Në fakt nuk do të ishin fare të nevojshme negociatat, pasi formulari, për të cilin bëhet fjalë ka ardhur i gatshëm nga FBI, siç jeni dhe ju në dijeni dhe nuk ka pasur fare nevojë të hyjë në këto negociata për të arritur në një marëveshje përfundimtare. Megjithatë dje PS nuk pranoi të adoptonte këtë formular dhe aktet nënligjore të përshtatshme por tentuan të fusnin në formular pika që praktikisht krijonin hapësira për të shpëtuar një numër i madh i atyre të inkriminuarve që janë në parlament apo që mbajnë poste të larta në administratën aktuale.

Jemi ende në negociata dhe në momentin e parë që do të informohemi për mbylljen e negociatave do të kthehemi në parlament.

Por ajo që unë dua të theksoj është që aktet nënligjore për ligjin e dekriminalizimit ishin detyrim i këtj parlamenti dhe sot siç e dini është data e fundit që duhet të kalonin.

Por ne kemi dhe tri kërkesa të tjera, që nuk janë teka tonat por që lidhen gjithashtu me detyrime dhe të drejta kushtetuese, që ka ky parlament dhe kjo mazhorancë.

Kërkesa e parë e lindur nga ajo që ndodhi javën e kaluar në parlament ku një deputet i mazhorancës i akuzuar, i kapur në flagrance, se ka plagosur dhe ka qëlluar me armë para derës së komisariatit policisë, na u shfaq papritur në Parlament,  na detyroi që, ligjërisht ti kërkojmë parlamentit , mazhorancës të miratojë një amendament që të ndalojë të gjithë ata zyrtarë jo thjesht deputetë por të gjithë ata zyrtarë që kapen në flagrancë duke krye akte të rënda siç janë plagosja ose vrasja, ti ndalojë që deri në një vendim të gjykatës për ta, të ushtrojnë detyrat e tyre.

Nuk ka pasur asnjë argumentim kundër kësaj kërkese, përveç disa abuzimeve dhe justifikimeve bajate, se gjoja ligji sapo ka kaluar dhe nuk është logjike që ta ndryshojmë brenda dy muajsh. Asnjë logjikë juridike dhe njerëzore nuk ka këtu, sepse ligjet bëhen dhe ndryshohen në bazë të kushteve dhe situatave që krijohen. Për atë arsye krijohen ligjet sepse jeta ka sjellë nevojë e një ligji për të zgjidhur  një çështje apo problem i caktuar.

Dhe fakti është që ne u gjendëm përpara një të papriture, ku askush nuk e priste, që një deputet, i cili është i akuzuar për plagosje i kapur në flagrancë do të shfaqej në dyert dhe karriget e Parlamentit. Pra kërkesa jonë është mëse logjike dhe absolutisht brenda çdo rregulli që ka miratimi i një amendamenti apo projektligji.

Kërkesa tjetër në fakt po them kërkesa por këto janë detyrime ligjore që i ka parlamenti dhe mazhoranca, lidhet në fakt me të gjitha këto, janë pika që lidhen me marrëveshjen e Dhjetorit 2014 pavarësisht sa jashtë normale duket që ti kërkosh mazhorancës të zbatojë Kushtetutën, por në ato kushte u gjendem atëherë dhe fatkeqësisht në në ato kushte gjendemi prapë dhe pas arritjes së marrëveshjes së Dhjetorit 2014, ne jemi në kushtet kur prapë mazhoranca shkel kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës kushtetuese.

Vetëm pak ditë më parë Gjykata kushtetuese zbardhi vendimin që kishte marrë lidhur me rastin, me precedentin Kokëdhima.  Siç  e dini është përfitues i fondeve publike në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë, deputet që ka përfituar fonde publike dhe sipas ligjit dhe kushtetutës, ky zotëri, jo vetëm duhet të dorëzojë paratë që ka marrë, por i digjet dhe mandati si deputet. Të njëjtat raste janë me zonjën Leskaj dhe me zotin Suli, të cilët jo direkt, po nëpërmjet fëmijëve të tyre kanë përfituar fonde publike dhe ligji për konfliktin e interesave është i qartë dhe për këto pika.

Por çfarë ndodhi ndërkohë? Ndërkohë që ne prisnim të zbatohej vendimi i Gjykatës kushtetuese për Koço Kokëdhimën, mblidhet Këshilli i Mandateve dhe vendos të kundërtën e asaj që kishte vendosur Gjykata kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese vendimin e ka të qartë, nuk është Parlamenti i cili mund të diskutojë dhe të marrë vendime për çështje të tilla. Nëse opozita apo 1/10-a e deputetëve kërkon që të shqyrtohen çështjet e konfliktit të interesit, konkretisht siç janë rastet e Kokëdhimajt, Leskajt, apo Rakip Sulit, atëherë detyrimisht Parlamenti e kalon në Gjykatë Kushtetuese dhe është Gjykata Kushtetuese më pas që gjykon dhe merr vendime për këtë çështje. Çfarë ndodhi. Vetëm dy ditë më parë këshilli i mandateve bëri të njëjtën gjë që kishte bërë me Kokëdhimën dhe me Leskajn, trajtoi çështjen e Rakip Sulit dhe vendosi që mos ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese, një vendim hapur në shkelje të Gjykatës Kushtetuese, vendimeve të Gjykatës dhe vetë Kushtetutës. Pra jemi ende në pozitat e mosfunksionimit të Parlamentit pavarësisht pikës e cila po negociohet tani. Janë disa çësthje të tjera që ky Parlament është krejtësisht jashtë realitetit apo situatës normale përderisa institucioni më i lartë ligjvënës është i pari që shkel Kushtetutën e vendit.

 

-Nëse refuzohen aktet nënligjore, cfarë ndodh me Parlamentin?

 

Vërtetë po negociohet për një nga pikat, por janë tre pika të tjera për të cilat Parlamenti është në shkelje kushtetuese. Ju thatë të marrim kohë për Koço Kokëdhimën ndërkohë që Këshilli i Mandateve ka marrë një tjetër vendim. Nëse nuk do të kishte ndodhur ajo që ndodhi me rastin e Rakip Sulit, pra që u mor një tjetër vendim i Parlamentit, në këtë rast, Këshillit të Mandateve në kundërshtim me vendimin e sapozbardhur të Gjykatës Kushtetuese, mbase do të duhej të ishim në kushtet e pritjes të zbatimit të procedurës. Por na është thënë qartazi edhe me arrogancë që nuk kemi ndërmend të zbatojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Në këto kushte nuk e di se çfarë mund të pritet. Ky Parlament vazhdon të jetë në një situatë aspak normale, përderisa është i pari ai që shkel vendimet e Gjykatës dhe vetë Kushtetutës.

 

-Z. Paloka, për këto tre pika a i keni lënë një afat mazhorancës, dhe çfarë do të bëjë opozita në rast se këto nuk zbatohen?

 

Këtu nuk bëhet fjalë për afate as për procedura, ju e ndoqët një javë më parë në në konferencën e kryetarëve na nxorën justifikime të rregullores apo pjesës së procedurës, ndërkohë që po sot atë që ne e kërkuam një javë më parë, futjen në rend të ditës së akteve nënligjore duke e votuar siç u votua në Parlament, një javë më parë na thanë se kjo nuk mund të ndodhë se nuk e lejon procedura, sot e futën. Pra këtu nuk bëhet fjalë për procedurë, rregullore apo për pjesë të kësaj rregulloreje, por thjesht për mungesë vullneti politik. Këtu mungon vullneti politik i kësaj mazorance edhe për dekriminalizimin edhe pse janë të detyruar të miratojnë aktet nënligjore dhe për çdo pikë tjetër. Sepse nuk shpjegohet ndryshe që kryeministri i vendit shëtit dhe bën shou nga një i inkriminuar në një tjetër. Ka një javë që nuk ka lënë asnjë nga të inkriminuarit që ne kemi përmendur dhe që dihen publikisht si zyrtarë, apo ish- deputetë apo kryetarët bashkishë të inkriminuar, pa i nxjerrë në krah të tij. Bushi ishte i fundit. Pra kemi të bëjmë me një mungesë vullneti të hapur nga kjo mazhorancë për të realizuar të gjitha këto pika dhe i kërkojmë detyrimet e saj kushtetuese.

 

-Përse e quani pikë të paplotësuar rastin e z.Rakip Suli kur Parlamenti nuk është shprehur ende?

 

Parlamenti, këshilli i mandateve kishte mundësinë të tregonte që e kishte lexuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të zbatonte detyrimin e tij që ti rekomandonte parlamentit të kalojë çështjen në Gjukatë Kushtetuese, ndërkohë që këshilli i mandateve e hodhi poshtë, nuk pranoi ta bënte këtë rekomandim. Sepse minimumi këtë duhet të bëjë. Këshilli është organ këshillimor, nuk është vendimmarrës, duhej ti rekomandonte seancës plenare që çështjen e Rakip Sulit ta kalojë dhe të gjykohet në Gjykatë Kushtetuese. Nuk jemi ne, nuk është ky Parlament që merr vendime dhe as gjykon. Eshtë Gjykata Kushtetuese.

 

-Do të rrini në sallë sa të mbarojnë negociatat?

 

Për qëndrimin tonë në lidhje me pikat e tjera, rastin konkret se si do të sillemi sot në seancë do ta vendosë përsëri Grupi, por asgjë nuk ka ndryshuar nga qëndrimi ynë parimor lidhur me çfarë ju thash më lart. Për sot do të marrë vendim Grupi.


Prononcimi për mediat i kryetarit të grupit parlamentar, Edi Paloka, 3 mars 2016