Ne nentor 2014, kur qeveria paraqiti ne kuvend pjbuxhetin per vitin 2015, Rama  u zotua para shqiptareve se

buxheti 2015 dhe Paketa fiskale qe shoqeron ate siguron që shqiptarët për vitin 2015 do të kenë më shumë mirëqenie, stabilitet, siguri dhe punësim, por ne realitet solli te kunderten per shqiptaret dhe ekonomine.

E nisem sesionin e kaluar parlamentar  ne shtator pikerisht me rishikimin e buxhetit rilindas, dhe si per koencidence te cuditshme edhe kete session te ri e nisim perseri me rishikimin e te njejtit buxhet, te 2015.  Ku shkoi premtimi i Kryeministrit se ky është superbuxhet, se ky nuk do të rishikohet, sepse është ndërtuar mbi baza të shëndetshme. Ndaj dhe akti normativ sot vjen si një dëshmi e radhes  e dështimit të buxhetit më të mirë të vendit, në gjithë historinë e shtetit tone sipas mburracakut kryeminister.

Problemi që lidhet me buxhetin e shtetit reflekton jo vetëm një vizion të ndërtuar gabim që në gjenezë, por edhe keqadministrimin dhe  mungesën e dëshirës dhe të vullnetit që ju keni për të rimëkëmbur ekonominë.

Nën presionin e FMN-së nga njëra anë dhe klithmave krenariste për të shitur dështimet si sukses, qeveria u detyrua të sjellë këtë akt normativ, i cili arnon dështimin e saj në mbledhjen e të ardhurave, me pjesë që hiqen nga shpenzimet e buxhetit në fusha jetike për qytetarët dhe ekonominë e vendit.

Keto shkurtime drastike të bëra nga qeveria aktuale me këtë akt normativ janë një vetëpërgënjeshtrim i asaj që trumbeton Kryeministri dhe ministrat e tij se ekonomia është në rritje dhe përmirësim, se performanca në administrimin e taksave është në rritje dhe se financat e shtetit janë në përmirësim të dukshëm. Keto sjane gje tjeter vecse suksese imagjinare te atyre qe jetojne ne boten e jaguareve.

Kurrë më parë nuk ka ndodhur që një qeveri në vitet e para të qeverisjes së saj të ketë një shterim kaq të madh të performancës në fushën fiskale sesa kjo qeveri. Për më tepër është dëshpëruese dhe e pashpresë për publikun sjellja juaj përpara këtij realiteti, duke kapërdirë si krenariste dështimin e deklaruar si sukses Dhe propaganda I kalon kufijtë e sarkazmës ne kete rast.

Vetem pak dite me pare,  FMN foli  per kapje te shtetit kur shefi i FMN ne Tirane, leshoi nje deklarate shume te forte: .
“Lobimi për interesa të veçantë ka qenë ndoshta shumë i suksesshëm, dhe si rezultat, një numër i taksave dhe rregulloreve janë ndryshuar për t’iu përshtatur një numri të vogël të përfituesve,”-

Sigurisht ka patur ne shume deklarata te FMN edhe me pare  shuplaka te forta per qeverite. Por asnjehere nukkam degjuar gjuhe kaq te drejteperdrejte qe flet per kapje te shtetit, si tani

Ekonomia vazhdon te jete ne koma ,me aspak shprese per tu zgjuar, ritmet rritjes  ekonomike kanë rënë ndersa rritja eshte thjesht anemike, si rezultat i zbatimit të një modeli ekonomik joeficient, me rritje taksash për qytetarët dhe biznesin dhe rënie të të ardhurave të përgjithshme të buxhetit. Ndonese ka mosrealizime te ndjeshme te te ardhurave (ku vete qeveria parashikon nje mosrealizim krahasuar me planin e rishikuar me aktin normativte kaluar, mosrealizim prej rreth 10 miliarde leke ne te ardhurat nga tatimet dhe doganat), me kete akt normativ qeveria nuk e ka rishikuar planin e te ardhurave.

Kjo rënie e të ardhurave, vjen nga keqadministrimi në administratat tatimore e doganore, si dhe rritja e informalitetit, evazionit fiskal, kontrabandës e korrupsionit. Deri tani

 i gjithë debati politik është fokusuar në dështimin e qeverisë për të realizuar planin e të ardhurave,  nderkohe  politika fiskale është duke bërë të njëjtin dëm edhe në kahun tjetër, atë të shpenzimeve.  Investimet publike, të cilat janë shpenzimet e vetme produktive të buxhetit per 2015 ishin më të ulëtat në 8 vitet e fundit, duke perjashtuar  vitin 2014.  Në kohë krizash ekonomike, kur sektori privat është i trembur dhe ul kërkesën për mallra dhe shërbime, janë qeveritë ato të cilat vendosen në linjën e parë të aktivitetit ekonomik. Duke rritur shpenzimet për investime, qeveritë konsumojnë, krijojnë kërkesë në ekonomi dhe hapin vende të reja pune. Kjo më pas shkakton një efekt pozitiv kaskadë, përmes të ashtuquajtuarit multiplikator fiskal, ku një lek shpenzim i qeverisë e rrit prodhimin më shumë se aq. Në vitin 2008-2009 Shqipëria e përdori në mënyrë agresive stimulin fiskal, duke shpenzuar deri në 10 për qind të prodhimit kombëtar për investime publike. Sipas FMN-së, politika aktive e buxhetit  në atë kohë ishte një nga arsyet kryesore që e mbajti ekonominë larg recesionit. Është e vërtetë se Shqipëria tashmë e ka mbipërdorur huamarrjen dhe nuk mund të mbështesë më rritjen ekonomike tek borxhi. Por qeveria nuk po shpenzon as paratë e taksave tashme te rritura me 50 %. Për ta thënë më thjesht, në 2015 , qeveria ka hequr para nga tregu përmes taksave që ju mbledh qytetarëve dhe nuk i ka rihedhur në ekonomi rreth 220 miljone dollare me shume duke vrarë rritjen ekonomike. Ndërsa vitin e kaluar apatia e politikës fiskale në zërin e investimeve ishte deri diku e tolerueshme, pasi qeveria sapo kishte ardhur në pushtet, këtë vit ajo nuk ka asnjë justifikim racional. Përkundrazi është një kostot e drejtëpërdrejtë që i ngarkohet ekonomisë.

Ne vitin 2015 qeveria planifikoi të investojë rreth 68 miliardë lekë ose 4.6 për qind të prodhimit kombëtar në vepra publike, pa përfshirë Fondin e Zhvillimit të Rajoneve. Edhe pse kjo është një nga vëllimet më të ulëta historike, sërish paratë nuk u  shpenzuan.

  1. Pikerisht ky akt normativ shkurton shpenzimet duke prekur zërat me të rëndësishëm të ekonomisë, siç janë investimet publike. ulen me tej shpenzimet kapitale (investimet publike), 2.5 miliarde leke me pak, pothuajse teresisht si pasoje e uljes se financimit te huaj. Ne periudhen janar-tetor 2015 jane shpenzuar vetem 37.4 miliarde leke per investimet publike.

Në një situatë si kjo që po kalon ekonomia, ku besimi në sektorin privat mbetet ende i dobët dhe bankat hezitojnë të kreditojnë biznesin, pasiviteti i buxhetit për të shpenzuar hedh kosto të mëdha mbi ekonominë.

Ndaj Buxheti 2015 nuk e ndihmoi ekonominë. Përkundrazi, apatia fiskale është duke e frenuar gjallërimin e kërkesës dhe rritjen ekonomike.  Kjo jo vetem është e pafalshme Por eshte dhe nje krizë e vetëkrijuar.

Ndryshimet buxhetore ne kete akt nuk mbështesin rritjen e pagave dhe pensioneve, si dhe mbrojtjen sociale ndaj shtresave në nevojë, ndërkohë që rrisin shpenzimet administrative.

Ky akt Ashtu si dhe akti I meparshem,si buxhetet dhe aktet e deritanishme te kesaj qeverie  deshmojne fort që modeli ekonomik rilindas, që u trumbetua me aq shumë saze  dhe me akoma më shumë propagandë, nuk ka ecur, nuk ka funksionuar.

Pra, Rilindas krenariste apo kanabiste, keni dështuar në vizionin tuaj ekonomik . U bene pluhur ato premtimet tuaja te cilat ju ulen ne kolltukun e pushtetet ( duke u ndihmuar fort nga parate e krimit me te cilat blete votat, ndate mandatet e ketij kuvendi dhe jeni aksionere ne qeverisje.  Nuk flitet më për 300 mijë të punësuar që do të kemi në fund të këtij mandati, sepse papunësine e rritet me 5 % duke e cuar ne rreth 18%; ndersa rreth 1/3 e popullsise jetojne ne varferi, ku futen ketu rreth 100 mije femije. Jemi vendi me i varfer ne Europe fale edhe merites suaj te madhe ne kete fushe. Buxheti 2015 si dhe i 2014 dhe 2016   ekspozoi dhe vazhdon t’i ekspozoje me mijëra familje përballë varfërisë ekstreme. Thjesht është një miks shkatërrues politikash, i cili ka krijuar shtratin dëshpërues për ikjen në masë të atyre, që në këtë vend nuk shohin më shpresë. Qindra mijera Shqiptarët iken e Po ikin sepse po i përzënë. Po i përzë qeveria juaj.

 Ju sollet nje risi unike ne 25 vjet demokraci ne politiken shqiptare:

kriminalizimin e politikës, ndarjen e pushtetit me mafien, avionët e drogës, harta e gjelbërt e kanabisit mbuloi gjithe Shqipërinë nga Veriu në Jug. Shteti është totalisht i kriminalizuar dhe në duart e mafies duke filluar me legjislativin, ekzekutivin dhe agjenci të veçanta të luftës ndaj krimit vete nalltmadhnia e tij I qëmtoi me kujdes, me lupë, i zgjodhi, i promovoi, i lançoi, i vuri në pozicione drejtuese, i perdori për të ardhur në pushtet me drurin, hurin e dajakun dhe sot po u paguan haraçin. Ndaj jemi sot lajmi I zi ne mediat me prestigjioze te botes apo me rreth te kuq ne axhendat e nderkombetareve…

Qindra miliona leke nga taksat e shqiptareve qe shpenzoni per reklame ne revista nderkombetare per te “pastruar” imazhin tuaj te nxirre te hajdutit, korruptuarit, te inkriminuarit politik, jane vetem MAKEUP i kufomes politike, ku ju jeni shnderruar… kufome qe shume shpejt do gjeje vendin ku I takon.

Ju faleminderit


Fjalimi në Kuvend e deputetes Liljana elmazi, 21 Janar 2016