Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka emëruar në detyrën e zëdhënëses së Partisë, Dr.Ina Zhupa.

Ina Zhupa është doktore e shkencave në Shkencat Politike, me një studim mbi demokratizimin dhe vlerat e shoqërisë shqiptare.

Ka kryer një master në Teori Politike në Universitetin La Sapienza në Romë dhe zotëron 5 gjuhë të huaja.

Zhupa është anëtare e Këshillit Kombëtar dhe kordinatore kombëtare në Partinë Demokratike.

Dr.Ina Zhupa ka spikatur në debatin publik në mediat e shkruara dhe vizive të vendit.

Eshtë pedagoge për shkencat politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Bashkëngjitur gjeni një CV të zonjës Zhupa.

E lindur në 20.06.1987 në Tiranë, është Doktore e Shkencave në Shkencat Politike me një studim mbi Demokratizimin dhe Vlerat e Shoqërisë Shqiptare duke marrë vlerësimin maksimal. Ka studiuar në një Master për Komunikimin Politik të ofruar nga Universiteti La Sapienza Romë në bashkëpunim me Universitetin i Tiranës. Ka mbaruar Master Shkencash në Teori Politike dhe Bachelor në Politikë dhe Qeverisje në Universitetin e Tiranës me medalje ari të fituar për rezultate të shkëlqyera. Zotëron 5 gjuhë të huaja.

Aktualisht është pedagoge në departamentin e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Europian të Tiranës. Me përvojë në mësimdhënie në universitete shtetërore dhe private, ku ka shërbyer edhe si Dekane e Studetëve dhe Drejtuese e Zyrës së Karrierës, me eksperiencë pune me projekte të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, si edhe në dikastere shtetërore. Është e fokusuar në kërkimin e saj shkencor në çështje që lidhen me integrimin europian, vlerat e shoqërisë shqiptare, procesin e demokratizmit, teoritë e marrëdhënieve ndërkombëtare, qasjet dhe modelet mbi konfliktin, sfidat e tranzicionit. Ka zhvilluar punë kërkimore në terren për matur realitetin dhe për ta përpunuar atë sipas metodave të shkencave sociale duke qënë edhe autore e një libri studim mbi sjelljen votuese. Ka marrë pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, si edhe ka publikuar artikuj shkencor në revista të njohura shkencore brenda dhe jashtë vendit. 


 

Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 22 Janar 2016