“Sot ra një këmbanë alarmi që shteti ligjor në këtë vend ka rënë. Ky shtet po përpëlitet. Të arrestosh kreun e një partie pse zhvillon një protestë, do të thotë që e drejta e shtetit ligjor nuk ekziston më në këtë vend. Të arrestosh pas një proteste, do të thotë që ti po tenton të kthesh diktaturën dhe po vret frymën e protestës së qytetarëve. Kjo qeveri është në panik. Nuk di çfarë bën dhe është në ditët e saj të fundit. Është e papranueshme nuk ka vend në botë që ndodhë kjo gjë. Të arrestohet kreu i një partie në zyrë si të ishte një kriminel, si të ishte një vrasës. Për fat të keq, kjo po ndodh rëndomë në Shqipëri. Ju e shihni, arrestohen qytetarë të lirë, arrestohet kreu i një partie, arrestohen personalitete si të ishin vrasës profesionistë, ndërkohë trafikantë, kriminelë janë në parlament, ndërkohë trafikantë e vrasës hanë e pinë me qeveritarët dhe bredhin lirshëm. Nuk besoj se keni parë në këto tre vjet të arrestohet qoftë edhe një kriminel në këtë mënyrë, por arrestohen vetëm qytetarë të lire”.


Prononcim për media i deputetit Flamur Noka, 4 mars 2016