Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i cili po merr pjesë në takimin e organizuar nga Partia Popullore Europiane mes krerëve të Partive simotra dhe Ministrave të Jashtëm të partive anëtare të PPE-së u takua dhe bisedoi me Presidentin e PPE Joseph DAUL, kryetarin e  Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, Elmar BROK me  komisiinerin per zgjerim Johannes Hahn, ministrin e Jashtëm Austriak Sebastian Kurz etj. Një nga çështjet kryesore të diskutuara në këtë takim ka qenë situata në Ballkanin Perëndimor. Zoti Basha i ka njohur bashkëbiseduesit me situatën në Shqipëri, krizën ekonomike që ka përfshirë vendin, korrupsionin galopant, refuzimin që mazhoranca i bën zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ecurinë e procesit të dekriminalizimit, Reformën në Drejtësi etj.

Shpirti i ligjit për dekriminalizimin po sfidohet akoma pa nisur punë, theksoi zoti Basha duke përmendur shfaqjet e kryeministrit në krah të personave me precedentë kriminal, që nga ish-deputeti socialist Arben Ndoka, tek kryebashkiaku i Kavajës dhe Krujës, apo rasti flagrant i kthimit në Parlament të deputetit Armando Prenga i cili plagosi katër persona brenda në Komisariatin e Policisë.

Kryetari Basha theksoi faktin se, Edi Rama se largon dot nga Parlamenti Armando Prengën pasi deputeti i radhës është i dënuar me burg.

Duke shprehur shqetësimin se lidhja e Ramës me krimin dhe korrupsionin mbetet e fortë, Basha tha se dekriminalizimi që të zbatohet kërkon vullnet politik, gjë që tek Kryeministri i vendit për shkak të lidhjeve të tij mungon. Zbatimi i ligjit te dekriminalizimit eshte njr kusht themelor për zgjedhje të lira dhe të ndershme, theksoi zoti Basha.  Raporti i OSBE/ODHIR-it për zgjedhjet e 2015-ës ishte një sinjal alarmi për shitblerjen e votës, intimidimin e votuesve, përdorimit të administratës, keqpërdorimit të Policisë së Shtetit etj. Kryetari i Partisë Demokratike ka theksuar se Shqipëria nuk mund të bëjë asnjë hap përpara pa zgjidhur problemin e rikthyer fuqishëm nga Edi Rama ne zgjedhjet e 2015-ës, të cilat u konsideruan si zgjedhje jo të lira dhe të ndershme.  Reforma në Drejtësi ishte një tjetër çështje e diskutuar në takimet e zotit Basha. Lideri i opozitës ka shprehur shqetësimin për mungesën e vullnetit nga ana e mazhorancës për të bashkëpunuar në frymën e konsensusit politik, për të prodhuar një Reformë në Drejtësi, e cila lufton korrupsionin, pamundëson kapjen politike dhe vendosjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve në shërbim të qeverisjes, qeverisë apo Kryeministrit. Rekomandimet e Venecias janë udhërrëfyesi më i mirë për Reformën në Drejtësi, theksoi zoti Basha.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 13 Mars 2015