Skandali i zbuluar nga emisioni investigativ Stop, nuk është një rast i izoluar i një inspektori të ndërtimit që kërkon para në këmbim të favorit.

Ky rast korruptiv, është e vërteta e rilindjes, është shëmbëlltyra e saj.

E para tregon mënyrën se si është bërë inspektor personi në fjalë. Një militant që vjen e ushtron me arrogancë e me dhunë, pushtetin, përmes njohjeve që ka me Saimir Tahirin e Erion Veliajn.

Përmes lidhjeve nepotike po ashtu, duke qënë vëllai i këshilltarit të majtë në Bashkinë e Tiranës, Florian Pullazi.

E dyta, ky rast tregon se Pullazi dhe shefat e tij, rrjeti i tij, e gjithë ngrehina të cilës ai i përket, ka ardhur në pushtet për të bërë para.

Me babëzi, duke shkelur ligjin, duke dhunuar qytetarët e pamundur, e duke i rrjepur ata, kështu funksionin banda e INUK dhe bandat e tjera të Edi Ramës që i janë vërsulur popullit që ditën e parë që erdhën në pushtet.

Koha e këtij shteti të korruptuar e kriminal;

Koha e këtyre maskarenjeve ka mbaruar.

Populli është në këmbë dhe shumë shpejt ka tu treguar vendin.


Deklarata për mediat e kreut të këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli, 12 Janar 2016