Te nderuar kolegë,

Projekt ligji “Për disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr. 8308, dt 18.3.1998, “Per transportin rrugor” te ndryshuar”, ne ate qe prezanton ministria e linjes, synon permiresimin e veprimtarise ne transportin e udhetareve brenda dhe jasht vendit nepermjet riorganizimit te tregut te transportit te udhetareve me autobuse ne linja te rregullta brenda vendit pra nderqytetas e rrethqytetas si dhe jasht vendit.

Madje perfaqesues te kesaj ministrie ne prezantimin e aktit ne komisione kane cituar qe eshte i dakortesuar edhe me pushtetin vendor me te cilin nenkuptohet me gjasa Erion Veliaj.

Deri ketu gjithcka eshte ok, por a e dini se cili eshte  lajmi i ditës që lidhet me projekligjin në fjalë?  është koncesioni i radhës që lajmërojnë organzitat hulumtuese joqeveritare dhe jo transparenca qeveritare.

Koncesioni ose  partneritetit publik-privat i radhës është pikërisht ai i Autostradës Milot- Morinë me kohëzgjatja 30 vjet.

 Objektivi kryesor i këtij koncesioni “de juro”  është përmirësimi i autostradës, funksionimi dhe mirëmbajtja efektive e saj, por “de facto” është zhvatja e shqiptarëve të Shqipërisë e Kosovës për pasurimin e Ramës, miqve të tij që “rastesisht” dalin fitues kudo ku prokurohen fondet publike.

Në kushtet e një Shqipërie në krizë, superkriza është evidente edhe tek mungesa e investimeve në infrastrukturë, shërbimet publike, pasi gjithcka po privatizohet me një vrull marramendës- të kapim c’të kapim, të vjedhim sa të  mundemi se ende nuk po na hyn gjemb në këmbë.

Sigurisht që derivat I kësaj  krize që po prodhon kjo qeverisje  për koncesione,  përfshin dhe  transportin rrugor.

Kjo qeveri dhe kjo mazhorancë zgjohet me një qëllim, ai i koncesionit të radhës, për të gjetur edhe hapësirën më të vogël për të përfituar fonde sa më të mëdha.

Tashmë trinomi i 3 P, është kthyer kryefjalë e ditës dhe e axhendës qeveritare për të dhënë me koncesion cdo shërbim e cdo pasuri publike edhe pse shqiptarët paguajnë një më një,  taksat , kurrë nuk I marrin përfitimet e tyre.

 Në këtë frymë llogjika e të bërit shtet është krejtësisht manipuluese, sepse marëdhëniet shtet – qytetar janë shndërruar në marëdhënie nënshtrimi, diktimi dhe jo si raport mes të drejtave dhe detyrimeve.

Të nderuar kolegë,

Transporti rrugor vuan sot në tri  drejtime:

– I pari lidhet me taksat dhe tarifat e larta të papërballueshme të shtetit ndaj kompanive apo subjekteve të licencuara nga njëra anë, dhe nga tarifat e koncesionarëve që pritet të marrin mirëmbajtjen e rrugëve nga ana tjetër.

 – I dytë lidhet me konkurrencën e pandershme të transportit ku shteti përmes politikës së  kërbacit me polici e pa polici dhunon drejtuesit e transportit dhe

 – I tretë lidhet me gjendjen mjerane të  rrugëve ku shqiptarët taksapagues përfshirë dhe drejtuesit e automjeteve, paguajnë një më një taksat dhe nuk përfitojnë asgjë nga investimet publike.

Por le ti shtjellojmë më gjerë problemet e rënda që përballet sot transporti rrugor.

 Me një arbitraritet dhe mungesë të plotë llogaridhënie  shumica e papërgjegjshme e këshillit bashkiak dhe kryetarit Veliaj rriti blietën e transportit urban, duke I rrënduar edhe më tej xhepat e shqiptarëve në këtë krizë të thellë e të gjithanshme.

 Shoqata e mbrojtjes së konsumatorit, paradoksalisht e drejtuar dhe nga babai i nje prej ministrave te kesaj qeverie, thuhet qe  nuk reagoi sepse kjo nuk I vinte për shtat qeverisë, por komuniteti nuk ia harron lehtë kryebashkiakut Veliaj që në pak muaj pushtet po tregon se në karrigë është vetëm për xhepat e tij dhe të ish mjaftistëve drejtora apo miqve të shefit ekzekutiv.

Ndërkohë të gjithë burra e gra që posedojnë automjete janë ndjere të poshtëruar nga trajtimi aspak njerëzor që u bëhet atyre në pikat e koaludimit dhe të taksave të automjeteve.

 Dhe qeveria manipulon me rregjistrime online kur cdo gje nuk arrin të zgjidhet as sy më sy e jo më me mouse.

Të njëjtat marëdhënie rraskapitëse dhe tejet burokratike vuajnë punonjësit apo drejtuesit e automjeteve në sportelet e policisë në ballafaqimin e gjobave dhe masavë ndërshkuese repressive të policisë rrugore.

Duke vijuar tek barra fiskale e papërballueshme për shqiptarët dhe tejet absurd është praktika e rinovimit të patentave gjoja në emër të shtimit të standarteve të sigurisë apo dixhitalizimit të shërbimeve.

 Ndërkohë ende shqiptarët viktimizohen nga monopolet e hidrokarbureve në cmimin e lartë të karburantit kur I tërë rrajoni dhe Evropa shijon cmimet e ulëta.

Konkurrenca e ashpër me shkelësit e ligjit dhe të normave është një tjetër fenomen gërryes për transportin.

 Të bërit shtet sipas Ramës edhe në këtë rast funksionon me selektivitet sipas interesave klanore dhe jo sipas interesit publik, në kete rast vetë qytetarët përmes transportit.

 Pak javë më parë denononcova në komisionin e veprimtarisë prodhuese praktikat shantazhuese me furgonat e transportit të Veriut, ku shoferëve ua vështirësojnë jetën me urdhëra absurd për vendparkimin apo për vend-nisjen ne nje kohe kur nuk ka nje vendim nga keshillit bashkiak per nje stacion fiks per ta sic e parashikon ligji.

E duke shtjelluar problemet e rënda të këtij sektori nuk mund të lëmë të anashkaluar  diskriminimin e jashtëzakonshëm që ky kryeministër e kjo qeveri po tregon me refuzimin, po po refuzimin që u bën banorëve të  këtyre zonave me mungesë të investimeve publike.

Dikush mund te me gjykoje dhe te thote qe pse ne fjalen time permend krahina.

Une e kam nje pergjigje dhe ajo bazohet ne fakte sa here qe citoj  Qarkun e Kukesit, Hasin dhe Tropojen, apo Veriun dhe Verilindjen e Shqiperise.

Per rastin qe po flasim,  0 km rrugë, si në ndërtim ashtu edhe në rehabilim të akseve rrugorë.

“Rilindja urbane” nuk paska qene per ne, nese ka ndritur per zona te tjera, le te krenohen koleget nese ka te kenaqur me rilindjet e zonave te tjera.

Kemi debatuar shume buxhetin, rishikimet qe i jane bere dhe te gjithe ndajme te njejtin konstatim se fondet per transportin rrugor per kete vit jane ne nivelet me te uleta te dekades.

 Edhe me perfundimin e vitit te trete te mandatit te kesaj qeverie, nuk duket ne horizont ndonje projekt per ndonje autostrade te re apo shtimin e sistemit te rrugeve nacionale.

Kjo qeveri pas 2013 duket me zhvendosjen e fondeve duket sikur ka alergji nga rruget si  “nje shfaqje e huaj borgjeze e Saliut” qe i ishte  bere mendja vetem rruge sipas Rames ?

Por shqiptaret nuk mashtrohen dot, malsoret e dine dhe tashme pas pothuajse 3 vite qeverisje tuajen  nuk keni ndër mend të sillni ndonjë punë apo makina pune nga anët tona  dhe me te drejte luten qe Zoti na shpëtoftë që kjo qeveri, ti ketë ditët sa më të shkurtra sepse asnjeri prej saj, nuk ka ndër mend të hedhë një lopatë zhavorr për rrugët apo urat në veri e verilindje të vendit.

Ti  gezohen, jo vetem verioret dhe verilindoret por gjithe shqiptaret,  Rruges se Kombit qe ndertoi Qeveria Berisha se kurre nuk do te ishte bere nga ju.

Tu gezohen atyre rrugeve qe lidhin cdo qender ishkomune me qytetet e tyre dhe ti harrojne kerkesat per vazhdim ndertimi rrugesh qe lidhin fshatrat me qendrat e ishkonmunave per sa kohe keta jane ne pushtet.

 E trishtueshme eshte qe tashme investimet janë vetëm virtuale, në poëer point dhe ekrane dixhitale, apo në sllogane të llojit Rilindje urbane kur realisht cdo bashki e  njësi administrative ka rënë në agoni të thellë.

Keto qe une citova, jam e sigurte qe ne mos gjej dakortesine e kolegeve nga e majta, shqiptaret kane memorie dhe duke bere krahasime konstatojne se historia 25 vjecare e lirisë në Shqipëri njohu fazën e saj të lavdishme në infrastrukturë vetëm me investimet qe u bënë në kohën e ish kryeministrit Berisha, ku falë investimeve strategjike, Veriu e Jugu lidhen me qendrën në një kohë rekord.

Në 900 ditë pushtet , buxhetit po i grabiten 660 milionë euro nga  të gjitha koncensionet. Pra 660 milion euro të refuzuara për rrugë, 660 milion euro të privuara për rritje pensione, paga, ndihmë sociale, ndërtime e rikonstruksione shkollash, 660 milion euro refuzim për shëndetësi falas, sepse nuk ka investime por ka përvetësime të kryeministrit, kompanive, miqve të tij për të fryrë llogaritë bankare, e për të cuar tej limiteve njerëzore luksin pa fre.

Me keto rekorde, numerimi mbrapsht i ores se kesaj qeveria ka filluar.

PD dhe programi i saj per shpetimin dhe ringritjen ekonomike jane alternativa e vetme per shqiptaret per zhvillim dhe vokacion europian.

Faleminderit!


Fjala në Kuvend e deputetes Mimoza Hajdarmataj, 11 Shkurt 2016