Zonja deputete,

zotërinj deputetë,

zonja kryesuese e seancës,

të dashur qytetare dhe qytetarë që ndiqni këtë seancë,

së pari shfrytëzoj rastin të përshëndes përzemërsisht rezolutën e Parlamentit Evropian të sapo votuar për Kosovën, e cila i jep një mbështetje të fuqishme Kosovës në përpjekjet e saj për zhvillim, integrim euroatlantik, konsolidim të shtetit ligjor. Konfirmon mbështetjen, dhe mos harrojmë se në një hark kohor të shkurtër një mujoj, ky është votimi i dytë historik për Kosovën në Parlamentin Euriopian. U votua Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe tani votohet një rezolutë mbëhtetëse, e një rëndësie të veçantë, e cila mbështet heqjen e vizave dhe denoncon, dënon qëndrimet obstruksioniste të Serbisë ndërhyrjet e saj ndaj Kosovës. Me këtë rast, më duhet të denoncoj dhe këtë qeveri, e cila ka manifestuar dhe manifeston në mënyra të ndryshme një Kosovofobi. E bën këtë për servilizëm ndaj Beogradit apo për genuinitetin e geneve të veta, këtë unë nuk e di. Si mund të shpjegohet që të ndalosh flamurin e Kosovës kur luan kombëtarja? Po njëri mbi tokë përveç atij (Rama) që dekoronte Bregoviçin, nuk ka njëri që e bën një gjë të tillë.

Si mund të shpjegohet që të ketë një njohje ndërkombëtare në dy vjet, në një kohë që Shqipëria të ketë dhënë kontributin më minimal?

Si mund të shpjegohet që hiqen ambasadat, të cilat u hapën me qëllimin më kryesor, për të ndikuar sado pak në njohjet ndërkombëtare të Kosovës?

Si mund të shpjegohet që nuk merret asnjë, në nismën e Berlinit dhe më pas të Vjenës, dhe pikërisht në këtë nisëm rajonale nuk ka asnjë projekt të vetëm Sqipëri – Kosovë? Përkundrazi, projektet dërgohen në drejtime të tjera, në një kohë kur në rrafshin ekonomik, për rajonin projektet Shqipëri – Kosovë janë më fizibël më të leverdisshme dhe jo vetëm për Kosovën dhe Shqipërinë por dhe për të gjithë vendet e tjera të rajonit.

Si mund të shpjegohet që Shqipëria nuk merr asnjë projekt në Vjenë? Sepse shkon me paranojën enveriste që do ju japë mënd, nga Berlini me barcaleta në Vjenën me budalliqe aq sa filluan ta tallin kolegët. Atëherë pse do i japin europianët paratë e taksapaguesve të tyre për një njëri si ky? Në asnjë mënyrë, s’kanë se si i japin. Fatmirësisht shqiptarët nuk u përjashtuan, fatmirësisht Kosova përfitoi pesë projekte, Shqipëria përfitoi paranojën e Edi Ramës. Cilat janë, ku janë? Për të mos thënë Zoti e ruajt Kosovën nga majtistët ekstremistë shqiptarë dhe falangat e sigurimit të shtetit!

Zonja dhe zotërinj,

ky vend shëmbëllen çdo ditë e më shumë me një mini-Afganistan në zemër të Europës. Shihni ngjarjet nga 2 janari e tutje, çfarë shkalle të tmerrshme kriminaliteti ka ky vend. Unë ju them se goditja e krimit të organizuar me uniformë shtetërore përbën aktin më poshtërues, më sfidues për rendin, sigurinë, shtetin në tërësi. Ai vesh uniformën për të të thënë se “ligjin e bëj  unë”, se “ligji jam unë dhe nuk je ti”. Po sigurisht kështu është kur ministri është anëtar bandash, kur kryeministri është iu lidhur kokë e këmbë me Shullazin, me “Hakmarrjen për Drejtësi” e me banda të tjera, atëherë krimi jo do veshë uniformën por do veshi spaletat. Prisni ju kur ti shihni me kallash dhe me spaleta të florinjta duke qëlluar, duke rrëmbyer, duke bërë batërdi..

Pse të mos bëjnë ata? Pse të mos bëjnë? Kur peshojnë qeverinë në trofetë e krimit. Kur Rama e ka shndërruar qeverinë në organizatë kriminale. E dini ju se çfarë i bëjnë kryetarit të bashkisë së Durrësit? Shkoni në Durrës shihni çfarë poshtërimesh i bëjnë bandat të cilat i kanë siguruar votat atij.

Shko pak se ti tregon Gjushi, që është bërë si i sëmurë, gati për tu larguar nga detyra. Po, i shkojnë Ramës e i thonë (për Shullazin), S’kagjë, i thotë Rama, ashtu e ka ai (Shullazi). Ndaj në këtë terren edhe uniformat i veshin edhe spaletat i venë, qëllojnë ku të duan, ikin ku të duan. Keni pasur 54 vrasje, por në vend në 32 ditë janë bërë 18 vrasje. Turp kombëtar, duke shitur shpirtëra të vdekurish për suksese.

E thash që Shqipëria është një “mini-Afganistan”.

Edhe njëhërë do t’i lutesha shumë, cilido që është i interesuar për këtë, që të marrë librin e Sara Çeis “Hajdutët e shtetit”.

Këtu qeveritarët vjedhin çdo ditë taksapaguesit.

Keni gjetur një mekanizëm të paimagjinueshëm të konçensioneve me pagesë për të ndarë paratë. Paguani për të na vjedhur, paguani për të vjedhur sëbashku me ta.

Keni vendosur partneritetin me privatin në vjedhje, si rruga më e fuqishme e vjedhjes e në këto konçensione janë dhënë deri tani 375 miliardë lekë, 3.7 miliardë USD!

E dini çdo të thotë kjo?! Do të thotë që borxhi publik nuk është më 1 trilion, nuk është më 74% e GDP-së, por me konçesionin që kanë dhënë këta zotërinj, ju garantoj se borxhi publik është 130% e që do ta rrëzojë Shqipërinë përtokë dhe nuk do të mundet të ngrihet në këmbë për një kohë shumë të gjatë, i cili do ta shkretëtojë Shqipërinë.

A e kuptoni apo jo? Ndaluni në një moment. E morët në shtator të vitit 2013 me 62.7% sipas Komisionit Europian, e rritët ne 74% pa ndërtuar një kilometër rrugë. Edi Rama për të treguar diçka shkon tre herë në 1.5 km që po ndërton, që lidh Trans-Ballkaniken me autostradën në Vlorë, se nuk ka se çfarë të tregojë. Qesharakë dhe i padinjitet.  Shkon dhe pret shiritat. Të kujt? Të termocentralit të Babicës. Shko dhe pyet banorë, se jo në 2013 por e kam inauguruar unë në 2009. Është inauguruar me kredinë e qeverisë së Koresë së Jugut me 25 milionë dollarë. Vazhdoni hani gënjeshtra. Fier – Babicë, linja dhe termocentrali. Dhe juve ju shet dokrra. Ju thoshte sot shqiptarëve se Skavica kërkon miliarda. Ka kalkulime sesa kërkon Skavica. Skavica nuk kërkon asnjë qindarkë  më shumë se 500 milionë euro, janë të llogaritura të gjitha, por ju mashtroni njerëzit dhe besoni se mashtrimi është shumë më i dobishëm sesa e vërteta.  Shkon burri në Babicë dhe thotë se është vepër strategjikë, e ndërtuar në 2009.  Aty ku bashkohet Unaza e Jugut, edhe ajo e prokuruar, e projektuar, e financuar e tëra nga qeveria e mëparshme, nga unë në Zemblak.

Po kur keni një njeri jeshil si ky, një piktor dështak. A e dëgjuat sot në parlament boja, boja, boja, nuk di gjë tjetër ai përveç bojës. Të paktën sot ishte origjinal, nuk u mor me koncepte të tjera, por e kishte me bojën. Problemi  është se kjo po rrënon vendin, Shqipëria është Afganistani i vogël. Se Sarah Chayes në librin e saj “Hajdutët e Shtetit”, i vëllai i Kazait që hiqej kështu anash i bënte të gjitha vjedhjet. Kishte Olsin. Edhe për koeçidencë ai jetonte në Los Angelos. Kjo gazetare e famshme kishte shkuar në LosAngelos e kishte intervistuar e kishte investiguar, çfarë kishte gjetur? Kishte gjetur Olsi Ramën. Ka gjë më të paimagjinueshme që kryeministri i vendit të shtrijë dorën e tij të zezë mbi TVSH e qytetarëve. A ka gjë më të rëndë. Kur jua thashë këtu unë, javën e kaluar, të vërtetën, që një kompani e Hon Kongut është  kontaktuar nga dy persona, Olsi Rama dhe Gaz Demi, i cili ka vetinë për t’u bërë zbor këtyre ministrave, Olsi Rama i thotë kompanisë hajde dhe na e bëj këtë shërbim. Por kompania thotë se unë jam për baste nuk jam për TVSH.

Si përfundim del se është ortaku i Olsi Ramës.  Kjo është e mjaftueshme, në çdo kod të botës, që kjo procedurë ndërpritet menjëherë dhe zyra jote del dhe thotë se në mënyrë absolute kjo nuk do të bëhet. Përkundrazi nuk e mohoi dot (Rama). E dëgjuat sa foli këtu. E përmendi emrin e Olsit? Nuk e përmendi, sepse është personazh i  Sarah Chayes. Se mos del vetëm këtu Olsi. Jo more jo. Shkoni pak e shikoni se ka filluar të interesohet shumë për naftën. Çfarë u bë me Spitallën. E dini ju se çfarë u bë aty. Jua them unë se çfarë ndodhi. Gjeti një kompani kinezë dhe do ta marrin sa për sy e faqe dhe tani i thonë kinezit ik tani, por ai i thotë se nuk iki dhe ju ka mbetur patatja e nxehtë në fyt, sepse mendoi e tani u bë me Spitallë ky Rama. Donte edhe Spitallën. E keni lexuar dhe rilexuar artikullin investigativ të botuar në të gjitha mediat. Çfarë del.

Del që kompania e Hong Kongut ka për partner kompaninë ku është Edi Rama, ku është Olsi Rama. Çfarë po ndodh tani. Një mashtrim i paskrupullt. Sistemi që ne vendosëm i kasave ishte gjeneratë e tretë, ishte sistemi më i avancuar për kohën deri në vitin 2013, ishte sistemi me server qendror, ishte sistem i sekretuar. Tani thonë po e bëjmë këtë që të vendosim sistemin e tretë të kasave. Po ti sistemin e kasave e kishe dhe në mënyrë absolute ishte. Nuk them se ishte i përsosur se nuk  janë sistem që vihen kollaj por u bë me shpejtësi më të madhe dhe më të mirë. Tani përveçse u shpenzuan parapa 12 milionë euro  të kredisë austriake që ne i lamë të gatshme, tani po marrin për këtë sisteme dhe 40 milionë euro nga Banka Botërore. Po. Më ka thënë një avokat amerikan dikur se “kam njohur disa miliarderë por asnjëri prej tyre nuk ishte se nuk donte të vidhte miliardin tjetër”. Nuk ndalen ata, janë të tërbuar.  Ne e bëmë sistemin, natyrisht që do të kishte përsosje, lamë kredinë Austriake, kredi  e butë edhe për Shëndetësinë edhe për tatimet. Rama do të ndërrojë kasat fare, i thotë bosit se unë jam i fuqishëm, vëllai im është kryeministër.  Ai është presidenti i kësaj kompanie dhe sigurisht që ai do të marrë vendim ekzekutiv për të gjobitur edhe njëherë bizneset shqiptare.

Kjo përbën vjedhjen më të paimagjinueshme. Olsi Rama është bërë kryesekseri i Shqipërisë për vëllaçko Ramën, për kryeministrin. Kur ia fal shpirtin djallit siç ia ke falur ti Edi Ramës (i drejtohet Beqajt) ty të falet çdo gjë.  Ata njerëzit e tu më kanë thënë mua se ti u ke rrëfyer se çdo gjë e ndan me Ramën. Pse nuk del emri i vëllait tënd por del emri i Olsit.  Pse del me baxhanakun e Ramës dhe nuk të del me vëllain tënd, sepse ti ia ke shitur shpirtin djallit.  Kjo që ndodh është një gjë e paimagjinueshme.

Edi Rama me vëllan e vet, ka vendosur të depozitojë në llogaritë e tij bankare personale në një afat kohor dhjetë vjeçar më se paku 140 milionë euro me një të rënë të lapsit, por që mund të shkojë edhe tre here më shumë. Koncensionet, partneritet, në të gjitha deri më sot nga buxheti i shtetit, të mëparshme nuk kanë nxjerrë një qindarkë, përkundrazi. Qytetarët nuk kanë paguar asnjë qindarkë për ndërtimin e  hidrocentraleve por duhet të kesh koefiçentin intelektual që ke ti që flet në këtë mënyrë.

Qytetarët nuk kanë paguar asnjë qindarkë përkundrazi çmimin e energjisë e rritet ju me 23%. Çmimin e energjisë e rritet ju me 120% tek biznesi. Çmimin e energjisë e rritët ju, hajdutë të shtetit të cilët faturoni fatura aforfe në 200 mijë familje shqiptare dhjetë herë më shumë se në vitin 2013. Ca po ndodh me këto.

Cfarë po ndodh me shqiptarët. Largim masiv nga Shqipëria. Akti juaj i dytë kriminal. Jeni bërë një organizatë kriminale. Është ajo që po ju bëni profesionistëve në Shqipëri. Pasi jua tre-katër fushuar çmimin e qerasë së bizneseve pasi trefishuar akcizën e naftës, pasi vutë taksën progresive në akcizën e naftës, çfarë po bëni tani? Po katërfishoni sigurimet shoqërore e shëndetësore për ta. Po i shkatërroni Shqipërisë atë që quhet klasë e mesme. Këta përbëjnë thelbin, as janë të pasur as të varfër, këta janë të mesëm. Po të dini një gjë. Për ata që lexojnë për  demokracinë, në të vërtetë këta janë plazma e demokracisë. Për ata që lexojnë për zhvillimin, këta janë faktor kyç në stabilitetin e një vendi, sepse grupe të tjera kanë interesa të ndryshme kurse këta janë stabël në interesat e tyre. Po çfarë po ju bëni këtyre. Vetëm profesionet e lira janë 15 mijë mjekë, avokatë, noterë, 23 profesione të lira, po janë edhe nja 120 që ju me hile i keni futur në to pa i quajtur të lira, çfarë janë këto? Marangozë, karpentierë, të gjithë të tjerat. Këta tani që të gjithë do të paguajnë katërfishin sigurime shoqërore. Imagjinoni pak, tre-katër fishi qeraja, dy herë më shumë akciza e naftës, tre-katërfishi sigurimet shoqërore sigurimet shëndetësore, ku iu del këtyre?

Këtyre ju bie të ikin nga Shqipëria, sepse këta kanë, për hir të  së vërtetës, dhe e kanë thënë gjermanët se na kanë ardhur mjekë, inxhinierë. A e mendoni ju se çfarë shpenzimesh të tmerrshme kanë bërë taksapaguesit shqiptarë për tu shkolluar këta njerëz, a e imagjinoni ju se çfarë investimesh kanë bërë këta vetë për të zhvilluar biznesin e tyre dhe tani ju vënë shkelmin. Ju nuk  keni asnjë interes tjetër përveçse pasurimit tuaj të paligjshëm.

Ndaj dhe unë jam sot këtu duke shprehur mbështetjen time më të fuqishme t’ju bëj thirrje të gjithë avoketërve të vendit, në akt mosbindje civile, të bojkotojnë totalisht këtë shtet.

Ju bëj thirrje të gjithë noterëve të vendit, në akt mos bindje civile, të bojkotojnë tërësisht këtë shtet të mafies, të bojkotojnë këtë qeveri organizatë kriminale, këtë grup hajdutësh të shtetit që shkelmon mbi jetën e tyre dhe të fëmijëve tuaj.

Ju bëj thirrje mjekëve, stomatologëve, farmacistëve, ju bëj thirrje të gjithë profesioneve të liram në revoltë mosbindjeje civile, përveç Urgjencës, asnjë shërbim tjetër, të marrin vesh shqiptarët se kush janë këta që i bëjnë vendit mynxyrën, që vjedhin me vëllezër e krushqi e kë kanë e kë s’kanë dhe nuk çajnë kokën për asgjë tjetër.

Doni ju të dashur profesionistë ti vëmë kufirin te thana hajdutëve të shtetit? Bojkot total çdo veprimi me këtë qeveri, me këtë administratë dhe këta do të përkulen, këta do të përmbysen do të përfundojnë aty ku e meritojnë.  Kjo është rruga. Mbroni interesat tuaja dhe të fëmijëve tuaja, të vendit tuaja. Se nuk janë vetëm interesat tuaja por janë të komunitetit të shoqërisë në tërësi.

Me greva me demonstrata me bojkot dhe ti lëmë hajdutët e shtetit lakuriq siç e meritojnë para shqiptarëve dhe botës.

Filloi në Laç, le të vazhdojë në të gjithë Shqipërinë. Këta e meritojnë paralelisht edhe largimin menjëherë nga qeveria  Nga e liga në të ligë, nga e keqja në të keqe, nga dhuna në dhunë, çdo ditë çfarë i pjell mendja një të sëmuri.

U bëj thirrje mjekëve ti botojnë çdo kartelë për t’u thënë  shqiptarëve të vërtetën mbi të. Situata është kritike. Si të mos botohet kartela  e një njeriu që i thoshte gazetarit se nuk ekziston Blushi. Nuk kam hallin e Blushit unë por ai që mohon realitetin ai është i sëmurë psikik, për atë ekziston vetëm realiteti i tij në kokë.  Mirë jua bën juve dhe e përgëzoj për këtë. Ju përmend Tony Blair-in një e dy. Pa guxoni dhe bëni vetëm një pyetje. Na thuaj zotëri cilin laburist ka penguar Tony Blair për të kandiduar. Cilin?

Nuk ka kryetar partie përveç atij  që është i sëmurë që të mund të pengojë rivalin. E do, se do, je i detyruar.  Si e pranoni një gjë të tillë? Nuk merrem fare me PS, absolutisht. Nuk kam punë me ju fare. Kam punë me vlerat dhe normat e demokracisë, por ju kokën i hëngërshi njëri-tjetrit. Nuk më behët fare vonë për ju. Po për vlerat e demokracisë po. Se nuk ka kryetar në botë të një vendi të lirë, që mund ti thotë rivalit se nuk të lejoj të garosh me mua. Kjo ndodh vetëm tek ju, se jeni kthyer hajdutë të shtetit dhe shihni vetëm interesat e pasurimit në mënyrë të paligjshme. Si e pranoni një gjë të tillë. Dhe të gjithë shqiptarë po jua thonë këtë.

Për socialistët kam respekt unë, sepse janë shtylla e alternativës së këtij vendi. Por jam i bindur se nuk ka sot socialist të vërtetë që të thotë të ndaloj garën.  Ndaj dhe mos u pajtoni në këtë mënyrë. Mos u bëni bashkëfajtor në një krim të shëmtuar ndaj shqiptarëve, në një vjedhje që nuk ka ndodhur në asnjë vend të Europës dhe të botës që po kryen kryeministri jua me vëllain, me simotrën Nushi. Ky është rrethi; Olsi, Koço, Nushi etj. A keni ju interesa për ata zgjedhësit tuaj? Ky nuk ka ndërtuar një kilometër rrugë. A kanë ata nevojë për shkolla, që ku nuk ka ndërtuar një shkollë kund. A kanë nevojë ata për qendra shëndetësore që ky nuk ka ndërtuar, një qendër shëndetësore kund në Shqipëri. A kanë nevojë ata për kanale, që ky nuk ka  meremetuar një kilometër kanal kund në Shqipëri. A kanë ata nevojë për ujë që ky s’ka ndërtuar një metër ujësjellës kund nëpër Shqipëri. A ka njerëz që kanë nevoja? Jeni mbledhur jeni rrudhur rrini si ndieri i çalës, edhe Fidel Kastro nga 5 orë e gjysëm çdo javë nëpër televizione.

Edhe një herë, dënoj me ashpërsinë më të madhe përpjekjen e tij për të marrë TVSH e taksapaguesve shqiptarë me vëllain e tij. Dënoj represionin fiskal, diktaturën fiskale që po vendosët ndaj biznesit të vogël dhe profesionistëve në Shqipëri, vjedhjet masive, sikundër edhe njëherë ju them që kryetarin tuaj  që nuk pranon rival, ju qofshi se kund nuk gjeni dhe ju mund të bërtisni edhe më shumë Rroftë e Rroftë, por e vërteta është se po shkon Poshtë e më Poshtë.

Replika me Blushin:

Berisha: Blushi në politikë, një tradhëtar kongenital. Edhe po s’pati njeri për të tradhtuar, tradhton vetën e tij!

Me Blushin kam njohje të vjetër, dhe në çdo rrethanë unë disa anë të tij i vlerësoj. Vlerësoj publicistikën e tij, por në politikë, nuk duhet të citoj veten time, por nuk und të le pa e theksuar çfarë është Blushin në politikë. Blushi në politikë është tradhëtar kongenital, që ‘edhe po s’pati njeri për të tradhtuar, tradhton vetën e tij’. A mund t’ja presi njëriut mëndja që unë të bëj unë avokatin e dikujt që tradhton veten e vet. Kurrë! Harroje ti që unë shpenzoj qoftë dhe një çerek fjale të vetme të të dalë zot ty në politik, sepse po të bësh një akt të tillë atëherë ti bën një marrëzi të vërtetë. Blush, ti je një tradhtar kongjenital, dhe kur nuk ke njëri tjetër kë të tradhtosh, tradhton vetë Blushin, por kjo është puna jote.

Tani po ndalem te dy çështje të tjera. Ti përmënde disa marrëdhënie, gabove. Unë nuk e di a gënjeve me dashje apo pa dashje. Fole për Greqinë. Kanë një histori marrëdhëniet me Greqinë. Ka një akt terrorist në Peshkëpi. Kam qënë dhe mbetem i vendosur dhe nga ato marrëdhënie u kalua tek Traktati i Miqësisë dhe i Bashkëpunimit. U firmos në Tiranë, u ndërtua tullë pas tulle, përpjekje pas përpjekje dhe u arrit në një Traktat Miqësie, të cilin pas mbi 20 vitesh, këta autorët e zero problemeve, e nxorën më në fund dhe  e cituan dhe thanë se do të jetë bazë për marrëdhëniet por do i bëjmë edhe amendime. Ka një seri problemesh por është në detyrën e diplomacisë dhe politikës shqiptare të përpiqet me seriozitetin më të madh për të zgjidhur problemet dhe jo për të thënë zero probleme.

Përsa i përket presidentit të Turqisë, nuk kam dëgjuar që ka thënë se i kam premtuar, nëse e ka thënë atëherë ka thënë një të pavërtetë të madhe. Tani po ju them, meqë e doni. Kam patur gjysëm ore bisedë telefonike me të dhe i kam thënë se “unë nuk e bëj Shqipërinë shtojcë në politikën e Lindjes së Mesme të Turqisë. Shqipëria në Lindjen e Mesme do ndjekë linjën e SHBA. Në mënyrë të prerë. Turqia është një vend mik, por po të vijë puna për Lindjen e Mesme, do të votoj politikën e SHBA”. Po të shkosh në OKB do të shohësh se Sali Berisha është i treti kryeministër dhe kryetar shteti që deklaruan votën haptaz kundër rezolutës për Palestinën. Kur më mori pas dy vitesh presidenti i Turqisë që ishte kryeministër, i thashë nuk ndryshoj qëndrim sepse unë në Lindjen e Mesme kam ndjekur dhe do ndjekë politikën që do ndjekin SHBA.

Kemal Ataturk ka lënë një postulat, i cili i thoshte Turqisë “asnjë përzierje në Lindjen e Mesme”. Kohërat kanë ndryshuar dhe ato nuk janë profeci por përsëri e them këtu, me gjithë respektin tim më të palëkundur, se Lindja e Mesme është një problem shumë serioz.

Unë jam për marrëdhënie shumë të mira me Turqinë, sikundër jam për marrëdhënie shumë të mira me Greqinë, me Italinë, Serbinë dhe të gjitha vendet fqinje, por të ndërtohen mbi një bazë të zgjidhjes së problemeve, jo mbi bazën e poshtërimit dhe servilizmit, pët të ndaluar simbolet e Kosovës në Shqipëri në Elbasan Arena.

Përsa i përket qëndrimit tim, meqë thua mos u përziej. Kryetarët nuk janë në botën e engjëjve, mos kërkoni të jenë engjëj, as unë nuk është se kam qenë engjëll. Por kurrë ndonjëherë s’më ka shkuar ndërmend kurrë të pengoj një njeri në garë. Kam patur fatin që bashkëpunëtorët e mi të kenë garuar, ka patur raste që edhe nuk kanë garuar. Kryesia e partisë kishte rregull që i caktonte, në fund hoqi dorë nga ky rregull. Ku qëndroj unë? Nuk mundem kurrë të imagjinoj që një kryetar partie në një vend të lirë të thotë se ‘unë nuk pranoj garën’. Kurrë. Dhe së fundi, Blush çdo njëri ka momentin e mjerimit, por të citosh vrasësin Izet Haxhia këtu, i cili me dëshmi të Sali Berishës, ai dhe i vëllai, është dënuar 25 vjet burg. Ti (i drejtohet Blushit) e citove atë këtu, tani e citon Edi Rama gfjithë ditën me Dabullët, e citon Mjero Baze “mister këllira”me të tjetrë. Por e çove veten në atë derexhe, që mjerë gara se kush e pretendon.


Fjalimi në Kuvend e ish kryeministrit Sali Berisha, 4 Shkurt 2016