Te nderuar kolege
Projekteligji per shpalljen e ‘Moratoriumit ne pyje ‘, eshte nje projekteligj, qe eshte per tu mbeshtetur ne parim, pasi ka qellim mbrojtjen dhe rehabilitimin e pyjeve ne teresi .
Sigurisht qe ky projekteligj, synon ndalimin e shfrytezimit te fondit pyjor, publik dhe privat, dhe ndalimin e eksportit te lendes drusore te perpunuar.
Por sot cdo qytetar, eshte i habitur sepse nuk eshte paraqitur, ky projekteligj muaj apo vite me pare.
Personalisht, une dhe shume ekspert te sherbimit pyjor , kemi te drejte te deklarojme , se mbasi u dhane me koncesion, me mijera hectare pyje dhe ekonomi pyjore, keto 2 vite e gjysem ne kundershtim, me ligjet per pyjet dhe sherbimin pyjor.
Dhenia me ankand, e siperfaqe te medha pyjore, pa marre mendimin e komuniteteve dhe organeve te pushtetit vendor .
Keshtu u veprua ne zonen time elektorale Bulqize , ku sot atje, eshte kryer nje masaker te prerjeve te pyjeve :
Ternove , Ostren , Trebisht , Martanesh e Bulqize , ajo cfare ka ndodhur ne Bulqize, nuk ka ndodhur as ne vitet nentedhjete e shtate – nentedhjete e tete .
Atje eshte bere krim mjedisor , dhe vetem fale protestave te ligjshme, te banoreve te Fushe –Bulqizes , te fshatrave Kocaj dhe Dushaj, e ndaluan prerjen e paligjshme te pyjeve .
Pavaresisht se ndaj ketyre banoreve, u ushtrua dhune , presion dhe burgime , por ato ishin dhe jane te vendosur, per te mbrojtur pyjet , ku me keto kane lidhur interesat ekonomike te tyre .
Edhe projekteligji i sotem ka pikepyetje te medha , cfare do te behet me koncesionet dhe lejet e shfrytezimit te dhene dy vitet e fundit ?
Kush do te mbaje pergjegjesi, per shfrytezimin e paligjshem te pyjeve te kryer para ankantit te 2015 ?
Atje jane demtuar dhe prere pyje ne zona, qe jane shpallur zona turistike , me VKM . Pse nuk mban askush pergjegjesi ?
Pse nga Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Brendshme, nuk behen kontrolle , nuk matet sasia , dhe vellimi drusor te prere ne pyje, dhe sasia dhe vellimi drusor, qe ndodhet ne fushen prane fabrikes ?
Ja per keto pikepyetje, dhe qe nuk marrin pergjigje nuk besojne tek moratoriumi .
Cdo projekteligj , ka rendesine per fusha te ndryshme, dhe sigurisht u sherben qytetareve Shqiptare . Por ligjet e miratuera keto vite nga Qeveria e Rilindjes , a e kane zhvilluar ekonomine e qytetareve Shqiptare ?
,A eshte zhvilluar biznesi dhe indurstria ?
A ka ndryshuar sherbimi shendetesor , a eshte falas ai sot ?
Me keqardhjen me te madhe, shohim shtetin tek shkemoqet dita-dites .
Jemi ne vitin 2016, dhe ne cdo fshat apo ish-njesi vendore ekonomia e Shqipetareve, eshte ne ditet me te zeza te ketyre 25- viteve .
Varferi e tejskashme , papunesi e madhe qe po rritet cdo dite, nga falimentimi I bizneseve , rritje e taksave per bizneset dhe qytetaret . Kete shohim cdo dite ne media, e ne rrjete sociale , keto na e thone qytetaret, ne takime cdo dite . Qytetaret po vuajne per buken e gojes , mjerim pa funde . Sic ishte dhe rasti i pasqyruar ne televizionin Neës-24 , te familjes GJika ne LLodomeric te Ostrenit ,ku te katert femijet , jetonin ne kushte c`njerezore , e ema nga varferia dhe nga pamundesia, per te ushqyer femijet e saj , kishte kaluar ne depresion dhe semundje mendore, dhe kontributi I shtetit ishte zero .
Por fale ketij televizioni dhe gazetarit Doci, beri te mundur qe te zgjohen institucionet . Ky eshte apel, per te gjithe njesite vendore dhe qeverine qe duhet te reflektoje .
Por kjo varferi nuk eshte vetem ne zonen time elektorale , por edhe ne mes te Tiranes , sic ishin rastet e Romeve ne Shkoze .
Jetonin ne kushte te pa pabanueshme . Vemendja e Bashkise se Tiranes ishte zero, dhe ajo c`fare ishte e cuditshme, qe pushteti vendore, ne vende qe te merrej me zgjidhjen e problemeve te ketyre banoreve , qe nuk dinin ku ta kalonin naten nga djegia e barakeve , Velia dergonte spiuna , per te sulmuar opoziten , a thua ishim, Ne ne qeverisje , dhe harronte se vetem para disa muajsh, kishte vdekur nje foshnje nga te ftohtit .
Qytetaret kane ne memorje premtimet e tij per kete shtrese , por realiteti sot eshte ndryshe , ai po I perbuze shtresat ne nevoje dhe Romet .
Te nderuar kolege, ne seancen e para nje jave, po ndegjoja disa kolege, qe flisnin per koncensionet ne pergjithesi , dhe ne menyre te vecante per koncensionet ne shendetesi .
Ajo qe me habiti ishin diskutimet e 2-3 kolegeve , qe nuk e dinin se cfare eshte mjekesia , nuk kan asnje lidhje me te , dhe tregonin se chek-up ishte I suksesshem. Jam mjek, dhe nuk mund te rri po ju kunderpergjigjur , pavaresisht se qytetaret personeli mjekesor, po e shohin cdo dite, ate cfare ndodh me shendetesine Shqiptare. ‘Ajo po jepet cdo dite me koncesion ‘ , ka ngelur pa dhene me koncesion, dhe bluzat e bardha .
Koncesionet ne Shendetesi e kane shkaterruar sistemin shendetesor, sistem I ndertuar prej vitesh . Miliona Dollare abuzime , mbi 300-milion dollare dhene miqve dhe sponsorve te Partise.
Cdo dite takojme qytetare, qe pasi kane shkuar te mjeku i familjes, dhe mbas vizites, e detyrojne ate te beje chekapin .
Cudia eshte qe ai e ka bere chekapin ne nentor te 2015, e detyrojne edhe ne Janar , kjo behet vetem per statistika te koncesionarit. Po habiten mjeket dhe specialistet ne rezultatet e checkupit, e si munt te jene te sakta keto analiza ku behen sot,, dhe pergjigjet merren mbas 2 javesh. A ka qytetare ne Shqiperi qe e beson kete ?
Ju ne kete salle dhe qytetaret, kane kryer analiza gjate jetes, dhe e dine mire se ka protokoll, per marrjen e pergjigjes .
80 % e tyre merret brenda disa oreve , ka analiza qe merret pergjigja mbas 3-5 diteve . Por jo nje analiza urine , gjaku , apo te tjera duhen 2 jave . Kjo eshte shkenca e re e rilindjes .
Ja ky eshte chekapi , shoke Deputete qe diskutuat javen e kaluar.
Qytetare Shqiptare ,
Koncesionet ne Shendetesi jane te panevojshme, dhe nuk I sherben shendetetit te qytetareve Shqiptare , aty harxhohen miliona dollare , dhe vetem financimi ne sistem do te ishte zgjidhja .
Pa permendur skandalin e recetave fictive , miliona dollare .
Ja per keto abuzime, eshte shkaterruar sistemi dhe buxheti per shendetesin .
Mungesa e politikave dhe deshtimi I reformave, treguan edhe ne rastin e fundit ne Pogradec , spitali I pogradecit dhe ai I Korces , nuk munden tu sherbenin pacienteve si rezultat I djegjeve.
A e degjuat se cfare deklaronin mjeket , nuk kemi medikame nte , nuk ka specialist , jane larguar dhe hequr specialistet .
Eshte koha per te reflektuar koleg dhe personel mjekesor .
Shendetesia cdo dite po perkeqesohet , po zhbehet gjithcka kemi arritur , vendimet dhe politikat nuk behen nga ekspertet dhe specialistet . I tille ishte dhe urdheri I Ministrit per mbylljen e urgjences mjeksore te Tiranes .
Urgjence qe ka sherbyer nga 60-vite . Mbyllja e saj u be pa asnje studim , pa asnje konsultim me mjeket dhe personelin mjekesor .
Urgjence qe I sherben rreth 1 milion qytetareve te Tiranes , nje staf me eksperience mbi 20- vjecare , nje staf mjekesor qe ka zgjidhur dhe diferencuar me mijera raste .
Nje vendim jo transparenc me pikepyetje te medha .
Si mjek ,jam qe ka nevoje per riorganizim te urgjences mjekesore ne teresi , por jo te mbylljes se sherbimit, te urgjences mjekesore te kryeqytetit . Ju me kete vendim, ju hiqni ndimen urgjente te qytetareve te Tiranes , dhe do te krijoni nje kaos dhe dyndje ne urgjencem e QSUT-, ku ajo vete sot, nuk munt ti perballoje edhe urgjencat e gjite Tiranes .
Ajo qe ndodhi ne Pogradec mund te ndodhe ne cdo moment ne qytetin tim te minatoreve .
Por spitali I Bulqizes eshte kthyer ne nje poliklinike , mungese buxheti e asnje investim qe nga 2013 , mungese te theksuar specialistesh .
Aksidentet dhe rastet kirurgjikale, per dite dergohen sa nga spitali rajonal apo ne Tirane .
Qytetaret e mi, e mbajne mend premtimin e Rames per qytetin e minatoreve dhe spitalin e Bulqizes , ai sot eshte ne ditet me te veshtira te 30-40-viteve te fundit .
Ne ish-komuna nuk sherbejne mjeket , ka mungesa te tyre .
Ne Trebisht, mjeku shkon vetem te martat , a thua se qytetaret e kesaj zone, kane nevoje per sherbim mjekesor vetem nje dite te javes , dhe ditet e tjera shendeti I tyre eshte ne meshire te zotit .
Te gjithe bejne pyetje , po ku po shkojme ??????? A po shkojme drejt falimentit te shtetit ???
Pa permendur shendetesine ne spitalin e traumes ,cdo dite qytetaret , pacientet , paguajne nga 800-2000 Euro per pllakat , per frakturat e pesuera .
A ndodh kjo ne nje shtet demokratik , sigurisht qe jo .
Ky eshte rasti unik ne Europe , shteti nuk rimburson operacionet , kjo nuk eshte RILINDJE POR VDEKJE .
Kjo Qeveri ka treguar, se nuk ka vullnet per te hartuar politika , per te nxitur zhvillimin e biznesit , por ajo keto vite vetem ka rritur taksat , rritur presionin ndaj biznesit .
Sot bizneset, po falimentojne per dite , si ai bizneseve te ndertimit , nga nderhyrja qe I beri Qeveria Pushtetit Vendor nga menaxhimi I territorit .
Kohet e fundit, eshte ne krize dhe rrezik falimentimi, dhe shume biznese te aktivitetit minerar , keto biznese, kane kontribuar per shtetin miliona dollare , sidomos keto 10-vite te fundit , keto biznese kane kontribuar ndjeshem per punesimin e qytetareve , vetem ne Bashkine time ka mbi 2500 punetore .
Ky aktivitet, dhe subjektet minerare kane kerkuar nderhyrjen e Qeverise , per shkak te veshtiresive financiare, si rezultat I uljes se tregut te Kromit .
Nga ky falimentim munt te rrezikojne, vendin e punes qindra punetore , duke krijuar problem sociale per keto qytete , keto subjekte kerkojne rishikimin e standarteve ekzistuese , te elementeve , qe ndikojne ne perqindjen e rentes minerare , si dhe mundesine per uljen e rentes dhe tatim fitimin .
Te nderuar Deputet , si Deputet i qarkut te Dibres, nuk munt te rrij, pa ngritur shqetesimin e drejte dhe real te qytetareve te Dibres dhe Bulqizes per skavicen .
Po behen nga 1-muaj debate Parlamentare dhe Politike .
Qytetaret e ketyre zonave, kerkojne nje transparence te plote , keshillat Bashkiak kerkojne urgjent informacion per Skavicen .
Nuk eshte kushtetuese, te mohoet aksesi I qytetareve, dhe I Pushtetit Vendor, ne vendimarrje per interesat e tyre ekonomike e kulturore .
Eshte e pafalshme qe Kryetaret e bashkive Diber e Bulqize, te mos I informoni per Skavicen .
Popullsia e Dibres eshte e terrorizuar nga ideja e HEC-it te skavices prej vitesh .
Mungesa e transparences publike, e ben te pamundur ndertimin e Skavices, dhe per vete demet qe sjell nga permbytjet, e mira hektare toke ne Diber apo ne Gjorice te Bulqizes .
Uji per Dibranet eshte pasuri dhe jo fatkeqesi .
Qeveria duhej dhe duhet te beje ndegjese publike, me popullsine e Dibres , Bulqizes , me Keshillat e Bashkive , Qarqeve dhe Kryetareve te Bashkive , dhe te vleresohej ndikimi social , ambjental , ekonomiko-kulturor .
Nuk mund ta realizoje ate pa vendimet e ketyre .
Ju faleminderit .
Fjalimi në kuvend i deputetit Roland keta, 4 Shkurt 2016