikopteri është ul atje,  rri aty. Si duket japin intervista dhe ja popullin ku e ke, nën ujë. Ne 76 jemi mbyt për herë të fundit.

Banorë: Mos shikoni vetëm Çermën, shikoni dhe fshatin Thanas më lart. Kemi nxjerrë lopët në 2 të natës përjashta dhe kush nuk vuri dorë, erdhën në mëngjes dhe ikën prap.

Banorë: Ca njerëz kanë lopët andej (në zonën nën ujë)  dhe po mbyten të gjitha.

Banorë: Shtëpitë nën ujë, ato të shtetit rrinë atje ja ku janë nuk bëjnë asgjë.

Situata është e vështirë në të gjithë vendi, tha zoti Basha, duke apeluar banorët të bashkëpunojnë me forcat e specializuara për të evituar çdo rrezik për jetët e njerëzve.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 7 Janar 2016