Banditët që shërbyen Dakon dhe Ramën në zgjedhje sundojnë Sukthin e Durrësin.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në orën 6 e 30 të mëngjesit në mes të Sukthit ku një bandë e armatosur me kallashnikov dhe me maska ka dhunuar biznesmenin Osman Pana.
Sipas të dhënave paraprake mësohet se ky ishte një paralajmërim i bandës ndaj biznesmenit dhe besohet se ngjarja vjen pas gjobës që banda i ka vënë ndaj tij.
Terrori i këtyre bandave në Sukth është i pranishëm prej kohësh, dhe policia e di kush janë personat, por nuk merren masat, sepse maskat e armatosura janë të lidhura me Vangjush Dakon dhe Edi Ramën.
Janë të njëjtët banditë që kanë terrorizuar qytetarët në zgjedhjet e fundit lokale, që kanë dhunuar komisionerët, banditë që ishin në shërbim të Dako-Ramës.
Ky është sundimi i krimit të veshur me pushtet, në Sukth dhe në gjithë vendin.
Partia Demokratike i bën thirrje prokurorisë të hetojë me shpejtësi e të nxjerrë para ligjit këta banditë që dhunojnë, vendosin gjoba e terrorizojnë qytetarët.
Është koha e një bashkimi të madh kundër krimit e bandave. Ne nuk mund ta lëmë vendin peng të maskave e gjobvënësve të Edi Ramës, Vangjush Dakos dhe Sajmir Tahirit.
Deklaratë e kreut të Departamentit të Rendit e Sigurisë, Enkelejd Alibeaj, 26 prill 2016