Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka emëruar në krye të Departamentit të të Përndjekurve Politikë zotin Tomorr Alizoti.

Z. Alizoti ka mbaruar studimet e larta për gjermanistike dhe më tej për sociologji në vitin 2006 në Manhaim në Gjermani. Në vitin 2007 ka kryer kolegjin diplomatik të Berlinit.

Ai ka shërbyer më parë si diplomat, ku ka ushtruar detyrën e Sekretarit të Parë për 4 vite në ambasadën e Shqipërisë në kryeqytetin gjerman.

Tomorr Alizoti ka spikatur në debatin publik dhe mediatik dhe është autor i dhjetëra shkrimeve, analizave dhe editorialeve.

Ai vjen nga një familje e njohur me traditë patriotike që u persekutua ashpër nga regjimi diktatorial.

Bashkangjitur gjeni një cv të përmbledhur të z. Tomorr Alizoti.

I lindur më 6 dhjetor, 1976. Në vitin 2000 diplomuar për Studime Gjermanistike. Në vitin 2002-2003 diplomuar për pedagogji në gjuhën gjermane. Në vitin 2006 studime për sociologji në Manhaim, Gjermani.

Në vitin 2007  kryer Kolegjin Diplomatik në Berlin. Gjatë periudhës 2006-2010  diplomat, në gradën e sekretarit të parë në Berlin. Gjatë periudhës 2013-2014 diplomat në Berlin, sektori politik. Gjatë periudhës 2010-2013 pedagog në Universitetin Justiniani.  Gjatë periudhës 2014-2015 këshilltar në Bashkinë e Tiranës. Aktualisht  pedagog në Universitetin Luarasi.

Referime mbi politikën e jashtme në kuadër të Ministrisë së Jashtme Gjermane, në: Berlin, Slloveni, Estoni, Gjeorgji, Poloni, Rumani. Antar i Dhomës së Diplomatëve, Berlin.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 25 Janar 2016