Deputetja Deda pranë pacientëve dhe familjarëve që vuajnë mungesën e kushteve dhe të ilaçeve
Në Spitalin e Kurbinit që mbulon rreth 90 mijë banorë, pacientët dhe të afëmit blejnë çdo ilaç për sëmundjet nga të cilat vuajnë. Medikamentet që mungojnë përfshijnë antibiotikë, fiziologjikë, ringer dhe shumë të tjerë, që banorët detyrohen t’i blejnë në farmaci.
Për të parë nga pranë rrënimin e sistemit, deputetja Albina Deda dhe përfaqësues të Departamentit të Shëndetësisë së degës, zhvilluan një vizitë ku familjarët theksuan se çdo ilac detyrohen ta blejnë dhe asgjë nuk jepet falas.
Deputetja Deda tha se dhe edhe në këtë spital u përball me një gjendje të mjerueshme sikurse në të gjithë Veriun. Në dhomat e mjekut, dhomat e pacientëve dhe në kushtet e shërbimit spitalor mbizotëron abuzimi dhe skandali. Kushtet e higjienës janë inekzistente ndërkohë që ministri Beqaj kryen koncesione qindra milionë euroshe për sterilizim dhe ndërrime të çarçafeve, këtu, fëmijë e të rritur rrezikojnë të marrin edhe infeksione të rënda. Problem është ngrohja, mungesa e filmave të grafive dhe mungesa e specialisteve në shërbimet e ORL dhe dermatologjisë.
Shëndetesia falas është iluzion, tha zonja Deda, që ekziston vetëm në mendjen e Beqës dhe Ramës. Ka vetëm koncesione dhe tendera me shumë 380 milion euro në 900 diitë , pa asnjë investim real në shëndetësi.
Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 19 Shkurt 2016