Unë ju falënderoj sot për pjesëmarrjen dhe dokumentimin e kësaj proteste qytetare në mbrojtje të ligjit. Këtu janë angazhuar nga 2500 forca që ka i gjithë qarku i Tiranës, ishin rreth 1800 forca, të gjithë të mbrojtje të paligjshmërisë, pjesa më e madhe të cilën ju ftoj ta dokumentoni, janë pa numër identifikimi të policëve, janë të gjithë, nga i pari deri tek i fundit me armë në brez, kjo është rreptësisht e ndaluar nga ligji, në të tilla raste.
Është qartësisht ky tender 700 milionësh që po harxhohet, është prioriteti i vetëm i policisë së shtetit dhe kësaj qeverie. Është numër rekord i policëve, në 25 vjet demokraci kjo është policia që godet opozitën, që sillet brutalisht deri refuzon të lëvizë ambulancën me njerëz që ndjeheshin keq në protestë për të shkuar në spital.
Ky është rekordi i parë i ditës së sotme, rekordi i dytë dhe besoj që është skup për ju, sepse edhe mua sapo më erdhi si lajm, qytetarët e këtij vendi, nën thundrën e kësaj qeverie e këtij regjimi, m.q.se janë shumë të kënaqur sapo ka dalë numri i parë i refugjatëve në Hollandë, sirianët tashmë janë të dytët. Arsyet besoj se i kuptoni vetë.
Sot e vetmja gjë që u kemi kërkuar policëve vazhdimisht ka qenë: A ka leje ndërtimi objekti të cilin po ruani? Thonin jo leje ndërtimi nuk e dimë a ka por kemi urdhër ta ruajmë gjithsesi. Ndërkohë që thoni opozita dhe qytetarët e këtij vendi, ishin në shkeljet ligjit. Nëse ligji bëhet në këtë mënyrë, nëse ligji dhunohet në këtë mënyrë nga një çetë, nga një bandë si në 1944, sigurisht që qytetarët e këtij vendi nuk kanë më ndër mend të harxhojnë dhe 46 vite të tjera të jetës së tyre për ti shpenzuar këtu, nën thundrën e tyre.
Sigurisht do të kërkojnë rrugë të tjera si në korrik të 90, apo 91. Ndërkohë unë besoj se është një fillim i mirë , një pjesë ajo më e ndërgjegjshmja më e përgjegjshmja e qytetarëve të Tiranës sot ishte këtu dhe u përball. Do të vazhdojmë të përballemi, ligjin nuk mund ta bëjnë një çetë hajdutësh kriminelësh dhe banditësh.
Prononcim i deputetit të Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, 28 mars 2016