Skavica është ndoshta projekti me korruptiv dhe pazari më i dyshimtë i Edi Ramës me pasuritë publike.

I kapur në këtë aferë, Edi Rama vazhdon të refuzojë transparencën, ashtu siç e nisi këtë histori me bisedime të fshehta e sekrete.

Partia Demokratike e paralajmëroi këtë aferë të dyshimtë me 29 prill të vitit të kaluar, por qeveria e mohoi. Në fund të vitit, qeveria e pranoi, madje si arritje të sajën;

Arben Ahmetaj u shpreh nw televizion: ”Më thoni një emër që është larguar?! Ju them unë një që ka ardhur. Skavica. Suzer & Nurol Group”.

Edi Rama refuzon të përgjigjet, por pyetjet që kanë qytetarët dhe opioni publik mbeten;

-1 A ka bërë ai negociata të fshehta e të paligjshme me kompaninë Suzer?

-2 Pse u mbajt sekret propozimi i Suzer dhe vlerësimi i saj me bonus?

-3 Pse vendimi i qeverisë për Suzer nuk u publikua bashkë me vendimet e tjera të datës 23 dhjetor, por vetëm pasi denoncoi opozita?

-4 Sa herë e ka vizituar Turqinë në dy vitet e fundit ministri Ahmetaj, dhe me çfarë qëllimesh?

Edi Rama refuzon të përgjigjet, por ai do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët për aferat e tij korruptive me pasuritë publike.


Deklarata për mediat e Sekretares së Marrdhënieve me Publikun, Grida Duma, 10 Janar 2016