Edi Rama po konfirmon çdo ditë se është i zhytur në një nga aferat më të mëdha me pasurinë kombëtare, siç është rasti i Skavicës.

Refuzimi i transparencës prej tij, vërteton se Rama e ka paracaktuar fituesin, pas bisedimeve sekrete dhe ta paligjshme që ka mbajtur në Turqi.

Edi Rama nuk përgjigjet, nëse kompania që ai ka vendosur ti japë Skavicën, me pazare të fshehta, pa garë e transparencë, është apo jo në listën e zezë, për shkak të veprimtarisë së saj të mëparshme, e shpallur si e tillë nga autoritetet turke e ndërkombëtare?

Edi Rama nuk përgjigjet, se përse kompania që ai ka takuar fshehtas e shpall vendimin që e ka fituar koncesionin, përpara se ta shpallë qeveria.

Edi Rama nuk përgjigjet, pse e mbajti të fshehtë vendimin dhe u detyrua ta publikojë atë dy javë më pas, prej denoncimeve të opozitës.

Edi Rama nuk përgjigjet, sa herë ka udhëtuar në Turqi ministri i tij Ahmetaj, dhe a ka bërë negociata sekrete e të paligjshme me kompaninë.

Edi Rama nuk përgjigjet; a ka pasur kompani të tjera të interesuara për projektin Skavica dhe pse i dha bonusin maksimal kompanisë me të cilën bëri negociata sekrete.

Koha e gënjeshtrave dhe propagandës ka mbaruar.

Edi Rama, kryeministri më i korruptuar në Ballkan, që ka nxjerrë në pazar pasuritë publike e shpërndan koncesionet sipas interesave të tij, do të japë përgjigje e do të mbajë përgjegjësi për të gjitha zullumet e tij.


Deklarata për mediat e sekretares së Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma, 11 Janar 2016