Partia Demokratike dënon fabrikimin e ulët nga Policia nën urdhëra politike, të lajmit për gjoja arrestimin e vëllait të kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj. Kjo shpifje e qëllimshme dhe manipulimi i medias, rezultoi një përpjekje e dëshpëruar e Tahirit për të hedhur baltë mbi përfaqësuesin e PD e familjarët e tij, pasi shpejt u pa se lajmi nuk ishte i vërtetë. Partia Demokratike shpreh indinjatën për sulme të tilla të paprincipta bazuar në gënjeshtra, të organizuara pikërisht nga njeriu më i inkriminuar në vend, Saimir Tahiri me bekimin e shefit te tij. Asnjë presion mjeran si ky nuk e lëkund Partinë Demokratike dhe përfaqësuesit e saj nga beteja e përditshme kundër krimit dhe lidhjeve të qeverisë dhe Edi Ramës me krimin.


Njoftim për shtyp i Partise Demokratike, 9 Prill 2019