Ka një skenar të Edi Ramës për të prishur marrëveshjen e 24 Dhjetorit të vitit 2014, kushti për të cilin palët politike ranë dakort me ndërhyrjen e Brukselit për dy çështje madhore, çështja e parë që kishte të bënte me dekriminalizimin dhe çështja e dytë që kishte të bënte me ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Ju keni ndjekur live debatet e zhvilluara në Këshillin e Rregullores lidhur me ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe precedentin e rastit Kokëdhima, për deputetët e tjerë, të cilët kanë përfituar fonde publike. Gjykata Kushtetuese e ka thënë të qartë pa asnjë ekuivok, se në rast se opozita kërkon që një deputeti i cili ka përfituar fonde publike, thënë ndryshe ka marrë para nga gjaku i shqiptarëve, duhet të shkojë para gjykatës, askush nuk ka të drejtë që të pengojë.
Nëse kryeministri e pengon, thotë Gjyakata Kushtetuese, për çdo deputet, rasti ishte për Kokëdhimën, por edhe për z. Suli dhe për znj. Leskaj, atëherë bie Kushtetuta, bie ndarja e pushteteve.
Edi rama ka një skenar për ta kundërshtuar dhe e kundërshtoi dhe e rrëzoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk pranuan që ti hiqnin mandatin deputetit Sula dhe ky është një skenar për të krijuar një krizë politike e cila nuk vjen rastësisht. Vjen pikërisht tani kur ka ardhur Venecia 2, e cila e ka thënë qartë se Byroja Kombëtare e Hetimit nuk mund të jetë byroja e Rilindjes dhe e Sajmir Tahirit. Por Rama kërkon të krijojë një krizë politike për të zhbërë konsensusin për reformën në drejtësi. Për ti ikur Byrosë së Hetimit, sepse shqetësimi i qytetarëve është i qartë, shqetësimi i qytetarëve është korrupsioni në Parlament. Eshtë kështu apo jo? A ka korrupsion në qeveri? Ka korrupsion në qeveri. Kush është thembra e Akilit për korrupsionin dhe reformën në drejtësi, është Byroja e Hetimit dhe Byroja e Hetimit nuk do të jetë më Sajmir Tahiri por do të jetë në Prokurorinë e Përgjithshme.
Dhe për të mbrojtur deputetët e tij kërkon të krijojë një krizë politike, kërkon të krijojë dhe po përshkallëzon një tension politik të jashtëzakonshëm.
Dhe kjo ka të bëjë me dy çështjet për të cilat i gjithë opinioni publik shqiptar por edhe i gjithë opinioni ndërkombëtar ka qenë i sensibilizuar. Ju e mbani mend. Ka ardhur Brukseli këtu për këto 2 çështje, për vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe për Dekriminalizimin. Për orë të tëra nuk u arrit dakordërsia që deputetët me rekorde kriminale të largohen nga Parlamenti duke sajuar dhe duke i rënë ballë ligjit për dekriminalizimin dhe një natë më parë pikërisht, vendimit të Gjykatës Kushtetuese, u refuzua në mënyrë arrogante nga mazhoranca.
Këto janë çështjet që të gjithë shqiptarët duhet ti dinë dhe ne jemi për t’ua bërë të ditur. Nuk kemi ende një njoftim për të mbledhur këshillin e rregullores por duket qartë. Ju e patë se edhe 3 orët e tjera në të cilat qëndruam, këta refuzojnë në mënyrë permanente dhe arrogante të hartojnë formularin i cili është instrumenti se si do dalin deputetët e inkriminuar nga Partlamenti.
Prononcim për mediat i deputetit Eduard Halimi, 3 mars 2016