Të bësh një ligj të tillë siç e ka bërë ky zotëria (Saimir Tahiri) ju them sinqerisht që është e turpshme sot. Sepse shikoni se çfarë ndodh. Ky ligj bie në konflik të plotë me Kodin Zgjedhor i cili e ka të sanksionuar qartësisht dhe me kërkesën e këtyre zotërinjve kur ishin në opozitë është futur në Kodin Zgjedhor. E ka të saksionuar qartësisht që në rast se qytetari nuk është me adresë në Shqipëri, automatikisht humb të drejtën e votës. Tani kështu thotë Kodi dhe ky del e thotë gjë tjetër. Në këtë rast lind pyetja kur në Kod është ndryshe dhe ky nuk e interpreton, çfarë do të thotë?! O është budalla ose maskara. Zgjidheni vetë se çfarë është ky. Por e vërteta është kjo.
Tani ne nuk jemi dakord për këtë arsye. E dyta, zotërinj rregulloni të drejtën e votës të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Shqipëri dhe më pas jemi dakord të ndërmarrim hapa ligjorë për të gjithë qytetarët shqiptarë që nuk jetojnë në Shqipëri. Për sa kohë zgjedhjet e kaluara u vërtetuan që listat e bënë lëmsh ku në Durrës në një banjo publike kishit çuar 15 familje, ju keni bërë masakër. Pa u rregulluar të drejtën këtu mos i hyni tek ata që janë jashtë. E dyta, për çfarë shërbimesh flet ky zotëria?! Pa thuaj në këto dy vite e gjysëm çfarë shërbimesh u ke ofruar qytetarëve të këtij vendi përveçse dajak, burg dhe kërcënime çdo ditë?! Ju ke ofruar shërbime bandave por jo qytetarëve. Atyre u ke ofruar vetëm burgun. Madje kohët e fundit aq shumë shërbime u ke ofruar bandave sa i ke vesh edhe me uniforma policie sepse po vrasin me uniforma policie, po plaçkisin me uniforma policie jo më larg se dje në mes të Tiranës. Cili është morali zotërinj kolegë të së majtës, që vjen ky dhe bën moral?! Është turp për këtë vend që të përfaqësojë ky e të flasë për moral ky njeri. Përfaqëson moralin e trafikatëve. Ky rri këtu se është pengu i këtij që është kryeministër sepse s’mund të rrinte sa për dekor këtu për moralin që përfaqëson. Jua thashë. Moralin e bandave, trafikantëve dhe moralin e krimit përfaqëson. Ju bën juve moral por jo ne dhe qytetarëve shqiptarë.
Këtë mos e harroni sepse ky nuk mund të flasë për shërbim dhe mbrotje të qytetarëve kur jo më larg se sot qytetari Gjergji Thimio thotë në ligjeratë të drejtë që jam kërcënuar në burg nga Saimir Tahiri se do më përdhunonte gruan, do të vrasim vajzën, do ti filmojmë dhe do ti nxjerrim të gjitha në internet. Ja këtij ia tha që duhej të ishte garant i ligjit dhe sigurisë. Ky është garant i kërcënimeve në emër të bandave dhe në emër të krimit. Përfaqëson moralin tuja, por s’mundet të përfaqësojë moralin tonë dhe të qytetarëve shqiptarë.
Fjala në Kuvend e deputetit Flamur Noka, 18 Shkurt 2016