Çdo ditë po shohim dëshmi tronditëse të drejtësisë nën urdhërat e Edi Ramës, të drejtësisë që ai dëshiron.

Pak ditë më parë, gjykata nxiorri nga burgu dhe la të lirë administratorin e Edi Ramës për Kaçinarin, Petrit Bardhi, i cili u kap me 420 kilogramë drogë.

Ky është mekanizmi që ka vënë në punë Rama në aleancën e tij me krimin.

Fillimisht i jep krimit pushtet, më pas e mbron edhe nga drejtësia.

E bëri këtë trafikant kryetar komune e më pas administrator, tani i jep dhe imunitet duke e lënë të lirë edhe pse shtëpinë e kishte mbushur me drogë dhe drogën e tregtonte në Greqi.

Gjykata e Edi Ramës lë të lirë trafikantin që kapet me gjysëm tonë drogë, sepse ky gërhet natën. Sepse Edi Rama e do të lirë trafikantin e tij, e do në shërbim, për delegatët e kongresit e për votat e zgjedhjeve që po afrojnë.

Me gjithë kërkesën e përsëritur për drejtësi të pavarur, megjithë mesazhin e sekretarit Kerri i cili vlerësoi dekriminalizimin dhe tha se është model që duhet ndjekur, Edi Rama çdo ditë shkon në drejtim të kundërt.

Për këdo që ka më të voglin iluzion, Rama e ka bërë të qartë zgjedhjen e e tij. Nuk është zgjedhja e tij ligji, drejtësia dhe pastrimi nga krimi.

Zgjedhja e tij janë Ndoka, Cubi, Bardhi, Bushi, Roshi e Armando Prenga.


Deklarata për mediat e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj, 24 Shkurt 2016