Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nisur vizitën në Kosovë me homazhet pranë varrit të presidentit Ibrahim Rugova, dhe viziten ne familjen e tij. Axhenda e zotit Basha vijoi me një takim me presidentin e​ zgjedhur Hashim Thaçi, kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, presidenten Atifete Jahjaga dhe kryetarin e Kuvendit te Kosoves Kadri Veselin.

Në takimin me presidentin e zgjedhur Hashim Thaçi, zoti Basha e ka uruar për zgjedhjen në këtë post duke  e garantuar në mbështetjen dhe bashkëpunimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë për përmbushjen e misionit të tij shumë të rëndësishëm. Zoti Basha ka bashkebiseduar me zotin Thaçi për sfidat me të cilat përballen dy vendet tona siç është situata ekonomike, papunësia, korrupsioni etj. Duke u ndalur tek situata në Kosovë, zoti Basha ka theksuar se te gjitha perpjekjet duhen orientuar ne shërbim te integritetit dhe konsolidimit të shtetit të Kosovës dhe integrimit te tij euro atlantik.

Kryetari i PD Lulzim Basha u prit në një takim të veçantë nga kryeministri i Kosovës Isa Mustafa. Kryeministri Mustafa e informoi zotin Basha per ecurine e procesit te liberalizimit te vizave dhe integrimin europian te Kosoves si dhe reformat e ndermarra nga qeveria e Kosoves ne rrafshin ekonomik me thejs te vecante ne fushat e energjitikes, infrastruktures, turizmit etj. Nga ana e tij zoti Basha theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në funksion të interesave të qytetarëve, të zhvillimit ekonomik, të punësimit dhe realizimit të aspiratave të përbashkëta të dy vendeve integrimin në Bashkimin Europian.

Partia Demokratike, tha zoti Basha dëshiron një Kosovë të fortë, një shtet të konsoliduar të së drejtës, demokraci funksionale dhe bashkim të gjithë energjive për rritjen e numrit të njohjeve të Kosovës, sikundër për adresimin e prioriteteve të qytetarëve të Kosovës, por edhe të Shqipërisë që kanë të bëjnë me ekonominë,  punësimin, luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Në këtë kuadër, tha zoti Basha maxhoranca dhe opozita kane pergjegjesite e tyre specifike e secila pale duhet te veproje në dobi të interesit publik dhe kombetar.

Në takimin me Presidenten e Kosovës Atifite Jahjaga, kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha shprehu mirënjohje dhe mbështetje për punën dhe rolin e jashtëzakonshëm që ka luajtur  Presidentja Jahjaga si faktor i unitetit në Kosovë. Ai theksoi se Presidentja Jahjaga ka dëshmuar se ka qenë zgjidhja më e mirë për Kosovën dhe çmoi lart kontributin e saj ne kapercimin e disa sfidave te rendesishme per Republikën e Kosovës.

Presidentja Jahjaga e njoftoi zotin Basha me nismat e saj për të gjetur zgjidhje për dy kërkesat e opozitës, që kanë të bëjnë më Asociacionin e Komunave Serbe të Kosovës dhe me procesin e shënjimit të kufirit shtetëror midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi. Presidentja Jahjaga tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është udhërrëfyes për qeverinë se si duhet të veprohet në raport me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, ndërsa sa i përket demarkacionit, presidentja Jahjaga tha se shumë shpejt do të fillojë punën një komision i pavarur me ekspertët ndërkombëtarë i cili do ta analizojë gjithë procesin.

Presidentja Jahjaga dhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë z.Lulzim Basha, biseduan edhe për dialogun midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë dhe rëndësinë e implementimit të marrëveshjeve të arritura.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u prit ne nje takim nga kryetari i Kuvendit te Kosoves Kadri Veseli. Kryetar i Partisë Demokratike theksoi angazhimin për thellimin e bashkëpunimit midis opozitës parlamentare në Shqipëri dhe formacioneve parlamentare në Kosovë.

“E urova për menaxhimin e suksesshëm të situatës, jo pa sfida të zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës së Kosovës, si dhe shkëmbyem mendime mbi situatën politike këtu në Kosovë dhe në Shqipëri. Po kështu e urova për marrjen e detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës dhe shpreha bindjen se edhe nën drejtimin e tij, marrëdhëniet mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Shqipërisë, do të forcohen e konsolidohen në interes të qytetarëve të Kosovës, qytetarëve të Shqipërisë, dhe në shërbim të interesave tona kombëtare,” theksoi zoti Basha.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli u shpreh pas takimit me zotin Basha:”Unë e pata kënaqësinë sot të takoj liderin e opozitës dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Një partie e cila ka dhënë një kontribut historik veçanërisht për ne qytetarët e Republikës së Kosovës dhe republikën tonë. Nuk ka çështje fare për të cilat na ndajnë. Ka çështje vetëm të cilat na bashkojnë. Ka sfida të cilat janë përbashkëta përmes të cilave synojmë ne të ecim si vende të pavarura. Kur flas për sfida, veçanërisht për përmirësimin ekonomik, për situatën në vendin tone, në të njëjtën kohë për avancimi në procesin e integrimit të cilat I kemi globale, prioriteti ynë i përbashkët është integrimi në Bashkimin Europian.

Edhe një herë e falënderoj për vizitën e ardhjes sot këtu, për arsye se në të njëjtën kohë është edhe kryetari i opozitës në Republikën e Shqipërisë. Një shembull të cilin do të dëshiroja, veçanërisht kolegët tanë opozitarë ta ndjekin edhe këtu tek ne, por sido që të jetë  e falënderoj shumë për vizitën. Edhe besoj se vizita të tilla, veçanërisht me intensifikimin e partneritetit tonë në fushat specifike që nga çështja e arsimit dhe çështja e procesit të integrimit, të cilat i kemi të përbashkëta, eksperiencat të cilat i ka kaluar veçanërisht Republika e Shqipërisë në këto procese, janë tepër të mirëseardhur dhe këto sfida kombëtare të cilat i kemi bashkërisht, i kemi edhe ne si Republikë e Kosovës, si institucione të Republikës së Kosovës, si parti politike na ndihmojnë veçanërisht shumë.”


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 10 Mars 2016