Zoti kryetar i kuvendit

Zonja deputete, zoterinj deputete

Une nuk mendoj se projektligji i sotem do e beje me te mire jeten e qytetareve, do i ndihmoje ata, emigrantet, te zgjidhin nje hall me shume. Une them se jo. Emigrantet kane nje adrese ne Shqiperi, kane nje deklarim vullnetar te tyre. Qeveria  po i thote emigranteve qe ta bejne vullnetarisht rregjistrimin e adreses ne Greqi, Itali, apo Gjermani por nese nuk e bejne, nese nuk kane mundesi edhe finanaciare sepse jane ne kushtet e mbijeteses, qeveria ia heq sherbimet per certificate apo dokomentacion. Kjo e ben ligjin me te keq per qytetaret, me te keq per emigrantet. Pa as me te voglin dyshim eshte antikushtetutes. Nuk ka qeveri mbi toke qe tu thote qytetareve te vet, une nuk te ofroj sherbim nese nuk ben ate qe te them une si KM.

Qeveria thote se niset nga nje interes madhor qe rregjistri i gjendjes civile, adresari, te jete i kompletuar, i sakte. Por  e thene kjo nga kjo qeveri  eshte pa as me te voglin dyshim hipokrizi.

Pse e them kete? Sepse ishte  kjo qeveri, kjo zyre e gjendjes civile, qe varej nga ky kryeminister, qe shkateroi listat e zgjedhesve nje vit me pare, dhe rregjistroi per ne favor te kandidateve te vet mbi 2000 familje ne Durres dhe mbi 1500 familje ne Kavaje te cilet nuk banonin fare aty dhe as nuk e dinin fare.  E pane te gjithe, e keni me prova, me fakte, sesi Gjushi dhe Rroshi me mbeshtetjen personale te Edi Rames morren votues nga Kryevidhi e Luzi deri ne Kashar per ti cuar per te votuar ne Kavaje e Durres, te cilet po ashtu nuk votuan sepse as nuk e dinin fare, por votuan njerezit e lidhur me ta. Pse u bene trima ata? Se kishin Ramen qe i mbronte nga ligji dhe nga drejtesia. A nuk ishte ambasadori Amerikan qe thoshte se ka candidate qe kane te shkuar kriminale dhe duhen terhequr? Per ke e kishte ambasadori kur thoshte se qytetaret nuk duhet te votojne kriminele? Po Jon Kerry per ke e kishte? Per KOrcen? Per Shkodren? Per GJirokastren? Jo . E kishte ekzakt per ate qe Rama i del ne krah sa here behet gati per zgjedhje. Po si ka mundesi kaq shume arrogance, ndaj thirjeve te qarta te departamentit te shtetit? Pse kaq shume karshillek?

Javen e kaluar Prokurori i Pergjithshem deklaroi se ne Durres bandat sfidojne shtetin dhe se  kane lidhje me zyrtare te larte qe i mbrojne. Une kam bindjen se prokurori ka prova kur flet publikisht. Po nga qeveria askush nuk foli. NUk e besoj se me zyrtare te larte e kish fjalen per Canin qe iku. Edhe pse as ai nuk foli. Ne 2004 ambasadori amerikan ne Tirane ka thene pak a shume te njejten gje per familjet kriminale ne Durres e Tirane per lidhje me zyrtaret

Ajo qe thote prokurori i pergjitheshem eshte e rende, dhe po aq dhe e vertete. Bandat po sfidojne shtetin. Po nga dolen dhe nga mbine bandat dhe pse kane lidhje me zyrtaret e larte?

Padyshim qe kjo e ka origjinen aty, tek zgjedhjet. Nuk eshte pare kurre ne Durres  sesi gjithe kontigjenti i krimit, te gjithe, te denuar apo te kerkuar, te gjithe ishin ne te njejten ane ne 2015 ne favor te pushtetit. Kur degjoja se kreret e bandave mbureshin  se kush po shpenzonte me shume mbi 500.000 euro secili per fushaten e PS, habitesha. Disa thonin se ia kishte dhene Gjushi.

Besoj se  nuk ishte ashtu. Shpjegimi i banditeve ishte me racional pas fushates. Nuk i kishte paguar pushteti, ata kishin bere vetedeklarim per shpenzimet e te pakten 30 makinave per cdo bande gjate fushates dhe dites se zgjedhjeve. Per intimidim, blerje votash, transport te atyre votuesve te importuar nga Tirana, Rrogozhina dhe fshatrat pereth.

Bandat kishin bere kontraten me shtetin. Te njejten qe Rama beri ne 2013. Ju me ndihmoni per te fituar zgjedhjet une ju ndihmoj kur te jem ne pushtet. Ne 2015 bandat kishte bere preventivin dhe kerkon haracin, por nuk kerkonin para. Jo. Kerkonin teritor, per toka, pasuri, per droge. Bandat morren license  nga qeveria per teritorin e Durresit.

Aty tani jane te gjithe license ne xhep, nuk i tremben askujt, as e llogarisin shtetin. Shteti per ta eshte debitor. Shteti e ka per detyre ti ndihmoje. Por ke te ndihmoje me shume? Kush do fitoje me shume?  Kjo eshte  lufta e bandave per teritorin. Shtetin nuk e sfidojne, shtetin as e llogarisin.

Ka vende ku qeverite luftojne krimin, ka vende te tjera ku qeverite ia shkelin syrin krimit, por ketu krimi ka kapur shtetin, krimi eshte mbi shtetin dhe kjo eshte faza me e zhvilluar e te keqes.

Krimi ka mbrojtje, edhe kur kapet me makinen e deputetit te pushtetit dhe lihet i lire, dhe nuk e len policia, nuk eshte faji i saj, eshte i politikes. Krimi ka mbrojtje edhe kur ben beteje ne mes te Tiranes me arme dhe  shteti nuk i permend emrin dot, e as ta ndaloje krimi ka mbrojte se edhe kur vret policine, shteti i hap traun. Krimi ka mbrojte edhe kur gjobit biznesmenet dhe nuk eshte fajtore policia por eshte shteti i kapur nga krimi.

Bandat nuk i tremben shtetit te sotem, nuk i tremben as ligjit, se ata jane vete ligji. Krimi i trembet reformes, krimi i trembet byrose, se doren e ligjit nuk do e kontrolloje ai qe kane bere kontraten, kryeministri, por do e kontrolloje partneret. Ndaj ka te drejte ambasadori kur thote se ata i tremben reformes, jane bandidet se nuk do kene me mbrojtje neser. Se kur gjuajne me pistoleta para komisaritit mbi qytetare, celesat e burgut duhet te ishin ne lume dhe jo ne doren e kryeministrit apo gjyqtareve te shantazhuar e te pazarepsur prej kryeministrit.

Paradoksi pastaj qendron ketu. Kryeministri qe kerkon te ngreje byrone e hetimit te ministrave  dhe banditeve, pikerisht ne zyren e vet, kur dihet boterisht se banditet ne kuvend dhe ne bashki i solli pikerisht ai. Kjo eshte paradoksale. Opozita ka kerkuar vetem nje gje ne gjithe kete histori: Byroja qe do hetoje ministrat te mos jete ne varesi te kryrministrit. Vetem kaq. Dhe kjo eshte racionale.

Eshte po aq racionale sa dhe komisioni i Venecias e certifikoi ne dhjetori ne paragrafin e 90 te cilen KM tre here qe u ngrit nuk pati guximin ta citonte.

Dhe po kaq racionale eshte ceshtja e draftit te ndryshimeve kushtetutese si pjese e reformes. Opozita ka kerkuar qe drejtesia te mos jete zyre e kryeministrit dhe mos perdoret per te mbrojtur njerezit e tij. As zyrtaret dhe as banditet. A mundet qe te kete besoje opozita tek nje KM qe sjell bandite ne kuvend dhe kur levizin me trafikate droge urdheron policine ta liroje?

Prokurori i pergjitheshem thote se nuk ka referime per korrupsion nga policia gjyqesore per vitin 2015. Po a ak korrupsion? Po sigurisht qe ka. Se nese kerkon te besh shtet dhe reforme pse nuk i dorezon 50% te tenderva me prokurorim te dpd? Po denoncimet e tenderva te ministrit te shendetesise? Pse nuk tregon vullnet se shteti funksionon para se gjithash per ty dhe ministrat e tu dhe jo vetem per ata 38.000 qe i fute ne burgje se nuk paguanin 10.000 leke per energjine? Keto jane pyetje qe qytetaret i kane kthyer ne parody.

Arsyeja e vetme, e krimit, korrupsionit e pengimit te reformimit real te drejtesise,  eshte kontrata me krimin, kapja e qeverise nga krimi, si faza me e zhvilluar e te keqes. Kontrata me krimin dhe korrupsioni qeveritar nuk e lejon ndertimin e institucioneve te pavaruara dhe ndershkuese te drejtesise, pastrimin e politikes nga krimi. Vullneti per tu mbrojtur nga drejtesia dhe jo per tu vene ne dispozicion te saj pengon reformimin real, qe mos varet as nga kjo ana dhe as nga tjetra. Kontrata me krimin sjell pazarin me drejtesine. Ju gjyqtare e prokurore mos ndershkoni banditet e mi, kur vrasin, kur grabisin, kur vene gjoba, apo qellojne para komisariatit te policies, dhe une mbyll njerin sy kur ju gjyqtare mbushni thaset me parate e korrupsionit. Ndaj prishja e kontrates se politikes me krimin eshte e vetmja zgjidhje qe vendi te clirohet nga krimi dhe drejtesia ta pastroje organizatat e krimit. Por kur ai qe e ka frimosur kontraten serish mburet me kontraten qe ka bere, zgjedhja e vetme per zgjedhje te lira e te ndershme eshte nje qeveri teknike., qe nuk ka firmosur ne kontraten e politikes me krimin dhe do ti mbaj larg atje ku e vendin bandat e krimit gjate zgjedhjeve.

Ju faleminderit shume per vemendjen.


Fjala në Kuvend e deputetit Eduard Halimi, 18 Shkurt 2016