Kryemashtruesi i Bashkisë së Tiranës vazhdon të mburret me punët e të tjerëve sepse për vete s’ka asgje për të treguar përveç pazarit për rritjen e çmimit të biletave dhe konçesionit për parkun Rinia.
Është aq i pacipë në genjeshtrat e tij sa një projekt që është drejt fundit e shet si punë të tij. Këtë bëri sot me varrezat e Tufinës kur i vetmi kontribut i tij ishte bllokimi i shpronësimit dhe buxhetit për këtë projekt për 7 muaj derisa u zhbllokua me vendim gjykate. Ftoj sot të gjithe mediat ato që ende besoj tek misioni i tyre i informimit të vërtetë të qytetarëve dhe s’janë peng i Veliajt ti referohen kronikave të shtatorit 2014 kur kanë pasqyruar nisjen e punimeve për realizimin e projektit të rehabilitimi dhe ndërtimit të varrezave murale në Sharrë dhe Tufinë.
Projekti për sistemimin e varrezave të Tufinës dhe Sharrës ishte një investim prej 3 milionë dollarësh i Bashkisë së Tiranës drejtuar nga Lulzim Basha. Është realizuar rehabilitimi, sistemimi ndriçimi gjelbërimi, shtrimi i rrugëve të brendshme, rrethimi i jashtëm, dhe është mundësuar një sipërfaqe për shërbimet e fundit, për familjet gjithashtu. Projektet për të dy varrezat mundësojnë zgjerimin me një sipërfaqe afër 10 mijë metër katror në varrezat e Tufinës, dhe 15 mijë metër katror në Sharrë.
Projekti parashikonte edhe varrezë murale.
Pra Veliaj vazhdon të bëjë të vetmen punë që di të mashtrojë qytetarët siç bëri kur u betua dhe përbetua se nuk do ta rriste çmimin e biletës por as 24 orë më pas pasi siguroi rryshfetin e dëshiruar rriti çmimin e biletës për qytetarët e Tiranës.
Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 23 Janar 2016