Edi Rama vazhdon të mbrojë deputetët e tij nga drejtësia, duke ndërhyrë me çdo mjet për të vonuar zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Koço Kokëdhimës.

Kryeministri i Jugut, siç e ka dekretuar vetë Rama, është kapur me 150 shkelje të ligjit themelor te vendit, duke përfituar fonde publike per biznesin e tij.

Por drejtësia vonon për të, pasi Koço është ushtar i Ramës dhe i premtoi se do të dërgonte në kongres 3 herë më shumë delegatë të bindur.

Jam serish sot këtu, për ti përsëritur kërkesën Gjykatës Kushtetuese që të zbardhë e të bëjë efektiv sa më parë vendimin për rastin e deputetit Koco Kokedhima.

Kërkesa e Partisë Demokratike për mbarimin e mandatit të Kokëdhimës është bërë në verën e vitit të kaluar.

Gjykata e ka marrë në shqyrtim në nëntor të 2015, por ende nuk ka zbardhur vendimin, që e shpalli si antikushtetuese fshehjen dhe mbrojtjen që Edi Rama i bëri ndaj drejtesise deputetit të tij, oligarkut te jugut Koço Kokedhima.

Me urdhër të Edi Ramës, Parlamenti mbylli sytë para shkeljeve të Kushtetutës dhe doli në mbrojtje të milionave të Kokëdhimës, në mbrojtje të 150 transfertave financiare, fonde publike për biznesin e tij.

Vitin e kaluar, Gjykata Kushtetuese e shpalli këtë vendim të parlamentit, si në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, duke kërkuar dërgimin e Kokëdhimës para drejtësisë.

Çështja ka mbetur pezull, pasi nën presionin e Edi Ramës, ky vendim ende nuk është zbardhur dhe nuk është bërë efektiv.

Ndaj i kërkojmë Gjykatës Kushtetuese të zbardhë sa më shpejt vendimin, pasi çështja ka të bëjë me korrupsionin shteteror, me oligarkine dhe oligarket, me kapjen e shtetit, ndaj ky rast është e një rëndësie të madhe publike.

Prej mbrojtjes që Rama i bën Kokëdhimës po përfitojnë dhe deputetet e tjere te Rames, Leskaj e Suli, edhe ata të kapur në flagrance, pasi familjarët e tyre kanë përfituar miliona nga fondet publike.

Fshehja e deputeteve ndaj drejtesise, ndërhyrjet e presionet ndaj gjyqtareve e prokuroreve, janë modeli që ka Edi Rama për drejtësinë.

Gjykatës te kapur, që mbrojnë njerëzit e tij, dhe prokurorë te bindur që urdhërohen lehtë ndaj kundërshtarëve politike. Kjo është drejtësia që kërkon Edi Rama.

Ndërkohë që hajdutëria e tij dhe e ministrave të tij është masive me qindra milionë euro, të konfirmuara edhe nga institucione si kontrolli i lartë i shtetit, drejtësia e shantazhuar, ende nuk ka bërë një hap në këtë drejtim. Ndaj është kundër Byrose Kombetare të Hetimit.

Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për nje drejtësi, qe heton dhe gjykon ne menyre  profesionale, eficente, te pakorruptuar por dhe të pavarur, te panneshtruar e të pakapur nga Kryeministri.

Një drejtësi që lufton korrupsionin e bëhet garante e zbatimit të ligjit, edhe kur akuzohen miqtë dhe oligarket te lidhur koke e kembe me kryeministrin.


Deklaratë për media e deputetit të Partisë Demokratike, Eduard Halimi, 2 Shkurt 2016