Në këta dy vjet e gjysëm, në këtë sallë është krijuar një simbiozë mes meje dhe Ministrit të Shëndetësisë. Kemi pasur shpesh debate, replica, kritika dhe shpresoj që sadopak ja kanë vlejtur në përmirësimin e punës në sektorin e shëndetësisë.
Por sot dua që ta thyej atë dhe ta përmend z. Beqaj në një kontekst krej tjetër. Dua tí uroj sot:
Gëzuar Ditëlindjen!!
Gjithashtu i uroj jetë të gjatë e sa më të shëndetshme. i uroj shëndet e të mos sëmuret sa kohë është në pushtet, që kur të vijmë ne ta shërojmë atë dhe shqiptarët!!
I nderuar Kryetar i Kuvendit
Të nderuar kolegë deputetë,
“Shqipëria në sportel” do të ishte një titull mbase më tërheqës për projektin më të fundit që na kanë sjellë në parlament, ekspertët e “parasë” në Qeveri. Partnerë me abuzimin, qeveritarët e sotëm, jo vetëm që nuk kanë ndërmend t’ju shërbejnë shqiptarëve, por po vënë në zbatim planin e tyre të detajuar zë për zë! Teoria e shërbimeve në sportel ngjan si një tjetër grackë propagande për të mashtruar si “hallexhinj” ashtu edhe “zengjinë”. Qeveria edhe këtë herë nuk do të shërbejë, por do vetëshërbehet për të mbajtur me dhunë pushtetin e financuar nga klientët e koncensioneve. Do vetëshërbehet duke shkelur përsëri parime e norma, të drejta njerëzore e kushtetuse. Ndaj edhe raporti i fundit i raporterit të Parlamentit Europian për Shqipërinë Flekenshtein theksonte që Shqipëria nuk kishte bërë asnjë hap para në plotësimin e 5 kritereve të vendosura, ku shqetësim të madh përbën korrupsioni i përhpur në shëndetësi, arsim, drejtësi, prokurime etj. Ndaj edhe Parlamenti Europian nxit reformën në drejtësi e cila do ti vinte sadopak fre këtij virusi babëzie që ka infektuar rëndë qeveritarët e sotëm.
Po cfarë po diskutojmë ne sot???
Vetë relacioni i pr.ligjit nuk paraqet asnjë analizë, asnjë fakt, asnjë shifër. Sa është volmi i shërbimeve? Si janë tani?? Cfarë do të përmirësohet??? Pra sot kemi për diskutim një pr.ligj, i cili vjen sic është bërë tashmë zakon i pakonsultuar, i padiksutuar, i pabazuar në një studim, analizë por vjen si një arnë e huazuar nga modeli i Saakashvilit, por shumë më i keq e shumë më i shëmtuar…
Po rezultatet e projektit pilot ADISA Tiranë cila janë??? Ku janë?? A e dinhi ju cili është koncepti i projektit pilot?? Apo e përdorni si një emër trendy për të fshehur megaferat tuaja multimilionë euro???
Ajo cka ndodh zakonisht në cdo vend të botës është që një project pilotohet për të parë nëse funksionon në një terren si Shqipëria, për të studiuar se cfarë shkon ashtu sic duhet, e cfarë jo. Për të marrë merret eksperiencat më të mira për ti implementuar duke shmangur cka është problematike e cfarë nuk shkon. Pork y nuk është rasti i projekteve pilot në shqipëri. Po shpenzohen miliona euro në projekte pilote të cilat nuk merren nas në referencë…ADISA Tiranë nuk është rasti i vetëm. Dua t’ju kujtoj edhe projektin pilot të recetës elektronikë në Durrës plor 334 mln lekë. Ende pa filluar, pa u inaguruar, pa u testuar projekti pilot, Ministri nxitoi të tenderonte projektin e recetës elektronikë në të gjithë shqipërinë plot 7 mld lekë…
Ndaj dua ta pyes Ministren Harito, si i del në këto raste analiza e kostos dhe efektivitetit të këtyre projekteve??? Cilave modele i janë referuar në reformat e tyre???
Koncepti në dukje i mirë për qytetarët, është regresiv pasi qeveria duhet të investojë në decentralizim dhe vajtjen e shërbimeve sa më afër qytetarit dhe jo qendërzimin e tyre në një pikë të vetme. Në të njëjtën kohë, nuk mund të ketë përpirësim të shërbimeve vetëm në front office (sportele) nëse nuk reformon dhe përmirëson shërbimet në back office, në zyrat dhe injstitucionet përkatëse. Pikërisht kjo ishte ajo që implementuam ne në rastin e QKR dhe QKL që rezultuan projekte shumë të suksesshmë. Por nuk mund të ndodhë e nuk mund të suksesohet nëse ju mendoni për fasadën, për ngjyrën e stolave apo të mureve, për të reinxhineruar më vonë shërbimet… Ky model është qysh në krye të herës i dështuar!!! Dhe tregon dallimin e madh midis dy modeleve të qeverisjeve: njëra që mendon për formë e fasadë e ngjyra të bukura, e tjetra që mund të calojë në bukuri e forma por që i shkon përmbajtjës dhe zgjidhjes së problemit në thelb.
E në fakt është pak e frikshme të mendosh që po mundoheni të fusni disa prej shërbimeve më të rëndësishme për qytetarin në një zyrë të vetme, ndërkohë që edhe modelin e suksesshëm që ju lamë të QKR e keni degraduar dhe po e coni në pikiatë??? Qytetarët që para Rilindjes e merrnin Shërbimin në QKR për gjysëm ore, për vetm 1 EURO…tani po i rropatni në rradha të gjata, edhe me ditë të tëra…. Që në 6 të mëngjesit qytetarë që kaloni hekurat dhe bllokonin derën kryesore….e që në shumicën e herëve ikin edhe të pasqaruar pasi në sportel bëhen vetëm aplikime. Raste të caktuara janë shënuar ku veprimet me subjektet bëhen në shkelje flagrante të ligjit!!!
A është ky modeli që duam të replikojmë???
Po ADISA Tiranë??? Janë shpenzuar deri më tani mbi 1 mln euro për disa karrike portokalli dhe pajisje për numura për qytetarët që presin orë e orë sa tu vijë rradha e numrit të tyre. Ka nga ana që nuk presin sa t’u vij rradha por me një 5 mijë lekësh nën dorë mundohen që ta kapërcejnë atë…
Do ndaj me ju ekperiencën e një familjari tim: në pak ditë vajti tre herë në hipotekë pasi cdo herë dokumentet i vinin ose të pasakta ose jo në lidhje me aplikimin… Vajzat në sportel me edukatë por që s’kuptonin asgjë nga ajo që ju dorëzohej apo ju kërkohej…Ndaj, ADISA TIranë apo kushdo qëndron pas saj vecse ka shtuar rradhët, kostot, kokëcarjet e nuk ka përmirësuar absolutisht asgjë. Deri më sot unë nuk kam dëgjuar një qytetar që të jetë i kënaqur me shërbimin e ri të ZRPP.
A shkon disi ndesh ky project me zhvillimet e kohës, me rendjen e zhvillimit të tekonogjisë dhe informcionit???? Shkoni në Gjilan, certifikatat i merrni në kioska në rrugë pa qenë nevoja të shkosh në një zyrë qendrore në Prishtinë. Shkonë në vendet fqinjë ku certifikatën e pronësisë e aplikon on line dhe e merr online, po ashtu lejen e ndërtimit, s’ke nevojë të rendësh nga cdo kënd i Shqipërisë e të shkosh në një zyrë në qendër ….
Po ashtu, nga ana organizative do jetë i pari rast kur bordi i një institucioni public nuk zgjedh drejtorin dhe ka vetëm kompetenca fictive.
Ndërkohë që përvoja ka treguar që institucionet jobuxhetore që vetëfinancohen abuzojnë me shpenzimet e tyre.
Duke qenë plotësisht pro parimit për ti shkuar sa mëpranë qytetarit në shërbime, ne jemi të mendimit që zgjidhja që ju propozoni nuk është e duhura, është kostoze për shtetin dhe qytetarin, do shtojë sorollatjet, vuajtjet, qytetari në fund të ditës nuk do marrin dot shërbimin e kërkuar…duke rritur në të njëjtën kohë mundësinë për korrupsion…
Aq më tepër që ky project të jep idenë e një parapërgatitje për një tjetër koncesion të madh, me të njëjtin emër koncesionari apo të ndryshëm…por që këtë herë do ketë në dorë të gjithë të dhënat e shtetit e të qytetarëve…
Të nderuar kolegë,
Sot, de facto, qeveria është e rrëzuar pasi Kryeministri ka pushuar nga puna shtyllën kryesore të një Qeverie, Ministrin e financave sepse ky i fundit nuk pranoi të firmoste megaafera të tjera korruptive.
Në fakt, ka kohë që të gjithë shqiptarët prisnin që të largoheshin Ministra të tjerë të Qeverisë, i pari sigurisht ai i Shëndetësisë… si etalon i grabitjes se parave te shqiptareve, i dështimit, i paaftësisë me kosto të rënda jete, i certifikuar edhe më parë si abuzues fondesh publike nga Gjykata kushtetuese. Por që KM e ka futur në një program mbrojtje të vecantë. Por, ju siguroj që Rama e kishte më të lehtë të mashtronte 1 mln shqiptarët për të votuar për shëndetësinë falas, se sot tu mbushë mendjen po atyre 1 mln shqiptarëve që Ministri i shëndetësisë është ï pastër”…
Sot shërbimi më cnjerëzor që shqiptarët dëshmojnë nga Vermoshi në Konispol është ai shëndetësor. Teksa ministri zhvat përmes të tretëve fondin për shëndetin e popullatës, pacientët, por edhe personeli mjeksor i luten Zotit t’i ndihmojë; të sëmurët për shërim e mjekët për shpëtim ! Ndaj për të nuk do mjaftonin jo një mijë konferenca shtypi (sic edhe na u ankua Kryeministri në Kavajë), por do duheshin 1000 dosje të tjera në organin e akuzës e të drejtësisë sepse abuzimi me paratë e shëndetit nuk është vjedhje, është krim që merr jetë njerëzish ndaj duhet dënuar si i tillë.
Po cili është bilanci i deritanishëm i fondeve të shëndetësisë???
Në 900 ditë, 338 milion euro vetëm për 3 koncesione.
3 koncesione na kushtojnë sot 376 mijë euro në ditë, që përkthehet në 700 familje me pension social në një vit (60 mijë lekë/muaj), ose 978 familje me Ndihmë Ekonomike minimale në një vit (48 mijë lekë/muaj), ose 521 familje me Ndihmë Ekonoike maksimale (80 mijë lekë/muaj).
Me vetëm 3 koncesione…I kushtojnë shqiptarëve 376 mijë euro në ditë. Të gjitha koncesionet që keni dhënë, në të gjithë sektorët, u kanë kushtuar më shumë se 1 mld euro ose 1.1 mln euro në një ditë qytetarëvë shqiptarë…shifër e cila mund të përkthehet në 2160 familje në një vit do ushqeheshin me pension social…
Po sa shkolla?? Sa kopshte?? Sa spitale??? Sa laboratore edhe më moderne se ai që vizituat para disa ditësh mund të ishin ndërtuar??? Për sa vitë të gjithë spitalet dhe Qendrat Shëndetësore do ishin furnizuar bollshëm me barna e pajisje???…
Në gati 3 vjet qeverisje, nuk ka asnjë investim të ri, asnjë kopësht, asnjë cerdhe, asnjë rrugë të re, asnjë shkollë, qendër shëndetësore apo spital. ende sot, pas 3 vjetësh qeverisje, Rama po inaguron projektet që ia la të gatshme Berisha. … Rasti i fundit ishte ai i inagurimit të pajisjeve ultramoderne te onkologjiku, QSUT (2.5 mln EURO), që u detyrua ti inaguronte në një fshehtësi të plotë se nuk ishte aq trim sa të përballej me zemërimin deri në dëshpërim të pacientëvë të lënë në mëshitë të fatit pa barna, pa kura, pa shërbime.
Sot, falë politikave të Rilindjes e në emër të “shëndetësisë falas” kemi një infrastrutkurës shëndetësore e spitalore të rrënuar, mijëra familjeve shqiptare u është privuar e drejta kushtetuese për shërbim shëndetësor të pështatshëm.
Sot sistemi i shëndetësisë është treguesi me indikatorët më domethënës të krizës e cila i ka shndërruar spitalet në kazerma dhe qendrat shëndetësore si tregje grumbullimi. Sot, mjekë e infermierë punojnë në kushte terrori psikologjik e profesional pasi norma e listave dhe borderove të chekc up që ata duhet të plotesojnë nuk ka të sosur. i gjithë parësori në dispozicion e në këmbë për koncesionarin…e jo për qytetarin…
Këto ditë furtuna e shkarkimeve, spastrimevve me qëllime politike ka përfshirë të gjitha spitalet rajonale. Në shkodër 89 persona janë pushuar nga puna në spitalin rajonal, 89 familje shkodrane do kalojnë në varfëri ekstreme. 89 persona të pushuar në shkelje të kodit të punës, 89 persona pa mbështetje të keqtrajtuar e të larguar për tu zëvendësuar me militantë të partisë në pushtet të cilët në një pjesë e madhe janë punësuar ndërkohë nga të ardhurat dytësore.
Vetëm dje në Fier janë dërguar shkresat për ndërprerje të marrëdhënieve të punës rreth 70 personave, po kështu në Durrës, Elbasan, etj etj mijëra persona janë hedhur në rrugë me një të rënë të lapsit… Po Largohen nga puna infermiere të specializuara në neonatologji, infermiere instrumentare të sallës së operacionit me experiencë pune shumë vjecare…
Po pse këto shkurtime pikërisht tani? Pikerisht pasi i dha edhe koncesionin e sterilizimit mikut te tij adash?? Edhe sa familje të tjera do mbeten pa asnjë të ardhur?? Edhe sa fëmijë të tjerë nuk do kenë kushtet minimale për t’u rritur e mirëarsimuar???
Sigurisht, në mungesë specialistësh, infermierësh as mjekët nuk do mund të kryejnë e të japin shërbimin e duhur…nuk do mund t’u vijnë në ndihmë si duhet pacientëve që do detyrohen të marrin rrugët e të shkojnë në Tiranë…rropatje, mjerim…kosto shëndeti dhe jete…
Kjo do sjelle mos shfrytëzim të spitaleve…pse jo mbyllje të një pjese të tyre…apo koncesionimin…ja ku dolëm në planin tjetër të mendjeve më të mbrapshta që kanë drejtuar ndonjëherë shëndetësinë në shqipëri…
E ndërsa mijëra familje varfërohen e shkatërrohen…koncesionarët cdo ditë majmen e pasurohen …
Të nderuar kolegë,
E ndërkohë që Kryeministri flet për reforma në shëndetësi… mjekët po e lënë cdo ditë shqipërinë. Shifrat janë alarmante!!! Cdo dy ditë, një mjek largohet nga Shqipëria… Kjo është goditja më e rëndë për sistemin shëndetësor publik e me pasoja të pariparueshme. Po ikin elitat për shkak të politikave të gabuara të Qeverisë.
Të dhënat bëhen publike nga raportet e vitit 2014-2015 të Urdhrit të Mjekut. Presidenti i Urdhërit, dr. Brahimaj, shprehet tepër i shqetësuar për këtë fenomen dhe thotë se largimi edhe i një mjeku është humbje e një investimi të madh të shoqërisë.
Disa nga arësyet e largimit: jetesë më e mirë, kushte më të mira të punës, pagë më të mirë, me më pak strese ku të ndihen më të qetë e më të vlerësuar dhe mundësi më të mëdha për t’u rritur profesionalisht e për të bërë një karrierë më të suksesshme.
Dikur një figurë e respektuar dhe e adhuruar, – thekson raporti – sot mjeku për shkak të krizës së besimit është i stresuar, ndihet nën presion, i dhunuar verbalisht dhe fizikisht si asnjëherë. Edhe pse është i mbingarkuar dhe jo plotësisht i vlerësuar, ai mbetet i paragjykuar.
Po sipas raportit, pakënaqësia, zhgënjimi dhe rebelimi i qytetarëve e pacientëve, me apo pa të drejtë i faturohet mjekut si personi i parë i kontaktit me ta. Ky reagim, jo rrallë është manifestuar me dhunë ndaj bluzave të bardha, si një dukuri e turpshme dhe që s’duhet të tolerohet më në realitetin shqiptar. Për këtë arësye, UMSH-ja kërkon që bluzave të bardha t’u jepet një status i veçantë ose strukturat shëndetësore të shihen si objekte të rëndësisë së veçantë, që personeli të ndihet i mbrojtur dhe të punojë i qetë.
Ndaj, do i kërkoja Ministrit që të marrë parasysh rekomandimet e Urdhërit të mjekut në mënyrë që të ndalet rrjedhja e mëtejshme e “trurit” të Shqipërisë.
Të nderuar kolegë
Tallja me të pamundurit zoti Ministër dhe Kryeministër jam e sigurt që do t’ju kthehet një ditë. Ju jeni në grahmat e fundit të pushtetit… Kryeministri duket se ka urdhëruar qeverinë të bëjë check up-in e tenderave! Kryeministri po del vetë “derë më derë” për t’ju kujtuar klientëve se rilindasit janë aksionerë në koncensionet 10 vjecare të shërbimeve publike. Me panikun e aksionit opozitar për rrëzimin e hajdutëve nga qeveria, Kryeministri po ndërron karriget e të besuarëve të tij për të shpejtuar finalizimin e projekteve që i garantojnë pushtet financiar edhe për 10 vitet e ardhshme.
Kjo pak a shumë i ngjan këtij projektit famoz “shërbimi në sportel” ! Për të gjithë ata që kanë aplikuar për këtë shërbim… Diktaturat iu tremben gjithmonë “pranverave” në fund shkurti, ndaj dhe ju po i shikoni teksa po plackisin gjithcka cfarë iu del përpara !
Por gjykimin, nuk do ta kenë shkurt, por shumë gjatë !
Fjala në Kuvend e deputetes Albana Vokshi, 18 Shkurt 2016