Qytetarët po vazhdojnë të vuajnë pasojat e përmbytjeve dhe ndërkohë që reshje të reja kanë nisur, qeveria nuk ndërhyn dhe nuk jep zgjidhjet që i takojnë asaj.
E rëndë mbetet situata sidomos në Shijak dhe Lushnje dhe në fshatrat e këtyre zonave.
Janë shembur 2 ura në Shkumbin duke izoluar rreth 6 mijë banorë në fshatrat Gryksh i Madh, Shezë, Trash dhe Petisht.
Banorët në Katund dhe në Sukth janë ende pa kushtet minimale, pa ushqim, e orendi, dhe janë shprehur para medias se askush nga qeveria nuk ka shkuar ti takojë.
Por kudo nga Veriu në Jug, ka ndërprerje energjie, dëmtime rrugësh, dhe fshatra të tërë të izoluar e me mungesa bazike në ujë dhe ushqime.
Megjithë nevojën që kanë qytetarët për ndërhyrje urgjente, Edi Rama vazhdon me konvalishencën e tij nën efektet e pushimeve luksoze në Majemi.
Pasi ka zhdukur tre herë në prag të tre dimrave rreth 12 milionë dollarë të destinuara për kanalizimet, Edi Rama refuzon të marrë masa e të vlerësojë me seriozitet zonat e përmbytura, pasurinë e dëmtuar të mijëra familjeve.
Ky është viti i tretë që Edi Rama jo vetëm është përgjegjës për përmbytjet, duke hequr fondet për kanalizimet e duke i dhënë si pako dhuratë për klientelën e tij, por nuk mban asnjë përgjegjësi edhe pasi përmbytjet ndodhin.
Ai shfaqet gjithnjë pasi del dielli, ose pasi kthehet prej pushimeve duke fajësuar të tjerët.
Kjo arrogancë dhe pashpirtësi e Edi Ramës, do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët, nga banorët e tradhëtuar e të lënë në mëshirë të fatit prej tij.
Deklarata për mediat e anëtares së Këshillit Kombëtar, Reila Bozdo, 10 Janar 2016