Kërkesa dorëzohet në KQZ nga Departamenti i Mjedisit. Të dëgjohet zëri i qytetarëve

 

Partia Demokratike depozitoi sot 3 kërkesa për referendume vendore që të mundësoje që zëri i qytetareve të dëgjohet. Konkretisht, kërkohet referendum vendor për:

-Parkimin nëntokesor tek Parku Rinia

-Ndërtimin e objekteve social-kulturore dhe administrative në dy anet e Korpusit te Universitetit Politeknik

-Ndertimin e kompleksit te lojrave mbi sipërfaqe betoni në zemër të parkut të LIqenit

Të gjitha këto objekte mund të ndërtohen në zona alternative duke mos cënuar edhe me tej mushkëritë e dëmtuara të Tiranës.

Në kushtet kur janë marrë vendime që cënojne rëndë zonat e ndjeshme mjedisore, pa kryer proces të mirfilltë të ndikimit në mjedis, jo transparente, pa konsultim me qytetaret siç kërkohet nga ligjet ne fuqi, është e domosdoshme që qytetarët e Tiranës të shprehen per keto vendime.

Në propozimin që ka dorëzuar PD, qytetaret janë ftuar të përgjigjen në pyetjet si vijon:

1. A jeni dakord me vendimin nr. 67 datë 30.12.2016 të Këshillit Bashkiak për ndërtimin me koncesion të një parkimi nëntokësor tek Parku Rinia?

2. A jeni dakord me vendimin për të ndërtuar objekte social-kulturore, universitare dhe administrative në dy anët e Korpusit të Universitetit Politeknik?

3. A jeni dakord me vendimin për të ndërtuar parkun e lojrave në zemër të Parkut të Liqenit sipas vendimit nr. 1 datë 12.02.2016?

Kërkesa sot u depozitua në KQZ nga Departamenti i Mjedisit dhe disa anëtarë të PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Partia Demokratike fton KQZ të miratojë sa më parë formularin që do mundësojë qytetarët të mbledhin firmat e nevojshme për shpalljen e referendumit.


 

Njoftim për media i Partisë Demokratike, 4 mars 2016